Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pianisti spanjoll Adrian Blanco mirëpritet në “Pianodrom”

Postuar: 15/11/2018 - 07:29

 Festivali ndërkombëtar “Pianodrom” po zhvillon edicionin e gjashtë në Tiranë. Prej disa vitesh festivali ka sjellë në skenë artistë të huaj dhe shqiptarë, që janë bërë pjesë e jetës artistike. Festivali nga data 16 tetor, që nis në skenën e Universitetit të Arteve do të zhvillohet deri më datë 17 dhjetor të këtij viti. Festivali këtë vit bashkon muzikën klasike, me atë kontemporane; muzikën shqiptare me atë të huaj; instrumentistët më të njohur, me ata më të rinj, artistët shqiptarë me ata të huaj. Një koncert shumë i veçantë, ai i pianistit spanjoll Adrian Blanco, që erdhi nga Manhattan në festivalin “Pianodrom”. Koncert i larmishëm në vepra nga pianoja e përgatitur e Andy Akihos, tek John Cage, nga Manuel Castillo me Toccatan e tij, tek Joan Magrane, apo Einojuhani Rautavaara që me muzikën e tij finlandeze, na tregoi edhe një herë se bota muzikore është pa fund.

“Një koncert tepër cilësor për veprat, që u prezantuan, por mbi të gjitha, Adrian Blanco u konfirmua si një pianist me teknikë të lartë dhe virtuoze, me një muzikalitet të spikatur dhe me një njohje të thellë të muzikës kontemporane. Ai kaloi nga një vepër në tjetrën, pa kurrfarë problemi dhe vuri shumë mirë në pah vlerat e secilës prej tyre, por "qershia mbi tortë" e mbrëmjes, ishte interpretimi perfekt që ai i bëri veprës tepër virtuoze, "Valle mbi xham" të prof. Aleksandër Peçit, në fund të së cilës u dëgjuan shumë bravo në sallë, për shkak të entuziazmit që ky pianist i ri 27-vjeçar ngjalli, gjatë të gjithë koncertit, tek publiku i pranishëm”, shkruajnë organizatorët për koncertin.  “Pianodrom” mbetet festivali promotor i muzikës bashkëkohore, talenteve të reja pianistë si dhe të instrumenteve të harqeve. Këtë vit në festival do të jenë nëntë produksione dhe 65 vepra muzikore në total. Këtë vit në festival  janë nëntë produksione dhe 65 vepra muzikore në total. Festivali këtë vit ka 41 vepra që janë të trashëgimisë botërore si Bach-Busoni, Glinka, Prokofiev, Bartok, Listz, Stravinsky, Reger, Mozart, Chopin, etj. Në festival për publikun janë dhe 24 vepra shqiptare të 16 autorëve Ibrahimi, Lara, Harapi, Dizadri, Sina, Zacharian, Simaku, Tole, Çene, Çekiçi, Mullaj, Sopiqoti, Dhamo, Spahiu, Ndreca dhe Peçi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 07:26

Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" bën me dije se shfaqja teatrore “Magjia e Jozef  Bider” me regji nga Milto Kutali dhe aktorin Arben Derhemi do të jetë për publikun deri të

Postuar: 24/05/2019 - 07:25

Koncerti simfonik nga "Peizazhet Muzikore" me veprën muzikore të Dmitri Shostakovich er

Postuar: 24/05/2019 - 07:23

Veprimtaria “Ndalohet të mos prekësh” bëri që grupi i dytë i fëmijëve me probleme shi

Postuar: 24/05/2019 - 07:22

Ministria e Kulturës në politikat e saj për librin ka çelur për disa vite fondin për krijimtarinë

Postuar: 23/05/2019 - 07:36

Në Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri” Berat, prezantohet sot sistemi dixhital i aud

Postuar: 23/05/2019 - 07:35

“I humburi” titullohet filmi me skenar nga Tonin Çekliqi dhe regji nga Bruno Shllaku

Postuar: 23/05/2019 - 07:34

Artistët shprehen se ndryshimet në ligjin e artit janë të rëndësishme për të përmirësuar situatën