Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Kultura

Piktorët njëzëri: GKA nuk di të organizohet për të mbështetur artistët, artit duhet t’i jepet shpresë

Piktorët njëzëri: GKA nuk di të organizohet për të

Galeria Kombëtare e Arteve një institucion shtetëror në varësi të Ministrisë së Kulturës, për piktorët deri tani ka treguar, që nuk po funksionon ashtu si ata presin. Artistë me vite aktivitet artistik, por dhe të rinj shprehen me kritika për këtë institucion. Me hapjen e masave gjatë kohës së pandemisë ndër të parat aktivitete që filluan të zhvillohen në fushën e artit ishin ekspozitat e ndryshme jo vetëm në Tiranë, si në muze apo galerinë FAB, por dhe në galeri në qytetet e tjera. Ndërkohë që sipas artistëve, GKA si institucion kombëtar ka vijuar vetëm me publikime veprash të fondit të saj në Facebook dhe nuk ka treguar asnjë interes për ata, që gjatë kësaj kohe kanë realizuar vepra të ndryshme. Piktori Robert Përmeti thotë që GKA duhet të mendojë të krijojë mundësi për aktivitete, por sipas tij kjo ka munguar ndërsa është institucion që funksion me buxhet shteti. “GKA është kthyer në një diskuth e qeverisë, ku janë paguar para dhe asgjë nuk bëhet. A ka njerëz në punë aty? Çfarë bëjnë këta njerëz, që janë në GKA? GKA është një qoshe me pisllëqe, dhe është fytyrë e Ministrisë së Kulturës dhe e qeverisë. Ku shkojë paratë? Pse paguajnë taksapaguesit shqiptarë? Në GKA minimumi duhet të ishin bërë 12 ekspozita në vit. Por si në kohë pandemie apo dhe më parë GKA vazhdon me probleme. Pandemia mund të reduktojë spektatorin, por jo aktivitetin”, pohon piktori. Sipas piktorit Robert Përmeti, problemi sot është që GKA nuk di të organizohet si duhet për artistët. Piktori sjell shembuj se në shtetin turk janë hapur ekspozita, po ashtu dhe në rrethe dhe sigurisht duke respektuar rregullat. “Në këtë kohë pandemie një gjë që do të ishte sadopak humane do të ishte një shfaqje, një ekspozitë etj, një lloj ushqimi që fare pak kthehet një lloj buzëqeshje, por këta nuk duan ta bëjnë. Problemi është që nuk organizohet GKA, nuk e kanë dëshirën. Turqia ka hapur ekspozita, në rrethe janë hapur sigurisht duke respektuar rregullat”, shton më tej piktori Robert Përmeti, i cili gjatë kësaj kohe ka vijuar punën me veprat e tij në pikturë.

Artit ti jepet shpresë

Piktori Arben Shira në reagimin e tij shprehet se për çdo aktivitet, që mendohet të zhvillohet duhet të respektohen rregullat. Sipas tij edhe për institucionet e artit kudo në botë janë vendosur rregulla, shembull që duhet ta ndjekë dhe vendi ynë. “Mendimi im për ekspozitat që janë hapur në rrethe të vendit është duke parë situatën e virusit dhe të distancimit të detyrueshëm duhet bërë kujdes. Kudo në Europë po zbatohen vendimet e qeverive për këtë situatë prandaj edhe tek ne duhet të ndjekim praktikat evropiane”, thotë piktori. Piktorja Ila Selo shprehet se nga situata e krijuar me pandeminë është pak e vështirë të japi një ide të qartë rreth GKA-së. Sipas saj, pandemia është një pikëpyetje e madhe për çdo gjë, por për artistin ishte dhe është një frymëzim! “Mund të them se të gjithë artistët në karantinë kanë krijuar vepra të reja dhe të bukura. Përse GKA nuk reagon?! Nuk kanë një plan pune dhe nuk hap dyert për ne?! Është e çuditshme! Mund të them që, çdo galeri në Shqipëri dhe jashtë zhvillojnë aktivitete edhe online, konkurse artistike dhe aktivitete me mbrojtje e distancë rreth virusit, por janë aktivë! Tek GKA nuk e kam ndjerë këtë energji! Mendoj se Ministria e Kulturës duhet të përqendrohet pak dhe në artin tonë, që ka nevojë për mbështetje. Artisti jeton me art! Duhet prezantuar, duhet dhënë mundësia të punojë me artin e tij. Nuk është bukur që gjithmonë të bëhen ekspozita private”, thotë piktorja Ila Selo tashmë një nga artistet e njohura me aktivitetin e saj në artin pamor dhe me zhvillimin e ekspozitave të ndryshme. Në këtë situatë piktorja Ila Selko thotë se duhet ti jepet shpresë artit, ku në vëmendje duhet të jenë dhe artistët e rinj. “Sidomos artistët e rinj kanë nevojë për mbështetje për t'u prezantuar në publik me veprat e tyre! Por, presim që diçka nga galeria të dal së shpejti dhe arti të japi pak shpresë dhe ngjyrë në këtë situatë "Gri Pandemike"”, përfundon piktorja. GKA, ka mision grumbullimin, koleksionimin, konservimin, dokumentimin, studimin, restaurimin, ekspozimin dhe zhvillimin e vlerave të trashëgimisë kulturore, duke promovuar veprat më të mira të artit pamor shqiptar të traditës dhe atij bashkëkohor kombëtar e ndërkombëtar.