BREAKING NEWS

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas shpalljes non grata të Berishës: U vendos të kishim një qëndrim të përbashkët

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej në burg nëse nuk i bindej këtij ultimatumi! Ja pse për disa kohë nuk mund të shkonte dot në SHBA

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej
x
BREAKING NEWS

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me regjinë: Më çmendët

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me
x
BREAKING NEWS

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta dëgjoni shumë shpejt...

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë dakord për ‘Ballkanin e Hapur”? Ja çfarë thotë kryeministri Rama: Politika nuk është spektakël si Big Brother që të zihen njerëzit për brava

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë
x
BREAKING NEWS

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se çfarë do të ndodhë të dielën

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike? Escobar: Biden dhe Blinken kanë qenë të qartë

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike?
x

Kultura

Piktorët: Institucionet të promovojnë artin shqiptar me forcë, Ministria e Kulturës selektive

Piktorët: Institucionet të promovojnë artin shqiptar me

Institucionet duhet të promovojnë artin shqiptar, shprehen artistë të ndryshëm këtë muaj të fundit të këtij viti. Herë pas here ata kanë pohuar problemet në jetën artistike, kanë kundërshtuar mënyrën se si funksionoi Galeria Kombëtare e Arteve gjatë këtyre viteve të fundit, janë shprehur për mungesën e një konkursi dhe ekspozite kombëtare, etj. Kur jemi në muajin e fundit të këtij viti, piktori Agim Sulaj thotë se njerëzit kanë nevojë shumë për kulturën këtë periudhë. “Këtë e vura re dhe në ekspozitën time. Mendoj që Ministria e Kulturës për vitin e ardhshëm të dedikojë një fond, që ti japë gjallëri jetës kulturore në Shqipëri, dhe ta kthejë si qëllim në vetvete. Të ketë ekspozime, njerëzit kanë nevojë të shikojnë gjëra shumë të bukura. Periudha e pandemisë e ka vrarë shumë shpirtërisht botën e njerëzve, intimitetin e tyre kështu që arti do ti japi një forcë, një buzëqeshje dhe jetë jetës kulturore në Shqipëri”, shprehet piktori Agim Sulaj. Galeria Kombëtare e Arteve është mbyllur për shkak të rikonstruksionit, por dhe më parë për artistët nuk funksioni si duhet. Piktori Agim Sulaj, i cili e zhvillon aktivitetin e tij jashtë vendit, thotë se përballë kësaj gjendje që është sot duhet që institucionet të promovojnë me forcë artin. Për piktorin është një vlerë që e kemi trashëguar. “I vetmi çelës që ka Ministria e Kulturës është GKA për artistët e pikturës, kështu që të hapin ekspozita. Por GKA ka qenë e mbyllur dhe artistët kanë qenë pak të shushatur, duke mos pasur marrëdhënie me galerinë kanë qenë të mënjanuar. Të ketë ekspozita dhe konkurse, që do të ishin shumë të mirëpritura dhe nga artistët. Kjo do të çonte në një konkurrencë midis artistëve për të prezantuar gjithsecili punën më të bukur. Ndaj duhet dorë e institucioneve, që të promovojë artin shqiptar me forcë, një nga vlerat që kemi trashëguar është arti dhe atë duhet ta mirëmbajë”, thotë piktori Sulaj.

Institucionet dhe artistët

Edhe ky vit po mbyllet për artistët pa vëmendjen e institucioneve në fushën e artit. Artist i artit pamor Kristian Zara thotë se kemi shumë probleme si shoqëri, e cila e ka ulur poshtë kulturën dhe artin, se arti në vetvete sipas tij të mëson të zgjidhësh problemet. “Kur nuk merr vëmendjen e duhur është nevoja të krye ngresh veten dhe ti tregosh se je aty dhe gjallë, dhe ke të drejta që të të japin atë që duhet. Pak a shumë faji më i madh qëndron tek fakti institucionet, por dhe artistët kanë pak faje brenda kësaj ndodhie”, thotë Zara në një reagim të tij. Për Ministrinë e Kulturës artisti Kristian Zara shprehet gjithashtu me kritika. “Ministria e Kulturës për mua është selektive. Selektive me njerëzit, ata punonjës kanë interesa të ngushta vetjake bashkë me ministren. Dhe pak e hapur për të dhënë mbështetje tek ne, që nuk kemi lidhje shoqërore apo familjare. I kanalizojnë fondet vetëm tek disa, ndërkohë duhet të jenë më të ekuilibruar dhe të hapin atë Galeri Kombëtare për të gjithë”, thotë mes të tjerave artisti Kristian Zara. Reagimet e dy artistëve vijnë në vijim dhe të autorëve më parë, që janë shprehur për mungesë vëmendje nga institucionet.