BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

Përfaqësues shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, në Këshillin për Gjuhën Shqipe

Përfaqësues shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, në

Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe do të ketë përfaqësues edhe nga institucionet e shqiptarëve, në Maqedoninë e Veriut. Kjo u bë me dije gjatë takimit të kryetarit të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi me dr. Ylber Sela, drejtor i Agjencisë Shtetërore të Dygjuhësisë në Maqedoninë e Veriut, një prej institucioneve më të reja të krijuara në zbatim të ligjit të miratuar së fundmi në mbrojtje të statusit juridik të gjuhës shqipe në funksione zyrtare e publike. Në materialin e publikuar nga Akademia e Shkencave, thuhet se akademiku Skënder Gjinushi siguroi se ASH e vlerëson këtë institucion si parter prioritar për vetë rëndësinë që ka, si i ngarkuar zyrtarisht për t'u kujdesur për përdorimin e njësuar të gjuhës shqipe. Ai theksoi se kjo agjenci do të ketë gjithë mbështetjen e nevojshme për të përmbushur misionin e saj. Ka një përputhje misionesh dhe përgjegjësish midis dy institucioneve për këtë. Gjatë këtij takimi, akademiku Gjinushi paraqiti në vijim dakordësinë e Akademisë së Shkencave dhe të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës për ta ringritur dhe plotësuar Këshillin Ndërakademik për Gjuhën Shqipe, si kujdestar i pastërtisë së shqipes. “Ky këshill do të ketë përfaqësues edhe nga institucionet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftimin e Akademisë së Shkencave. Akademia e Shkencave e Shqipërisë i dhuroi mbi 300 vepra Agjencisë Shtetërore të Dygjuhësisë në Maqedoninë e Veriut. Po ashtu, Akademia e Shkencave do të asistojë agjencinë me ekspertiza, me konsulencë, ligjërata dhe në forma të tjera. Gjatë këtyre ditëve në Manastir po zhvillohen “Ditët e Alfabetit” për 111-vjetorin e Kongresit të Manastirit. Në fjalën e tij përshëndetëse në aktivitetin për “Ditët e Alfabetit”, akademiku Gjinushi u shpreh se nderimi që i rezervohet Kongresit të Manastirit është i lidhur me një proces historik shumë më të gjatë. “Shqipja jonë erdhi deri tek njësimi shkronjësor përmes një historie shkrimi me më shumë se 150 alfabete. Bazat e njësimit të mëvonshëm të shqipes u paracaktuan në këtë kongres. Asnjë ngjarje e mëpasme, duke përfshirë Kongresin e dytë të Manastirit (1908), Komisinë letrare të Shkodrës (1917), Konsultën gjuhësore të Prishtinës (1968) dhe vetë Kongresin e Drejtshkrimit (1972), nuk do të kishte qenë e mundur pa vendimet e këtij kongresi”, tha gjatë fjalës së tij Gjinushi.