BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

"Pietro Marubbi dhe fotografët e Periudhës Osmane”, një prej fotografëve dhe Pascal Sébah

"Pietro Marubbi dhe fotografët e Periudhës Osmane”,

Ekspozita "Pietro Marubbi dhe fotografët e Periudhës Osmane” u hap për publikun në Muzeun Kombëtar i Fotografisë "Marubi". Muzeu shprehet se gjatë kohës që ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun, do të prezantojë disa nga autorët e ekspozuar. Muzeu ka publikuar një material për Pascal Sébah ( 1823-1186). Sipas muzeut, njëri prej fotografëve më të famshëm të asaj periudhe ishte Pascal Sébah, i cili dokumentoi panoramikat dhe jetën e përditshme të Stambollit të shekullit XIX në një seri artistike perfekte. “Ai hapi studion e tij të quajtur “El Chark Societe Photographic” në Pera, në Postacilar Street më 1857, dhe realizoi serinë e tij të parë fotografike të Stambollit më 1862. Përveç dekoratave që mori nga sulltanët osmanë, Pascal Sébah mori edhe medalje në ekspozitat e Parisit, Vienës dhe Filadelfias më 1870 dhe 1878. Reputacioni i tij vetëm u rrit nga panoramikat mbresëlënëse, fotografia stereoskopike, peizazhet, skenat e jetës së përditshme në Lindje, që nga Bursa, në bregdetin Egje e deri në Athinë, Egjipt, Libi”, shkruan muzeu “Marubi”. Në biznes me fotografin Polycarpe Joaillier (1848-1904) i cili punoi në Stamboll mes viteve 1884 dhe 1885, më 1887 Pascal Sébah ia ndërroi emrin studios në “Sébah& Joaillier”, gjë që ia ushqeu famën deri në ditët e sotme. Muzeu shkruan se më shumë se 1660 fotografi nga 2000 të realizuara në studio, janë imazhe të peizazheve të Stambollit, modës, profesioneve të ndryshme dhe shitësve të rrugës. Studioja i shiste turistëve të pasur që vinin në Stamboll, fotografi dhe panorama të Stambollit të shkrepura në intervale të ndryshme si dhe volume të monogramuara, si suvenirë të çmuar të udhëtimit të tyre. Polycarpe Joaillier e la biznesin në fillim të viteve 1900 dhe u kthyer në Francë ku së bashku me të birin Gustave Joaillier, hapën një studio fotografike në Paris. Muzeu bën me dije se kompania “Sébah& Joaillier” e ka ruajtur reputacionin e saj të shkëlqyer, që nga dita kur është çelur.