
Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda që kam bërë me kolegët që punojnë aty

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel, policia ndalon ish-dhëndrin e Pal Kolës, ja çfarë ka zbuluar gazetari Elton Qyno

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam dërguar drejtuesëve të policisë

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë: U shërben interesave të pronarëve, përfshirjen e medias me krimin

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas asimilimit të PD-së

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?" Klodiana përplaset keq me Ramën: Nëse nuk më lë ta shpjegoj le ta mbyllë ekranin moderatorja, kjo është jeta e neveritshme

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që kanë dashur të përcjellin autorët

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt

Përkthimi i veprave nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj, QKLL hap thirrjen për aplikime

Shkruar nga SOT.COM.AL 16 Mars 2023

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit hapi dje thirrjen për aplikime për përkthime të veprave letrare nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj. Kjo thirrje u drejtohet të gjithë botuesve të huaj që duan të botojnë autorë shqiptarë. QKLL shprehet se kërkesa duhet të dorëzohet nga një botues i huaj, i pajisur me licencë botimi; botuesi duhet të sigurojë të drejtat e autorit para se të aplikojë, ose të paktën të jetë në proces të sigurimit të së drejtës së autorit (kontrata origjinale duhet të jetë në gjuhën shqipe ose angleze). Po ashtu botuesi duhet të paraqesë kontratën me përkthyesin (kontrata origjinale duhet të jetë në gjuhën shqipe ose angleze); botuesi duhet të paraqesë një pjesë nga libri origjinal dhe përkthimin e tij, sipas specifikimeve në formular. Pas miratimit të mbështetjes financiare, QKLL-ja do të nënshkruajë një kontratë me botuesin. Financimi i plotë / i pjesshëm i përkthimit të siguruar nga QKLL, do të transferohet në llogarinë e botuesit. Fituesit do të bëhen publikë në javën e parë të muajit maj, në faqen e QKLL-së dhe do të njoftohen edhe me email. Sipas Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit (QKLL) nëse dokumentacioni nuk dërgohet i plotë dhe brenda afatit, aplikimi nuk do të merret në shqyrtim për fazën përzgjedhëse. Dorëzimi i aplikimit pranë Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit bëhet brenda datës 14 prill 2023, ora 14:00, elektronikisht në [email protected], si dhe në adresën postare: rruga “Papa Gjon Pali II”, 1010, pranë hotel Domus, Tiranë. Misioni i QKLL-së është ndjekja dhe zbatimi i projekteve në fushën e librit, sipas programit qeverisës të ministrisë përgjegjëse për librin, duke synuar përhapjen e kulturës së leximit në të gjithë vendin, nxitjen e krijimtarisë, forcimin e rolit promovues dhe edukativ të bibliotekave dhe mbështetjen e projekteve për promovimin e letrave shqipe në tregun evropian dhe atë botëror.
Më të lexuarat


“Gdhendja e germave të gjuhës shqipe në shtypshkrimet e Pjetër Budit”, në kuadrin e “Tragë”

Ekspozita “Rrugës...” nga artistët Emanuel Koko dhe Bertrand Shijaku, ku prezantohen punimet më të fundit në skulpturë dhe grafika

Artisti Adrian Paci në Akademinë e Shkencave për “Trajektore të ndërthuruna”

Frano Kulli: Rrjeti i librarive në Shqipëri është ai i fillimviteve '90, ende nuk ka një librari serioze në Tiranë

Konkursi ndërkombëtar për muzeun “Besa”, Ministria e Kulkturës shtyn afati deri më 30 mars

TKOB hap thirrjen për programin e parë profesional muzikor në Shqipëri “Akademia Teatrale”, Ermonela Jaho rikthehet për të kontribuar me një masterclass

Muzikë dhe poezi nga artistët në Sarajet e Toptanasve

Jaho Brahaj: Lahuta dhe Eposi Shqiptar janë trashëgimi kombëtare dhe jo pasuri që mundet të certifikohet me praktika kadastrale nga Ministria e Kulturës

Aktorët Ema Andrea dhe Dritan Boriçi me interpretime poezish në COD

“Gruaja e thyer” një monodramë që trajton boshllëkun njerëzor, vetminë dhe krizën e individit në marrëdhënie me shoqërinë ku jeton
