
Humbje e madhe! Ndahet nga jeta parakohe nga një sëmundje e rëndë Drejtori i Turizmit në këtë bashki të vendit

Thellohet tragjedia për familjen nga Vora, babain ia vrau gjyshi dhe nëna ndodhet në burg, aksidentohet për vdekje djali i Kudret Saliajt. Ishte duke udhëtuar me...

Aksident i rëndë! Makina përplas për vdekje djalin e Kudret Saliajt

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Piktori AGIM SULAJ: Tematika këtë vit në ekspozitën ‘Rrënjët’, e fokusuar në një përmbledhje personazhesh e temash historike

Shkruar nga Julia VRAPI 22 Nëntor 2022

Ekspozita “Rrënjët” do të hapet këtë nëntor me 30 punime të piktorit të njohur Agim Sulaj. Në ekspozitën që do të hapet së shpejti mund të përmendim një portret të heroit tonë kombëtar Skënderbeu, fytyra malësorësh duke grirë duhan ose duke pozuar në mënyra aq sa të shpenguara aq dhe stoike. Peizazhet shoqërojnë ekspozitën me një delikatesë koloristike, e cila nxjerr në pah karakterin epik që autori ka tentuar ti japë kësaj ekspozite, e cila do të qëndrojë hapur për publikun deri nga mesi i muajt dhjetor. Me një aktivitet ndërkombëtar të vlerësuar, ashtu si çdo vit në muajt e fundit edhe këtë nëntor piktori sjell për publikun “Rrënjët”. Agim Sulaj tregon se punët do të prezantohen për herë të parë për artdashësit. Piktori thotë se ka një vëmendje të veçantë në vendin e tij. “Ekspozita përmban 30 tablo në vaj. Këto vijnë për herë të parë në Tiranë për publikun artdashës. Tematika e fokusuar në një përmbledhje personazhesh e tema historike. Kam një vëmendje të veçantë mbi historinë e vendit tim, e cila me kalimin e viteve, po bëhet përherë e më tepër pjesë e tavalocës dhe meditimeve të mia artistike. Në datën 24 nëntor inaugurohet ekspozita si çdo vit në ambientet e hotel “Plaza” në Tiranë”, tregon Agim Sulaj piktor dhe karikaturist i njohur me vlerësime ndërkombëtare. Po ashtu në ekspozitën “Rrënjët” mund të përmendim një kompozim të dedikuar Lasgush Poradecit,me një gjetje shumë poetike gati në kufijtë e një poezie të pikturuar me mjeshtëri.
Angazhimet artistike
Jemi në muajt fundit të këtij viti, por artisti Agim Sulaj tregon se për të nga ana artistike ka qenë i ngarkuar. Ai përmend ekspozitën “Amarcord”, e cila u çel në Paris në muajin maj dhe i dedikohet filmit të regjisorit Federico Fellini, me të njejtin titull. “Ishin 50 punime të dimensioneve të vogla, të cilat përcillnin poezinë e filozofinë, traditën e mbresat, që ky film përcjell. Kjo ekspozitë u bë e mundur falë bashkëpunimit, që kam prej vitesh me Ateliers du Tayrac, në Paris dhe me drejtorin e saj Yves Fremion”, tregon artisti. Po ashtu këtë vit kanë qenë përsëri çmimet e fituara në karikaturë, në Espinhal të Portugalisë e Poloni. Agim Sulaj shprehet se temat e këtyre çmimeve ishin aktuale mbi natyrën dhe mbrojtjen e saj dhe brezin e ri. Agim Sulaj piktor e karikaturist shqiptar, 19 vjeç fiton çmimin e tij të parë në një konkurs satire dhe humorizmi të organizuar nga “Hosteni”. Në vitin 1985 diplomohet në Universitetin e Arteve në Tiranë, dhe gjatë shkollës e më pas, punon te “Hosteni” e vetmja revistë satirike kohës, për aq satirë që mund të bëhej asokohe. Trajton gjithnjë tema shoqërore, subjektet e para trajtojnë servilizmin, thashethemet etj. Në vite ka ekspozuar dhe është vlerësuar jo vetëm në të katër anët e Italisë, por edhe në Greqi, Amerikë, Turqi, Belgjikë, Francë, Azerbajxhan, Kinë, Hungari, Poloni, Bullgari, etj.
Më të lexuarat


Kalendar i ngjeshur artistik në TKOB për muajin shkurt, zbardhen aktivitetet

Plas sherri Blushi-Kadare, e bija e shkrimtarit e akuzon për intervistën, Ben Blushi e konsideron si të paedukatë

Në 95-vjetorin e lindjes të ish-partizanit të Brigadës së I Sulmuese, Hazis Ndreut që ngjiti majat e pushtetit vendor dhe institucioneve kulturore artistike

Një projekt konservimi për zbulimin e ri arkeologjik në Durrës

Komedia franceze “La Baby -Sitter”, ku trajtohet problemi i marrëdhënieve në çift, do të vijë në skenën teatrore

Trashëgimia arkeologjike, në konferencën për projektin Adriatiko-Jonian “Transfer 1071”

Buxheti i “Bonusit të Rijetësimit”, për projekte restauruese dhe rijetësim të objekteve monument kulture

Mbrëmja poetike “Kadare në vargje” në 87-vjetorin e shkrimtarit

Komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar” me aktorët Artan Imami, Indrit Çobani dhe Gentian Zenelaj nis sezonin në Tiranë

Oltsen Gripshi: Është themelore dhe detyrë e ne historianëve dhe kuratorëve të dimë të ndajmë vlerat nga mediokriteti dhe amatorizmi në art
