BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Përfshirja e studentëve në projekte filmike, nënshkruhet marrëveshja

Përfshirja e studentëve në projekte filmike, nënshkruhet

Ministria e Kulturës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe Universiteti i Arteve nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshja u firmos prej titullarëve të institucioneve, ministrja e Kulturës Elva Margariti, kryetari i QKK Eduart Makri dhe Rektori i UA Kastriot Çaushi. Në kuadrin e Paktit për Universitetin, janë nënshkruar deri më sot 9 marrëveshje mes Universitetit të Arteve dhe institucioneve nën varësinë e Ministrisë së Kulturës. Marrëveshja e lidhur mes UA, QKK dhe MK është e dhjeta. Sipas Ministres Elva Margariti, detyra që i del Ministrisë së Kulturës është të monitorojë zbatimin e këtyre marrëveshjeve, që studentët, realisht, të bëhen pjesë e proceseve krijuese, të marrin pjesë në mënyrë aktive në realizimin e projekteve artistike, shfaqje, ekspozita, prodhime kinematografike etj. “Çdo institucion varësie do të monitorohet mbi bazën e kartës së performancës, ku zbatimi i marrëveshjeve për Paktin e Universitetit, është një nga pikat kryesore. Ky është një vit vendimtar në konkretizimin e këtyre marrëveshjeve, por nga ana tjetër edhe studentët duhet të jenë më bashkëpunues”, tha ministrja Margariti. Sipas marrëveshjes së nënshkruar, Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka për detyrë të mundësojë financimin e shtëpisë kinematografike të rekomanduar nga UA për të prodhuar filmat (punë diplome) të studentëve të vitit të 3-të, në studimet Bachelor, dega “Regji filmi & Televizioni”, për vitin akademik 2019-2020. T’i bëjë studentët pjesë të aktiviteteve, Workshop-eve, leksioneve të hapura, trajnimeve nga ekspertë vendas e të huaj studentët e Universitetit të Arteve, dega “Regji filmi & Televizionit”, të studimeve Bachelor dhe Master. Të mundësojë bursa për studentët dega “Regji filmi & Televizioni”, të cilët pranohen në shkollat më të njohura të filmit në Europë, duke bashkëpunuar me Ambasadat e akredituara në vendin tonë dhe Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve ; të mundësojë që studentët e regjisë së “Filmit & Televizioni”, të bëhen pjesë e sheshxhirimeve të filmave, si pjesë e praktikave mësimore, etj. Nga ana tjetër Universiteti i Arteve do të përcjellë te studentët gjithë informacionin e duhur, për thirrje, aplikime, aktivitete që do të zhvillojë QKK, etj. Ministria e Kulturës mbështet financiarisht zhvillimin e trajnimeve për studentët e Universitetit të Arteve, të përzgjedhura/propozuara nga QKK: “Less is more”; “First Cut Lab Balkans 2020”.

 

Më të lexuarat