Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Përfundojnë xhirimet e filmit “Ngjarje”, në fokus një fshat i harruar që bëhet protagonist pas një ngjarje makabre

Postuar: 20/03/2019 - 07:27

“Ngjarje” titullohet filmi i regjisorit Lorin Terezi, i cili këto ditë ka përfunduar xhirimet. Me një kastë aktorësh nga Shqipëria, por dhe Kosova filmi është një komedi e zezë. Skenari i filmit është shkruar nga Lorin Terezi dhe Anila Balla, dhe ky projekt që tashmë ka mbaruar xhirimet në një fshat të Tiranës është me financim nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Ky film me regji nga Lorin Terezi vjen në punën e tij pas filmit me titull “Tiran 100 km”. Regjisori tregon për punën që është bërë me filmin dhe shprehet se ngacmimi për shkrimin e skenarit ka qenë nga ngjarjet, që shpeshherë i dëgjojmë në ditët tona. Bashkëskenarist dhe regjisor Lorin Terezi tregon se në film një fshat i harruar merr vëmendje dhe bëhet i njohur vetëm pas gjetjes së një viktime. “Për të shkruar skenarin që jam bashkautor me Anila Ballën ne na ngacmuan ngjarjet që ndodhin edhe tek ne, ku gjenden viktimat, trupa të vdekur që janë të paidentifikuar në rrethinat dhe fshatra të Tiranës. Kjo ka qenë dhe inspirim për ne që të nisnim të shkruanim dhe skenarin e filmit artistik “Ngjarje”. Përveç historisë ne e shikojmë dhe se si është harruar fshati, që bëhet protagonist përmes kësaj ngjarje që ka ndodhur aty, por që është makabre. Pra kur të tjerët kujtohen për këtë fshat, kjo është sepse aty ndodhi një ngjarje makabre, dhe është trupi i një viktime. Më parë ai ishte një fshat i harruar”, tregon ai. Filmi “Ngjarje” ka mbaruar xhirimet, dhe me regjinë e Lorin Terezit është një komedi e zezë. Në një fshat të harruar të Tiranës gjendet një viktimë, një trup i vdekur dhe fshati bëhet protagonist, dëshmitar i kësaj ngjarje. “Fshatarët flasin dhe dëshmojnë për trupin që gjetën si krenarë që ata bashkëpunuan me policinë, por dhe dolën në ekranet e televizionit”, tregon regjisori Terezi këtë herë për filmin e tij më të fundit.  

 Puna me projektet e filmit

Puna me filmin është gjithmonë me shumë vëmendje për regjisorin Lorin Terezi. Këtë herë ai në role ka angazhuar aktorë nga Shqipëria dhe Kosova, të cilëve i ka besuar rolet në “Ngjarje”. Në role përmendim aktorët si Mirjana Deti Laço, Bilbil Kasmi, Kreshnik Ferra, Pëllumb Dervishi, si dhe aktorja Lena Kryeziu Bokshi, që vjen nga Prishtina. Xhirimet e filmit janë bërë në fshatin Shkallë të Shëngjergjit në Tiranë. Filmi është i financuar vetëm nga QKK dhe sipas regjisorit premiera pritet nga fillimi i muajit maj. “Pas premierës sigurisht që ne do të jemi dhe në festivale me filmin tonë”, tregon regjisori. Duke folur më tej për punën me këtë projekt kinematografik ai shprehet se kinemanë e ka primare dhe më pas vjen teatri në aktivitetin e tij si regjisor. “Unë e kam pasion kinemanë, e kam dashurinë primare në punën time. Teatrin e kam të dytin dhe kinematografinë e kam të parën. Deri tani me sa jam angazhuar me projekte unë jam i kënaqur. Sigurisht që duhet të rriten dhe buxhetet por me këto mundësi që kam pasur unë jam ndjerë i kënaqur me punën time me filmin. Mua vetë me kërkesat që kam pasur për projektet me filmin buxhetet më kanë mjaftuar për ta realizuar”, tregon mes të tjerave regjisori Lorin Terezi. Më parë me aktivitetin e tij si regjisori Terezi solli filmin “Tirana 100 km”. Në film tregohet jeta e luksit për Lindën që interpretohet nga Anila Balla, gjë e cila merr fund kur Stefani, që luhet nga aktori Ardian Cerga, biznesmen i suksesshëm vdes. E gjendur e papërgatitur në një atmosferë armiqësore, ajo kthehet në vendin e lindjes. Por, me ç’duket, fshati ka mbetur ashtu siç ajo e ka lënë, bashkë me rrugët, njerëzit dhe familjen. Dëshmitare e mjerimit, pa e kaluar pragun e shtëpisë, ajo riniset drejt kryeqytetit, 100 kilometra larg.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 07:33

Libri “Mjekësia alternative shqiptare”, risi në trajtimin e sëmundjeve të kockave, volumi 1 nga autorët Ylli Merja dhe Erjola Braçi është botimi më i ri, që vjen për lexuesit nga shtëpia botuese “Mor

Postuar: 18/07/2019 - 07:31

Teatri i Operës dhe Baletit mbyll sezonin artistik me një trio shfaqjesh.

Postuar: 18/07/2019 - 07:30

Piktorit Vangjo Vasili vjen për publikun me ekspozitën e tij vetjake në galerinë e artit të qendr

Postuar: 18/07/2019 - 07:29

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë përballet sot jo vetëm me probleme financiare, por dhe me një

Postuar: 17/07/2019 - 07:30

Opera “Madama Butterfly” është vënë në skenën shqiptare për herë të parë në vitin 196

Postuar: 17/07/2019 - 07:29

Ekspozita “Phos” vjen përmes fotografive nga Emira Zenelaj në galerinë FAB.

Postuar: 17/07/2019 - 07:27

Studiuesi i artit Agim Janina shprehet se artistët nuk kanë ende vendin që meritojnë dhe nga inst