Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Kultura

Piktorë dhe skulptorë: Sot një asfiksi për artin, nuk kemi asnjë sallë për të ekspozuar veprat, të gjithë artistët përplasen në MHK

Piktorë dhe skulptorë: Sot një asfiksi për artin, nuk kemi

Mungesa e sallave të ekspozimit në Tiranë, duket se është shumë problem për artistët e ndryshëm. Sipas tyre ka mbetur vetëm salla e Muzeut Historik Kombëtar, ku të gjithë artistët aty po vijojnë prej vitesh me ekspozita. Galeritë private janë të pakta, ndërsa dhe galeria FAB sipas piktorëve dhe skulptorëve të ndryshëm është më shumë për studentët dhe pedagogët e arteve. Të gjendur në këto kushte ata shprehen se nga institucionet duhet të mendohet për një sallë ekspozitash për Tiranën, pasi sot artistët nuk kanë se ku të ekspozojnë veprat e tyre të artit. Një kohë e vështirë sipas tyre, ku dhe Galeria Kombëtare e Arteve prej vitesh nuk ka treguar vëmendjen e duhur për artistët e artit pamor pasi aty kanë munguar dhe ekspozitat me veprat e fondit dhe jo më të flitet për ato me veprat që janë realizuar gjatë kësaj kohe. Piktori i njohur Besim Tula, në një reagim të tij shprehet me shumë kritika ndaj institucioneve për artistët dhe artin në vendin tonë. Piktori Besim Tula thotë se për artin pamor ka shumë probleme. “Ne kemi shumë problem edhe mungesën e sallave për të ekspozita. U mbyll dhe kampusi i Universitetit të Arteve, ajo që ka qenë të Piramida u shkatërrua. U mbyll Pallati i Kulturës, që kanë qenë 3 salla dhe ka mbetur vetëm salla e Muzeut Historik Kombëtar, që nuk është profesionale për këtë punë. Salla e MHK është për panaire, për gjëra të mëdha etj, por jo për art, sepse arti ka një kufi se ku e ka lartësinë. Sallë profesionale ka qenë ajo e Akademisë së Arteve, pra galeria e artit FAB”, thotë piktori i njohur. Por ndërsa artistët shprehen për sallat e munguara për ekspozitat, sipas piktorit Besim Tula Ministria e Kulturës mund të ndërhyjë në këtë situatë. “Galeria FAB ka më shumë aktivitet për studentët dhe pedagogët e arteve. Mungesa e sallave për ekspozita është e theksuar në Tiranë. Tek Opera lihet një sallë madhe për kafene që është mbushur Tirana dhe nuk i jepet artistëve për të ekspozuar veprat. Kaq është tek ne merita ose dhimbja e pushtetit për artin në vend. Ministria e Kulturës mund të ndërhyjë për çdo gjë, sepse ajo është shtetërore”, thotë piktori Besim Tula.

Të gjithë të salla e muzeut

Edhe skulptori Ermir Grezda shprehet me të njëjtin qëndrim për mungesën e sallave për të ekspozuar artistët veprat e tyre. Sipas tij, në Tiranë nuk ka një sallë ekspozitash të qytetit dhe te Muzeu Historik Kombëtar po shkojnë të gjithë artistët. “Te Muzeu Historik Kombëtar përplasen të gjithë artistët, të gjithë te ajo sallë që është atje. Salla e galerisë FAB është e shkollës dhe atje ka më shumë aktivitete për studentët dhe pedagogët, që janë aty te Fakulteti i Arteve të Bukura. Për artistët e tjerë që janë me qindra nuk ka fare se ku të shkojnë”, pohon mes të tjerave skulptori Grezda, në një reagim të tij. Duke folur për këtë problem skulptori Ermir Grezda vijon më tej se nëse do të ishte një sallë shtetërore artistët do të kishin më shumë lehtësi për ekspozitat, pasi dhe qeraja e sallës në Muzeun Historik Kombëtar jo për të gjithë mund të përballohet. “Kjo është një asfiksi për artin, që mund ti zësh fytin tjetrit. Ku të ekspozojnë artistët sot? Për artistët janë dhe pagesat problem, sepse dhe kjo ndikon. Salla e MHK është 400 mijë lekë qera, por ka të tjerë që nuk kanë ta paguajnë. Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës duhet të dinë që në Tiranë nuk ka një sallë ekspozitash për artistët, që duhet të hapet”, pohon Grezda. Artistët shprehen se ky është një problem, që është pohuar shpesh herë dhe ka sjellë jo pak probleme për ata.