BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Kultura

Përplasjet për Camajn dhe Koliqin, reagon Akademia e Shkencave: Më të mirët e kombit, debati nuk ka të bëjë me vlerat kulturore

Përplasjet për Camajn dhe Koliqin, reagon Akademia e Shkencave:

Akademia e Shkencave ka reaguar dje pas shtimit të debateve sa i takon të kaluarës së Martin Camajt dhe Ernest Koliqit. Ishte Auron Tare ai i cili përmes një shkrimi deklaroi se dy emrat njohur të letërsisë shqipe kane qenë agjentë të huaj duke ngritur dyshime për bashkëpunim me UDB. Deklarata e tij është nisur nga disa dokumente të CIA dhe Sigurimit, ndërsa në vendin tonë kanë plasur debate e shumta. por dje ka qenë Akademia e Shkencave ajo që ka reaguar. “Akademia e Shkencave ka ndjekur debatin e ditëve të fundme për disa personalitete të rëndësishëm të letërsisë, shkencës dhe kulturës kombëtare. Akademia e Shkencave vlerëson se ky debat nuk ka të bëjë me vlerat dhe kontributet letrare dhe shkencore të personaliteteve për të cilët diskutohet. Krijimtaria, kontributet dhe vlerat e trashëgimisë letrare, kulturore e shkencore janë për Akademinë e Shkencave kriter themelor për vlerësimin e personaliteteve të botës shqiptare. Ne do të mirëprisnim çdo debat për një problematikë të tillë me objekt të mirëfilltë shkencor”, shprehet akademia. Sipas saj, ata kanë një vend shumë të rëndësishëm në letërsinë shqiptare dhe se debati nuk ka të bëjë fare me vlerat e tyre në këtë aspekt. “Në këtë optikë përgjegjësie institucionale, Akademia e Shkencave e ka shprehur qëndrimin e vet ndaj vendit që kanë në historinë e letërsisë këta personalitete përmes kërkimeve cilësore në formën e monografive, artikujve shkencorë dhe botimeve enciklopedike të shumë anëtarëve të saj, që qëndrojnë mbi përditshmërinë e debateve mediatike”, thuhet më tej. Akademia e Shkencave ka vendosur që përgjigjen finale ta japë përmes një deklarate të Kadares sa i takon vlerave të Camajt. “Akademia rikonfirmon vlerën e këtyre kontributeve dhe në mënyrë të përmbledhur zgjedh të shqiptohet me fjalët e akademikut Ismail Kadare për Martin Camajn: Eshtë një nga shkrimtarët më të mirë të kombit shqiptar, me po atë vlerë në prozë sikurse në poezi, dy hapësira të mëdha, me të cilat ai u përpoq të zëvendësonte atdheun e munguar. Ishte po aq i fisëm në veprën e tij, sa edhe në vizionin pë raportet njerëzore brenda familjes së shkrimtarëve. Këto të fundit, për fat të keq, vazhdojnë të jenë kaq munguese në jetën tonë", shkruan Akademia e Shkencave.

Debati për Camajn e Koliqin

Ishte Auron Tare, që përmes një shkrimi pak ditë më parë ka hapur mjaft debate. Në shkrim, Tare pretendon se ndaj Camajat ka pasur një dosje ku hidheshin dyshime se ai bashkëpunonte me të arratisurit nga regjimi. “Megjithëse në atë kohë nuk kishte shumë informacion mbi këtë arratisje, në dosjen e zbulimit politik shqiptar në vitin 1959 ka një detaj interesant për daljen e Camajt drejt Jugosllavisë. Vendoset në Tuz (Mal i Zi) si mësues. Çuditërisht në datën 21 shtator 1950, emri i tij përmendet në një dokument të shërbimit amerikan të zbulimit që mbante në vëzhgim aktivitetin inteligjent jugosllav, UDB. Po kështu në një tjetër raport të CIA-s, kësaj radhe mjaft të gjatë, emri i Martin Camajt konfirmohet përsëri si student, por këtë radhë i Universitetit të Beogradit. Nuk ka asnjë të dhënë nga burimet arkivore në dispozicion, nëse Camaj ka treguar për autoritetet jugosllave rekrutimin e tij nga shërbimi shqiptar. Megjithatë, me të drejtë lind pyetja se përse nga rreth 25 studentë shqiptarë në Universitetet jugosllave (dokumenti i mëposhtëm) amerikanët kanë përmendur Martin Camajn?”, ka thënë Tare. Ndërsa sa i takon Koliqit, Auron Tare shprehet se ky i fundit ishte mbështetës i madh i Camajt, apsi e ka marr në Romë. “Në këtë kontekst, bashkëpunimi i Martin Camajt me Koliqin nuk do të ketë qenë krejt i rastësishëm. Bashkëpunimi i tyre, i nxitur edhe nga interesimi për letërsinë, duhet të kenë pasur në sfond edhe një bashkëpunim në fushën e inteligjencës. Më shumë interes është pyetja nëse vendosja e Camajt në Romë ishte një mision për të depërtuar BKI-në në dobi të jugosllavëve? Apo “Brezi i Kuq” kishte mision diasporën shqiptare në Itali?”, ka thënë Tare.