BREAKING NEWS

“Urdhërove vrasjen e Azem Hajdarit!”, Fatos Klosi nxjerr prapaskenat e rënda, i përgjigjet akuzës ‘bombë’ të Sali Berishës: Unë e paralajmërova që...

“Urdhërove vrasjen e Azem Hajdarit!”, Fatos Klosi nxjerr
x

Kultura

Piktorët njëzëri: Rrejti i galerive nuk funksion, është njësoj si një dyqan mishi dhe një galeri arti

Piktorët njëzëri: Rrejti i galerive nuk funksion, është

Rrejti i galerive në vend nuk funksion si duhet. Problemet me të cilat përballen galeritë sipas piktorëve nuk janë të pakta. Për piktorët, ndërsa GKA ka mbyllur dyert për ata, edhe në rrethe ka një lloj mungesë vëmendje për galeritë nga pushteti vendor. Ata shprehen se sot këto galeri nuk kanë fond veprash dhe nuk komunikojë me njëra-tjetrën, për të pasur dhe një aktivitet më të madh. Piktori i njohur Anastas Kostandini shprehet se galeritë janë bashkiake në qytete, ka dhe disa sallone arti private. Por sipas tij, ajo që mungon është inekzistenca e plotë e rrjetit të galerive. “Nuk ekziston rrjet galerish tek ne. Rrjet do të thotë të njohin njëra-tjetrën dhe të komunikojnë mes tyre. Por këto që ne kemi nuk e njohin njëra-tjetrën dhe nuk e pranojnë fare. Janë ishuj më vete. Është njësoj si një dyqan mishi me një galeri arti, pra nuk ka komunikim fare mes tyre. Të kesh kontakte institucionale do të thotë të kesh një farë buxheti, që do të thotë dhe të bësh aktivitete të përbashkëta, por kjo nuk ndodh tek ne”, pohon piktori. Në këto kushte piktori Anastas Kostandini veçon galerinë në Fier, që sipas tij është e strukturuar mjaft mirë dhe funksionon në mënyrë më dinamike dhe transparente se GKA. Duke folur për këtë problematikë piktori i njohur Anastas Kostandini sjell në vëmendje galerinë e qytetit të tij, që ka jo pak probleme. “Në Shqipëri galeritë nuk funksionojnë si duhet, nuk janë të hapura dhe nuk tregojnë arsenalin kulturor aty ku janë. Kemi raste dhe si në Pogradec, që galeria nuk funksion si duhet. Në 1997 u vodh, dhe në Pogradec nuk ka qëlluar një drejtues që të ketë një ndjeshmëri elementare për galerinë, të kuptojë nevojën e ringritjes. Drejtues të bashkive nuk e vlerësojnë artin”, shton më tej piktori Kostandini. Sipas tij, veç galerisë së qytetit të Fierit, funksionon me aktivitet edhe ajo e Durrësit, por dhe në Shkodër e Berat. Problem sipas piktorit Kostandini janë jo vetëm galeria e Pogradecit, por dhe ajo në Korçë. “Në Pogradec ka galeri që nuk ofron asgjë për vizitorët. Nuk ka një fond të vetin permanent të vazhdueshëm. Nuk ka ekspozita të përkohshme. Ndërkohë që galeria në Korçë ka fond, por është inekzistente, fondi është i tëri i magazinuar pas skandaleve që ndodhën dhe nuk tregon fare veten”, pohon piktori.

Jeta artistike e vakët

Për piktorin Robert Përmeti para viteve ’90 në vend ishte një funksionim ndryshe i galerive, ku gjërat ishin më të organizuara. “Në kohën para ‘90 të gjitha rrethet kryesore kishin galeri arti, si Korça, Vlora, Shkodra, etj, por kishte dhe të tjerë qytete që nuk ishin të këtij niveli, që kishin galeri si Librazhdi, pra edhe qytete të kategorisë së tretë kishin galeri arti. Megjithatë kishte dhe një gjë tjetër, që atë kohë ka qenë një vendim qeverie që shteti blinte vepra arti për institucionet e veta shtetërore kurse tani kjo nuk është më. Me sa di pas ‘90 është hartuar një qendër që është nga Drejtoria e Menaxhimit të Udhëheqjes, që ata blejnë piktura dhe skulptura për nevojat e shtetit, por jo se zgjedhin. Ndaj dalin dhe këto skulptura të shëmtuara, sepse gjërat nuk bëhen mbi bazë konkursesh”, pohon piktori Robert Përmeti. Por sipas piktorit, sot nuk ka një sistem për galeritë, gjë e cila ka sjellë jo pak probleme. “Sistemi nuk funksion, që ka shkatërruar galeritë, sepse nuk kanë dot mundësi të blejnë piktura, nuk kanë buxhet. Dikur galeritë bashkëpunonin mes tyre, por kjo nuk ekziston më si strukturë. Nuk ka as njerëz që të jenë për galeritë sot. Nuk kanë as fonde si dikur. Dikur galeritë në rrethe, duke qenë se kishin një fond, një person përgjegjës që ndoshta ishte dhe arsimtar, por veç arsimit kishte orë të reduktuara e bënte dhe punët e galerisë. Këta njerëz ishin të angazhuar në galeri, që merrnin përsipër edhe organizimin e ekspozitave. Por sot ekspozitat në qytete të ndryshme janë të pakta, jeta artistike është e vakër”, shprehte piktorit Robert Përmeti. Përballë problemeve, sipas piktorit bashkitë nuk duan t’ia dinë se si funksionojnë sot galeritë. “Galeritë normalisht duhet të jenë të varura nga bashkitë, që kanë personel që merert me kulturën, por nuk iu shkon ndërmend galeria e qytetit. Ka Fieri galeri të mirë, Vlora di që se ka ashtu si duhet galerinë, ka Berati galeri që ka aktivitet. Por në Vlorë duhet të ishte më e mirë, sepse është dhe qendër turistike”, pohon piktori Robert Përmeti. Nuk është hera e parë që artistët flasin për probleme, por sipas tyre duhet të punohet më shumë për galeritë në vend.

Nga Julia Vrapi