Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“PiF Albania -Sunshine” jo vetëm në Tiranë, por dhe qytete të tjera

Postuar: 21/05/2019 - 07:26

Festivali ndërkombëtar i kukullave “PiF Albania -Sunshine” mbërrin në edicionin e dytë në Tiranë. Festivali do të zhvillohet nga data 25 maj deri më 1 qershor në sheshin “Skënderbej” dhe në teatrin “Metropol”. Festivali organizohet nga “Klau’s Film Associatoion dhe teatri Metropol dhe ky edicion sjell trupat dinjitoze me traditë në ketë zhanër si: Kina, Spanja, Italia, Meksika, Polonia, Izraeli, Anglia jo vetëm në Tiranë, por edhe në Korçë, Durrës, Kavajë, Elbasan dhe Shkodër. Pjese e festivalit do të jetë edhe Shqipëria, përfaqësuar nga teatri Metropol me dy shfaqje. Performancat e këtyre shteteve, shumë të ndryshme si nga përmbajtja ashtu edhe nga teknikat, do të sjellin në vendin tonë traditat e tyre specifike në këtë ballafaqim shumë të rëndësishëm si për publikun ashtu edhe për artistët. Drejtor dhe producent i festivalit Klajd Ymeri shprehet se ky aktivitet ka shumë rëndësi si një produkt në shërbim të komunitetit dhe kryesisht për fëmijët e kryeqytetit. ““PiF Albania” është një patentë tashmë që vjen në këtë vit të dytë e konsoliduar dhe më e plotë, që do të pasojë jetëgjatësinë e këtij festivali. Ideja nuk lindi ashtu kot, nga një zgjim në mëngjes, por erdhi si një rezultat i një pune 26 vjeçare timen personale në krijimtarinë për fëmijë. Kjo është një dashuri e hershme që gjeti falë edhe mbështetësve rrugën drejt realizimit. Është menduar që një festival që mbart fjalën "Albania" duhet të bëhet i gjithë shqiptarëve dhe besoj do rritemi nga viti në vit. Në këtë edicion “PiF Albania” do të udhëtojë edhe në disa qytet të tjera. Mendoj që po bëjmë më të mirën që kjo eksperiencë e një niveli përtej kufijve ti shërbejë jo vetëm Tiranës. Mendoj që çdo fëmijë në çdo cep duhet të përjetojë të njëjtin emocion që ofron ky event”, pohon Ymeri. Trupat do të performojnë nga 2 shfaqje, paradite në teatrin Metropol dhe çdo darkë në sheshin “Skënderbej” (hyrje e lirë). Në këtë edicion do të zhvillohen edhe workshop-e me studentë të Akademisë së Arteve dhe artistë të rinj, që do të ndihmojnë në zhvillimin e këtij zhanri artistik. Në datën 25 Maj ora 19:00, një paradë e jashtëzakonshme me flamuj të shteteve përfaqësuese, maskota tullumbace, artistë të cirkut, valltarët e Ansamblit Tirana me kostume popullore si edhe qindra fëmijë do të startojnë një maratonë shtatë ditore, e cila i dedikohet fëmijëve.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 07:41

 "Lapsi i memories" titullohet ekspozita me vizatime të artistit Anastas Kostandini, që u çel për publikun në galerinë e artit në qytetin e Pogradecit.

Postuar: 19/06/2019 - 07:40

Ekspozita “Hybrid” u çel për publikun në  qendrën e artit bashkëkohor “ME

Postuar: 19/06/2019 - 07:38

Në galerinë “Zeta” do të shfaqet ditën e enjte filmi dokumentar “Fotografët Ber

Postuar: 19/06/2019 - 07:37

Muaji i Muzikës po zhvillohet përmes aktiviteteve, por te artistë të ndryshëm kjo nismë e Ministr

Postuar: 18/06/2019 - 07:37

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, së bashku me Agjencinë e Arkivave të Kosovës dhe Institutin

Postuar: 18/06/2019 - 07:35

Drama “Xhelatët” shkruar nga autori Martin McDonagh është projekti më i fundit për ta

Postuar: 18/06/2019 - 07:34

Teatri i Operës dhe Baletit është një nga institucionet e rëndësishme të artit dhe kulturës në ve