BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të
x
BREAKING NEWS

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues
x
BREAKING NEWS

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me
x
BREAKING NEWS

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin
x

Kultura

Përparim Kalo: Përkthimi i poezive çliron energji pozitive

Përparim Kalo: Përkthimi i poezive çliron energji pozitive

Promovimi i librit “Eja” me poezi shqipëruar nga Përparim Kalo bëri bashkë emra të njohur të letërsisë dhe artit në vendin tonë. Robert Burns, Louise Gluck, Pablo Neruda dhe të tjerë autorë të shquar vijnë të përkthyer në “Eja”, libër që u promovua në një nga mbrëmjet e muajit maj në Tiranë. Përparim Kalo shprehet se pak poezi i ka përkthyer shumë vite më parë, ndërsa shumicën në vitet e fundit. Në intervistën për gazetën “SOT” juristi i njohur Përparim Kalo tregon për punën me “Eja”, autorët që vijnë të përkthyer në shqip prej tij, ku tregon dhe çfarë e nxiti për librin. Kalo thotë se përzgjedhja e këtyre autorëve të njohur është bërë pa ndonjë paramendim. Sipas tij, shumë nga emrat e mëdhenj janë pjesë të botimeve, antologjive në gjuhë të huaj dhe ai burim është shumë i rëndësishëm, pasi dikush ka ditur të përzgjedhë. Autorë të tjerë bashkëkohorë tregon Kalo e kanë tërhequr pasi kanë marrë çmimin “Nobel”, ndërsa disa janë rekomanduar edhe nga miq të tij. Juristi Përparim Kalo pas botimit të librit “Eja” që vjen me poezi të përkthyera prej tij, tregon se tashmë ka nisur punën me antologjinë e dytë, ku dëshiron të përfshij poetë të mëdhenj si Gëte, Allen Poe, Hvan Dyke, Esenin, Majakovski, Emre, Hajn, etj.  

-Pak ditë më parë u promovua libri “Eja” me poezi të zgjedhura të autorëve të ndryshëm. Sa kohë ju ka marrë përkthimi ?

Përkthimi i poezive është proces sporadik kur nuk merresh ekskluzivisht me atë punë. Siç e dini, unë merrem me gjëra të tjera, përkthimi gjen pak frymëmarrje në ditën e ngarkuar. Megjithatë, pak poezi i kam përkthyer shumë vite më parë, si provë, sfidë për veten në kuadrin e përpjekjeve për të perfeksionuar njohjen e gjuhës angleze, proces që nuk ka fund, ndërsa shumicën vitet e fundit. Pra vështirë të them se për sa kohë janë përkthyer, pasi për shumë vite nuk i kam kushtuar vëmendje përkthimit. Nxitje mora nga fakti që mbarova mandatin plotësues në Gjykatën Kushtetuese, dhe desha të bëj një thyerje, ndërkohë që kam shkruajtur herë pas here artikuj për probleme të drejtësisë, reformën ligjore, arbitrazhin, biznesin, amnistinë fiskale, e të tjera. Them thyerje pasi mendoj që për çdo profesionist, është e këshillueshme të dalë sadopak nga korniza e profesionit, që si pa dashur e pa kuptuar, na mban mbërthyer dhe na pengon të bëjmë përpjekje për të hulumtuar në fusha që çlirojnë energji pozitive, që në fund të fundit i shërben edhe rritjes e forcimit profesional. Dhe nuk ka gjë më të mirë e të bukur se sa letërsia, për të mos thënë përkthimet letrare, etj.

-Sa e vështirë është të përkthesh poezi ?

Për mendimin tim, që i bashkohet atij të shumë të tjerëve, përkthimi i poezisë ka veçori specifike. Në dallim nga proza, ajo kërkon të gjesh ritmin, rimën, muzikalitetin e vargut. Unë e kam patur më të lehtë të përkthej poezi të ndërtuar me varg të lirë, se atë rrjedhin si proza. U ushtrova fillimisht duke përkthyer tregime të shkurtra të Franc Kafkës, si Korbi, Problemi i ligjeve tona, Avokatët, etj., të cilat edhe u botuan para 30 vjetësh në shtypin e kohës. Ndërkohë, konstatoja se poezitë qofshin me rimë të thjeshtë apo të komplikuar, kërkojnë kohë, pasi gjuha shqipe duhet ti përgjigjet ritmit dhe të tingëllojë siç ka dalë nga zemra e autorit origjinar, ose të paktën të jetë sa më pranë tij. Nuk është se unë jam i afirmuar si poet që të pretendoj se kam arritur të krijoj një antologji me përkthime të përkryera të veprave të autorëve të mëdhenj, por mendoj se kam guxuar t’i sjell në jetë ato me ndjeshmërinë time dhe këtë e shoh si kontribut dhe nxitje edhe për shokë e miq që mund të bëjnë të njëjtën gjë, pasi njoh shumë prej tyre që kanë njohuri mjaft të spikatura të gjuhëve të huaja.

-Në këtë libër ju keni përkthyer në shqip poezi nga Robert Burns, Louise Gluck, Pablo Neruda, etj. Një libër me poezi nga autorë të njohur, por pse kjo zgjedhje nga ju dhe çfarë keni dashur të përcillni përmes krijimtarisë së tyre për lexuesit shqiptarë?

Përzgjedhja është bërë pa ndonjë paramendim. Shumë nga emrat e mëdhenj janë pjesë të botimeve, antologjive në gjuhë të huaj dhe ai burim është shumë i rëndësishëm, pasi dikush ka ditur të përzgjedhë. Autorë të tjerë bashkëkohorë më kanë tërhequr pasi kanë marrë çmimin Nobel, dhe të tjerë gjenden në internet. Të tjerë më janë rekomanduar nga miq me të cilët kam folur për projektin tim të përkthimit. Gjithsesi, të gjitha ato i janë nënshtruar një kriteri bazë- pëlqimi nga ana ime. Ngacmimi që ato më kanë dhënë për përmbajtjen, forma e melodia. Unë jam amator i muzikës, madje jo vetëm konsumator pasiv, por edhe përhapës aktiv i saj, dhe muzika më ka lidhur pashmangshmërisht, e pazgjidhshmërisht me poezinë.

-Ju vetë nga autorët që keni përkthyer në këtë libër, kë veçoni dhe pse?

Unë do të veçoja Pablo Nerudën me Përgjithmonë, Maya Angelou me Leksioni, për guximin me të cilin kanë prekur temën e faljes, zemërgjerësisë, si dhe Thomas Hardy me Kush rrëmon mbi varrin tim?, që befas thyen një tabu të krijuar për besnikërinë e qenit ndaj të zotit. Edhe Berthold Brecht me Poema e radios më ka lënë mbresa të veçanta. Ndërsa Robert Burns, qëndron në piedestal, dhe është ndër më të pëlqyerit, edhe për faktin se poezia e tij E dashura ime është si trëndafil i kuq më ka dhënë që 40 vjet më parë shkëndijën e parë në këtë sipërmarrje të përkthimit të dhjetra poezive. Madje vargjet e tij përcjellin një frymë lirike që ngjason me atë të Frashërllinjve tanë.

-Sipas jush po studiuesit sa rëndësi ju kanë kushtuar këtyre autorëve, krijimtarisë së tyre ?

Autorët e përzgjedhur prej meje janë sigurisht konsideruar nga poetë e shkrimtarë përkthyes si dhe përkthyes të mirëfilltë. Për shembull poezia If/Nëse e Kipling është përkthyer disa herë. Aleksandër Bllok është përkthyer nga Kristaq Traja që u nda shpejt prej nesh, jurist i talentuar, por me një ndjeshmëri të lartë e të rrallë si përkthyes. Madje ai arriti të përkthente edhe vepra të Shekspirit.

-Pas këtij libri, a do të kemi poezi të autorëve të tjerë në shqip nga ju?

Oreksi vjen duke ngrënë, thotë shprehja e njohur. Kam filluar tashmë me antologjinë e dytë, ku dëshiroj të përfshij poetë të mëdhenj si Gëte, Allen Poe, Hvan Dyke, Esenin, Majakovski, Emre, Hajn, Frederik Shiler, de Muset, etj. Do përpiqem ta kryej këtë brenda vitit 2024.

Përparim Kalo: Përkthimi i poezive çliron energji pozitive

Intervistoi: Julia Vrapi