BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Kultura

Piktorë dhe studiues: Galeria Kombëtare e Arteve mbyll dyert për piktorët, papërgjegjshmëria duhet të marrë fund

Piktorë dhe studiues: Galeria Kombëtare e Arteve mbyll dyert për

Galeria Kombëtare e Arteve, sipas artistëve dhe studiuesve të ndryshëm të artit i ka mbyllur dyert autorëve të njohur për të ekspozuar veprat. Piktori Helidon Haliti publikoi së fundmi përgjigjen, që ka marrë nga Galeria Kombëtare e Arteve (GKA), ku sipas institucionit për shkak të kalendarit të 2021 ekspozita e tij nuk mund të hapet. Përgjigja që ka dhënë GKA ngjalli shumë reagime mes artistëve dhe studiuesve. Artisti dhe pedagogu i arteve Ardian Isufi thotë se bordi i GKA dhe shteti janë vënë në shërbim të një individi. “Nuk ka nevojë për shumë koment. Edhe në vitin paraardhës dhe pasardhës po e njëjta përgjigje ka qenë dhe do të jetë. Këta i kujtojnë artistët budallenj me këto përgjigje cingune dhe “skip”(shmangie), sepse kuptohet qartë që bordi GKA dhe shteti janë në shërbim vetëm të një individi (drejtori GKA)”, shprehet Isufi. Studiuesi i artit Agim Janina thotë se në GKA po iu mbyllen dyert edhe figurave të shquara të artit në vendin tonë. Janina vijon më tej se deri kur do të vijojë papërgjegjshmëria. “Piktori Helidon Haliti, i shquar në art dhe pedagog në Universitetin e Lartë të Arteve dha lajmin e trishtë, lajm që përsëritet e përsëritet edhe për autorë të tjerë: Galeria Kombëtare e Arteve, më saktë drejtori i saj i përplas derën në fytyrë, duke mos pranuar t'i ekspozojë piktorit krijimtarinë e tij të fundit. Deri kur do të vijojë papërgjegjshmëria e plotë e drejtorit të Galerisë Kombëtare të Arteve?”, shprehet studiuesi. Ndërsa piktorja Ormira Lulani e quan turp këtë që po ndodh në GKA, ku artistë të vlerësuar me aktivitetin e tyre iu refuzohen ekspozitat në këtë institucion. “Galeria Kombëtare e Arteve duhet ta ketë për nder të hapë ekspozitën e Helidon Halitit, një nga artistët më të rëndësishëm shqiptarë, dhe jo vetëm. Se kuptoj në çfarë kriteresh ky bord bën përzgjedhjen e artistëve? Sinqerisht nuk e kuptoj këtë refuzim, turp për GKA dhe indiferencën ndaj artistëve shqiptarë”, shprehet Lulani. Për piktorin Vangjo Vasili, GKA vazhdon të mos pranojë autorët shqiptarë me veprat e tyre. Ai thotë se nëse GKA ka një program për këtë vit duhet ta afishojë. “Galeria Kombëtare e Arteve, ku e ka programin për 2021? E ka të afishuar diku? Një piktor si Helidon Haliti patjetër që duhet të ishte me ekspozitë në GKA. Edhe më parë autorë të tjerë shqiptarë nuk kanë mundur dot të hapin ekspozita në galeri”, thotë ai.

Arti nuk ndalet

Studiuesi Agim Janina, që dhe më parë ka folur për problemet me GKA shprehet se artistët duhet ti thonë ndal kësaj që po ndodh me institucionin më të rëndësishëm të artit pamor në vend. Për studiuesin Janina kjo që po ndodh në GKA është e papranueshme. “Si është e mundur që një drejtor të vërë nën thundër artistët? Kaq të pafuqishëm janë ata? Çfarë guximi t'u mbyllësh dyert! Pse nuk u ngrihen leshrat përpjetë artistëve dhe t'i thuhet: Ndal! Po shpërfytyron artistët dhe artin!”, shprehet Janina. Me aktivitetin e tij piktori Helidon Haliti cilësuar dhe mjeshtri i akuarelit dhe me vlerësime të ndryshme me veprat e tij. Po për studiuesin Janina  është një lajm i trishtë refuzimi për ekspozitën. “Helidon, artisti dhe arti gjithmonë janë ndeshur me keqdashësinë e pushtetarit jo thjesht të papërgjegjshëm, por të zi në shpirt. Artin tënd e ke gdhendur në vepra. Mos u ligështo, se askush nuk ta cënon atë që me mund, shpirt e zemër ke krijuar si vlerë e vyer e historisë së artit pamor shqiptar. Është një lajm më shumë se i trishtë! Kur mbyllen dyert e artit, hapen dyert e antikulturës! Vijo rrugën tënde! Artin nuk ta ndal askush! Kujto se si përulen para artit dhe artistit pushteti dhe paraja në tablonë e Gustav Courbet "Bonjour Monsieur Courbet". Do thuash, është Francë ajo! E vërtetë, por është shembulli!”, shprehet Agim Janina. Në përgjigjen e GKA për kërkesën e ekspozitës thuhet se është e pamundur, që ekspozita e piktorit Helidon Haliti të organizohet gjatë këtij viti. GKA shprehet se bordi artistik e ka aprovuar kalendarin e 2021. “Në vijim të kërkesës tuaj për hapje të ekspozitës vetjake të piktorit Helidon Haliti në galerinë Kombëtare të Arteve ju bëjmë me dije si më poshtë: Galeria Kombëtare e Arteve dhe bordi i saj artistik e ka aprovuar tashmë kalendarin artistik për vitin 2021, dhe në të gjitha hapësirat e saj ekspozuese do të organizojë ekspozitat e planifikuara në kuadër të këtij kalendarit. S rrjedhojë e këtij planifikimi, e kemi të pamundur të organizojmë ekspozitën e artistit Helidon Haliti gjatë vitit 2021”, thuhet në përgjigje. Por autorët vazhdojnë të shprehen se GKA nuk po funksionon si duhet.