BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x

Kultura

“Pianodrom” në edicionin e gjashtë, 41 vepra të huaja dhe 24 shqiptare në skenë

“Pianodrom” në edicionin e gjashtë, 41 vepra të huaja

Festivali ndërkombëtar “Pianodrom” mbërrin në edicionin e gjashtë në Tiranë. Prej disa vitesh festivali ka sjellë në skenë artistë të huaj dhe shqiptarë, që janë bërë pjesë e jetës artistike. Festivali nga data 16 tetor, që në nis në skenën e Universitetit të Arteve do të zhvillohet deri më datë 17 dhjetor të këtij viti. Sipas organizatorëve festivali këtë vit bashkon muzikën klasike, me atë kontemporane; muzikën shqiptare me atë të huaj; instrumentistët më të njohur, me ata më të rinj, artistët shqiptarë me ata të huaj. Presidenti i festivali kompozitori Aleksandër Peçi tregon se festivali nxit kompozicionin shqiptar, si shumë pak të tjerë në Shqipëri. Kompozitori Aleksandër Peçi  thotë se në qendër të tij janë pianistë të talentuar nga vende të ndryshme të botës, por dhe ata shqiptarë. “Në edicionin e tij të gjashtë festivali ka në qendër të tij pianistë e interpretues të talentuar nga Nju Jorku, Trieste, Roma, Kosova dhe Shqipëria, që do të ngjyrosin me tinguj klasikë e bashkëkohorë sallën e UA. Një pjesë e programit është konceptuar me muzikë të shekullit të 21. “Pianodrom” mbetet festivali promotor i muzikës bashkëkohore. Talente të reja pianistë si dhe të instrumenteve të harqeve. CD të reja të Klaidi Sahatiçi e Merita Rexha, Elvis Peçi, Herta Cane, Laura e Paola Budani, Peçi Film Music, do të promovohen në festival”, tha kompozitori i njohur profesor Aleksandër Peçi. Këtë vit në festival do të jenë nëntë produksione dhe 65 vepra muzikore në total. “Festivali këtë vit ka 41 vepra që janë të trashëgimisë botërore si Bach-Busoni, Glinka, Prokofiev, Bartok, Listz, Stravinsky, Reger, Mozart, Chopin, etj. Në festival për publikun do të luhen dhe 24 vepra shqiptare të 16 autorëve Ibrahimi, Lara, Harapi, Dizadri, Sina, Zacharian, Simaku, Tole, Çene, Çekiçi, Mullaj, Sopiqoti, Dhamo, Spahiu, Ndreca dhe Peçi”, vijon të tregojë kompozitori Aleksandër Peçi për festivalin e këtij viti. Po ashtu ai tregon se do të jetë dhe koncert homazh në nder të Gaqo Çakos. “Ne koncertet do ti zhvillojmë në skenën e UA, por dy do të jenë në sallën e Akademisë së Shkencave. Një koncert do të jetë në homazh të Gaqo Çakos”, shprehet kompozitori Peçi.

 Dy shtyllat e festivalit

Drejtore artistike në festivalin “Pianodrom” pianistja e njohur Etrita Ibrahimi tha se festivali mban gjallë dhe zhvillon më tej muzikën shqiptare. ““Pianodrom” erdhi në edicionin e tij të gjashtë dhe me krenari mund të them që është festivali që gërsheton muzikën klasike, me atë kontemporane; festivali që mban gjallë dhe e zhvillon më tej muzikën shqiptare, por promovon edhe atë të vendeve të tjera. Festivali, që bashkon artistët shqiptare, me ata të huaj, që përfshin ata në karrierë, por edhe më të rinjtë, që janë e ardhmja e muzikës, vazhdimësia e saj. Festivali, motorri i të cilit është i palodhuri prof. Aleksandër Peçi, që me gjithë vështirësitë e panumërta, arrin të bëjë maksimumin për muzikën dhe artistët”, pohon Etrita Ibrahimi për festivalin. Si muzikante dhe bijë kompozitori, ajo tregon se ndihet  e lumtur që shtyllat mbajtëse të “Pianodrom”-it prej 6 vitesh tashmë janë dy. Muzika shqiptare (ajo para viteve '90 dhe ajo pas viteve '90), si edhe artistët e rinj. Të rinjtë sipas drejtoreshës artistike Etrita Ibrahimi kanë një skenë solide, ku mund të performojnë dhe të hedhin bazat e karrierës së tyre, krahas instrumentistëve më në zë shqiptarë dhe të huaj që janë pjesë e pandarë e festivalit. “Jam entuziaste për punën që kemi bërë deri këtu dhe akoma më shumë do të bëjmë, me mbështetjen e publikut, të dashamirësve të artit dhe të shtetit natyrisht. Suksese të gjithëve dhe nuk do të resht kurrë së thëni: "Rroftë Muzika"”, shprehet drejtoresha artistike Etrita Ibrahimi.

Nga Julia Vrapi