BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

Petrit Ruka: Filmi shqiptar është i izoluar, po mbijeton vetëm falë bashkëpunimeve me të huajt

Petrit Ruka: Filmi shqiptar është i izoluar, po mbijeton vetëm

Kinematografia shqiptare përballet me probleme të ndryshme, por për kineastët filmi realizohet falë bashkëpunimeve me të huajt. Herë pas here ata janë shprehur, se buxheti duhet të rritet nga shteti, por problem mbetet dhe çfarë ndodh me filmin shqiptar edhe pas prodhimit të tij. Skenaristi dhe regjisori Petrit Ruka thotë se për fat të keq filmi shqiptar është i izoluar. Kjo sipas tij ka ndodhur dhe për mungesën e kinemave në vend, ku në rrethe të mëdha mungojnë. Shqetësuese për kineastin e njohur Petrit Ruka është dhe mungesa e kritikës mbi kinematografinë shqiptare. Në intervistën për “SOT” kineasti Petrit Ruka shprehet se duhet të ndërtohen politika lehtësuese, që dhe bizneset të ndihmojnë në këtë problematikë. Në lidhje me Ministrinë e Kulturës regjisori shprehet se ka një buxhet të paktë për jetën artistike në vend, por sipas tij në politikat e saj duhet të jetë më pranë artit dhe artistëve. Shqetësuese për kineastin Petrit Ruka është dhe e drejta e autorit, që vazhdon të sjellë probleme me filmat.

-Herë pas here kineastët flasin për probleme të ndryshme me kinematografinë. Për ju çfarë po ndodh?

Për fat të keq filmi shqiptar i viteve të fundit është i izoluar. Është një prodhim, i cili ka një cikël shumë të mbyllur. Prodhohet dhe shfaqet në Tiranë. Filmi ka gjithmonë dhe më pas spektatorë, sepse sigurisht që ka dhe sfidën. I duhet të përballojë sfidën me filmin e huaj, që është më i kërkuar, më i shikuar. Pra është një rreth vicioz, që nuk merret vesh. Filmi është një mall, që nuk ka treg në Shqipëri. Ka një numër të vogël shikuesish, nuk diskutohet mbi të, nuk është objekt. Ndaj filmit ka një qëndrim të çastit. Kur prodhohet diskutohet, shkruhet një artikull mbi filmin, por mungon analiza dhe kritika. Nuk e gjen as në shtypin e ditës këtë. Shkrimet mbi filmin janë informues. Filmi në Shqipëri me këto probleme bën një jetë të mbyllur, me praninë e shumë pak njerëzve. Një e metë tjetër me filmin është dhe rrjeti shpërndarës, sepse kinematë në Shqipëri nuk funksionojnë.

-Për mungesën e kinemave në vend flitet jo pak nga kineastët. Sa është bërë për të ndryshuar këtë gjendje?

Rrethet në vendin tonë pothuajse nuk kanë fare kinema. Duke mos pasur rrejt kinemash në vend filmi shqiptar ngelet në Tiranë dhe në ndonjë rreth tjetër të madh. Por edhe në Tiranë ka një numër të vogël shikuesish. Filmi nuk shkon në Korçë, Gjirokastër, Vlorë, Shkodër. Ne në Shqipëri nuk kemi një kompani, që të bëjë këtë gjë, sepse nuk mbijeton dot me sa duket, nuk sjell të ardhura filmi shqiptar. Filmi vazhdon të prodhohet për traditë dhe nuk ka destinacionin e publikut. Tek ne ka një ndërprerje midis prodhimit të filmit dhe shikuesit. Filmi në fund të fundit bëhet për spektatorin.

-Çfarë mund të na thoni dhe për bordin e QKK, si po funksionon?

Unë nuk shikoj të ketë sjellë ndonjë ndryshim të madh bordi, i cili ka dhe anëtarë të huaj. Është një hap, një eksperiment. Duhet të presim nëse do të sjellë rezultate ose jo. Por ka diçka, që nuk shkon dhe është një gjë shumë e diskutueshme, se sa janë në gjendje të huajt për filmin historik, dokumentar. Sa e njohin historinë e këtij vendi? Sa i dinë prioritet, që mund të ketë kultura jonë kombëtare? Sa janë ata të mirinformuar se çfarë do të duhej në politikën tonë kulturore, në lidhje me filmin, cilat tema duhet të trajtohen? Një gjë që ngre pikëpyetje, por mbetet të shikohet se si do të ndikojë kjo gjë në përzgjedhjen që bëjnë.

 -Ligji për të drejtën e autorit u pohua me shumë bujë dikur nga Ministria e Kulturës. Sot kineastët përballen me jo pak probleme. Ju si e shikoni këtë situatë?

E drejta autorit është një kapitull tjetër delikat, që ka disa hapa, vazhdon që të jetë një sëmundje e madhe. E drejta autorit me filmin nuk po funksionon si duhet. Filmat shqiptarë shfaqen kudo dhe me sa jam informuar janë disa agjenci në vend, që mbrojnë të drejtën e autorit, por ende nuk ka gjetur vendin e duhur. Të ardhurat për filmin me të drejtën e autorit këtë vit ishin më të ulëta se në njëzet vitet e fundit. Nuk e di pse ka ndodhur kjo gjë, por besoj nga problemet që janë sot.  Agjencia ekzistuese për filmin është drejt falimentimit, e cila nuk arrin dot të grumbullojë të ardhura. Regjisorët këtë vit janë paguar më keq se çdo vit tjetër. Nuk jam shumë i qartë se si po ndërtohen strukturat, por di të them që nuk po funksion. Pirateria tek ne është shumë e madhe, janë abuzimet mbi të drejtën e autorit. Filmat shfaqen ngado sa nganjëherë autorët nuk e marrin vesh fare se si funksionon, nuk janë shumë të informuar.

 -Jeni shprehur se filmi ka mbijetuar falë bashkëpunimeve me të huajt. Sa është shqetësuese gjendja sot për ju?

Filmi sot me financim të QKK prodhohet nga shtëpitë filmike. Mungesa e buxheteve është gjithmonë alarmante. Gjithmonë e më pak lekë ka për filmin artistik, janë të pamjaftueshme. Por filmi ka mbijetuar falë bashkëpunimeve me kinemanë e shteteve të tjera, pra bashkëprodhimeve. Sot të bësh një film artistik duhet patjetër, që të gjesh kooproduksion me të huajt, gjë e cila nuk është dhe aq e lehtë. Kineastët jo gjithmonë ia dalin dhe në këtë pikëpamje ka shumë vështirësi me filmin. Është normale, që shteti si në çdo fushë të jetës, ku buxhetet rriten me një progresion të caktuar edhe në kinema duhet të ketë gjithmonë. Por ky është një shtet modest nga pikëpamja ekonomike. Të jemi realistë, që për kinemanë tonë është një fat, që shteti vazhdon të jap buxhet. Shteti ynë ka probleme shumë më të mëdha se sa filmi. Arti është një luks përballë sfidave ekonomike, që ka jeta e një vendi. Por buxhetet është mirë të rriten për filmin shqiptar, sepse edhe shpenzimet gjithmonë rriten.

-Çfarë mund të na thoni për Ministrinë e Kulturës dhe roli i saj, në jetën artistike në vend?

Ministria e Kulturës duhet të jetë gjithmonë dhe më e pranishme në politikat e saj në art dhe kulturë. Nuk kam ndonjë informim shumë të mirë, por buxhetet e ministrisë janë modeste dhe ndikimi i saj, sidomos nga pikëpamja ekonomike mbi kinematografinë dhe mbi teatrin varet dhe nga mundësitë, që ka qeveria shqiptare për të investuar në këto fusha. Ministria duhet të bëjë më shumë për artin, duhet të kërkojë me këmbëngulje më shumë fonde, por dhe të organizojë politika, që e përmirësojnë jetën artistike në vend. Një pikë e dobët e jona është ajo që përmend më lart, mungesa e kinemave në rrethe. Standarti europian është, që për çdo 20-30 mijë banorë të ketë një kinema. Tirana duhet të kishte më shumë se 30-40 kinema, por kjo do të ishte një luks shumë i madh, por duhen ndërtuar politika për të shtuar kinematë. Duhen bërë përpjekje, do ndërtuar një rrjet. E bën privati me ndihmë lehtësuese ligjore apo shteti, por duhet ta kemi këtë rrjet kinemash. Për kinematë duhet të ketë politika lehtësuese, që privati duhet të ndjehet i lehtësuar për të investuar në këtë fushë.

-Filmi juaj më i fundit “Ne kemi diellin” u shfaq në festivalin e filmit, që u zhvillua në Shkodër. Ku do të vijojë për publikun?

Filmi i fundit ishte i metrazhit të shkurtë 30 minuta, dhe titullohet u xhirua në Përmet. Nuk ka destinacion për kinema, sepse është i shkurtër, por mbetet të shfaqet në festivale siç ishte ai në Shkodër, ku mori 3 çmime.

-Një festival i filmit shqiptar sipas jush duhet të zhvillohet, por me një platformë të qartë. Çfarë kërkoni nga institucionet?

Festivali është një moment, për të bërë një bilanc të prodhimit të filmave të viteve të fundit. Festivali kombëtar i filmit duhet të organizohet nga shteti, strukturat përkatëse siç është Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe Ministria e Kulturës. Festivali i fundit me sa mbaj mend ia deleguan një shtëpie filmike. Dikur këtë e organizonte QKK. Para saj e organizonte Kinostudio, pra strukturat që përgjigjen për filmin shqiptar. Mendoj se është më mirë, që QKK ta organizojë vetë këtë festival, sigurisht që menaxhohet më mirë se sa nga një individ kushdo qoftë ai. Një festival i filmit shqiptar, që duhet të ketë një platformë të qartë nga institucionet. Festivali mund të jetë edhe një bashkëpunim mes Kosovës dhe Shqipërisë. Një festival ku shfaqen filmat dhe të diskutohet mbi strategjinë e filmit, temat, rezultatet që janë krijuar, mbi shkollat e kinemasë dhe drejtimet që merr filmi apo mbi kërcënimet që ka sot, etj. Shumë mirë festivali mund të bëhet dhe i përbashkët, me buxhet të përbashkëta nga dy qendrat e filmit, Kosovë dhe Shqipëri. Vendi se ku organizohet nuk ka rëndësi, një pjesë këtu dhe në Prishtinë. Mungesa e festivalit tregon, një vështrim periferik ndaj kinemasë shqiptare. Nuk tregon kujdesin e duhur nga institucionet.

-Cili është projekti juaj i radhës në kinematografi?

Po punoj për një tjetër projekt filmi dokumentar, që do të bëhet privatisht prej meje dhe të tjerëve. Një dokumentar për aktorin e shquar Fatos Sela.

-Si autor patët sukses edhe me librin tuaj “Shami të zeza qiellore”.Si po vijon puna juaj, me krijimtarinë letrare?

Libri im i fundit pati shumë bujë dhe u shitën të gjithë kopjet për një muaj. Një libër, që u prit shumë mirë nga kolegët dhe lexuesit. Ka pasur kërkesa për këtë libër. Por unë po punoj dhe jam duke shkruar një libër tjetër, me balada të moçme shqiptare. Një libër me legjenda me synimin, që ato duke qenë pasuri madhe e folklorit shqiptar të jenë të përpunuara, dhe mundësisht të jenë pjesë e sistemit shkollor. Ky është qëllimi im, që ato të jenë pjesë e leximeve jashtëshkollore të organizuara nga mësuesit e letërsisë, për të njohur legjendat, traditën, folklorin shqiptar. I kam pasion baladat dhe legjendat shqiptare dhe mendoj, se do të botoj një libër ndoshta këtë vit.