
Me kë do ta formojë PS-ja qeverinë pas 25 prillit? Rama i jep përgjigjen e prerë gazetarit

Përkthimi nga gjuha shqipe në të huaj, 13 aplikime në QKLL

Shkruar nga SOT.COM.AL 7 Prill 2021

Në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit 13 shtëpi botuese të huaja aplikuan në thirrjen për "Mbështetje të përkthimeve nga gjuha shqipe në gjuhë të huaja". QKLL shprehet se në mbyllje të këtij procesi, shtëpitë botuese që iu përgjigjën kësaj thirrjeje janë: 1. Eurasia 1618 LP, Arjan Leka “Hartë memece për të Mbyturit”, Andrea Zarballa, greqisht; Vakxicon Publishing, Grup Poetësh “Antologji e Poetëve të Rinj Shqiptarë”, Stergia Kavvalou, greqisht; Fauves Editions, Zija Çela “Djalli Komik”, Sebastien Gricourt, frëngjisht; Belleville Wditions, Shpëtim Selmani “Libërthi i Dashurisë”, Festa Molliqaj në frëngjisht; Perseus publishing, Azem Deliu “Shënimet e Krimbit Smolinski”, Ekaterina Tarpomanova, bullgarisht. Në vijim shtëpitë botuese që aplikuan janë: Ginger Ape Book, Rudi Erebara “Epika e Yjeve të Mëngjesit”, Maria Roces Gonzalez, spanjisht; Alaan publishing, Evlija Çelebi “Shqipnija para dy shekujve”, Mohamed Mufaku Gega, arabisht; Eikon Publishing, Thanas Medi “Valsi i një dasme fantazmë”, Oana Glasu, rumanisht; Editura Hoffman, Bashkim Hoxha “Kronikat e Mjegullës”, Cristian Besleage, rumanisht. Më tej aplikimet vijojnë dhe me Besa Muci, Tom Kuka “Gurët e Vetmisë”, Valentina Notaro, italisht; Besa Muci, Viktor Canosinaj “Djali që shikonte detin”, Valentina Notaro, italisht; Besa Editrice, Bashkim Shehu “Udhëkryqi dhe humnerat”, Mirela Alushi, italisht dhe Il Pettirosso, Olimbi Velaj “Lumturia e të tjerëve”, Valbona Jakova, italisht. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shprehet se tashmë, dosjet e përkthimeve u janë kaluar ekspertëve të gjuhës dhe jurisë së përbërë nga prof. Esmeralda Krodhima, prof. Diana Kastrati dhe Ben Andoni. Aplikimet për “Fondin e përkthimi letrar nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj” vazhduan deri më 31 mars. Sipas qendrës, kjo thirrje mbetet pjesë e përhershme e politikave të saj për të promovuar letërsinë shqipe në kultura të tjera. Më herët QKLL shprehet se kjo thirrje synon të mbështesë përkthimin e veprave më të rëndësishme të letërsisë tradicionale dhe bashkëkohore shqipe në prozë, poezi dhe eseistikë. QKLL bën me dije se është e angazhuar të parandalojë çdo keqpërdorim, abuzim ose kopjim të tekstit të përkthyer.
Më të lexuarat


“E bardhë mbi Tiranë” në tablo pikture, Gjergj Meta: E rëndësishme piktura të ketë ndjeshmëri dhe unë të jem vetvetja

Bujar Qamili: Na mori malli për të kënduar, më mungojnë publiku dhe koncertet

Edith Durham dhe shqiptarët, studiuesit vlerësojnë kontributin e saj

Çmimi “Pjetër Gaci” edicioni i njëzetë, konkurrimi në disiplina të ndryshme muzikore

Arti, trashëgimia kulturore dhe e drejta e autorit, në marrëveshjen Shqipëri-Turqi

Autorët: Poezia shqipe meriton të prezantohet më mirë në gjuhë të tjera, shumë antologji të botuara në botë nuk përfaqësojnë vlerat tona

Muzeu Arkeologjik në Durrës, objekt i rëndësishëm për trashëgiminë kulturore

Promovimi dhe evidentimi në fushën e letrave, QKLL hap thirrjen “Fondi i Krijimtarisë Letrare për të Rinj”

Abaz Hado: Ekspozita e Helidon Halitit, një dialog me veten dhe shoqërinë si sintezë e kohës

TKOBAP: Vaçe Zela, ikona e këngës shqiptare
