BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x
BREAKING NEWS

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon
x

Kultura

Përurohet në Akademinë e Shkencave libri monografik studimor “Portreti” 1880- 2000  me autor Abaz Hadon

Përurohet në Akademinë e Shkencave libri monografik studimor

Monografia mbi portretin në pikturë në vitet 1880-2000 është një studim, në të cilën janë pothuajse të gjithë autorët shqiptarë. Me autor dr. Abaz Hadon libri monografik studimor “Portreti” 1880-2000 u promovua në Akademinë e Shkencave, ku merrnin pjesë akademikë, studiues, personalitete të artit në vend dhe më gjerë. I ndarë në periudha të ndryshme, dr. Hado në këtë botim krijon një qasje sa studimore aq edhe kritike e analitike, duke trajtuar fenomene të ndryshme të portretit, si karakteri etnik, psikologjik, modeli e piktori. Të pranishmit në promovim thanë se “Portreti” me 120 vjet histori të pikturës shqiptare është një vlerë e shtuar në fondin e hulumtimeve mbi artin pamor. Studimi i dr. Hados me një parathënie nga prof. dr. Zyhdi Dervishi është botim i Akademisë së Shkencave. Dr. Hado thotë se është një punë e gjatë në vite, një studim ku janë trajtuar dhe problematikat në të cilat ka ardhur portreti. “Studimi është një punë e gjatë. Një studim monografik i thelluar, me krahasime, si dhe ka trajtuar problematika. Fillon në vitet 1800, që janë dhe portretet e para në pikturën shqiptare “Motra Tone” dhe një portret i Skënderbeut dhe vijon deri në vitet 2000”, u shpreh dr. Hado. Sipas prof. dr. Zyhdi Dervishit ngrehina e këtij libri studimor bazohet në skanimin profesional të rreth 40 portreteve e autoportreteve bardh e zi dhe të rreth 320 portreteve e autoportreteve me ngjyra, të realizuara prej piktorëve më të shquar, pa llogaritur shumë detaje të tyre. “Në sytë e portreteve e autoportreteve të tillë reflektohet shumëçka nga rrjedha e historisë 120-vjeçare të popullit shqiptar, të segmentuar në 4 nënperiudha nga më të rëndësishmet dhe të traumatizuara prej sfidave dhe kundërthënieve problematike: tre dhjetëvjeçarët e fundit të historisë së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, shoqëria shqiptare ndërmjet dy luftërave botërore, shoqëria shqiptare në vitet e regjimit socialist totalitar dhe në dhjetëvjeçarin e parë të proceseve demokratizuese”, u shpreh prof. dr. Dervishi. Sipas tij, me botimin e këtij libri Akademia e Shkencave e pasuron fondin e botimeve historiko-studimore albanalogjike, veçanërisht për artin pamor, për portretin, në të cilin reflektohen me ndjeshmëri të veçantë shqetësimet vetjake e shoqërore të kohës.

Një studim i rëndësishëm

Dr. Oltsen Gripshi tha se studimi shkencor i dr. Abaz Hados vjen me një qasje sa artistike, aq dhe studimor, duke evidentuar zhanrin e portretit në 120 vite pikturë laike në vendin tonë. Sipas tij, autori thellohet në disa drejtime, ku prek dhe analizon tematika të ndryshme në formësimin e fondit të portreteve në pikturën shqiptare. “Dr. Hado përshkon kohë, stile dhe përmbajtje të cilat në ndërveprim mes tyre kanë formësuar me profesionalizëm këtë zhanër në artet tona pamore. Hulumtimi rrugëton në disa etapa, nga portretet e para laike në fund të shekullit XIX, më pas në atë të periudhës së pavarësisë, pas vitit ‘45 me Realizmin Socialist e deri në krijimtarinë dhe zhvillimin e gjinisë së portretit pas vitit ‘90. Fryma e hulumtimit, krahasimet dhe analizimi i portreteve e bën këtë studim të vyer, jo vetëm për autorin, por edhe për studiuesit e studentët e arteve pamor, ku padyshim shndërrohet njëherazi në një dritare të çmuar për lexuesin e gjerë që të njohë më mirë e të prekë më nga afër këtë zhanër kaq të rëndësishëm për sa i përket pikturës tonë kombëtare”, u shpreh Gripshi gjatë promovimit. Sipas tij, në të kaluarën, para shpikjes së fotografisë, modelja përballej me portretistin (piktorin).  Prandaj, vijoi dr. Gripshi, ky aktivitet përfshinte një dialog midis personazhit dhe piktorit ose skulptorit. “ Një portret është gjithmonë imazhi i interpretuar i protagonistit nga artisti, i kushtëzuar nga poetika dhe ndjeshmëria e tij njerëzore. Qasje të cilën e gjejmë edhe në këtë studimi të dr. Abaz Hados”, u shpreh ai. Një libër tjetër për të cilin po punon dr. Abaz Hado është ai mbi ndikimin e etnografisë në pikturën shqiptare.