Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Piktori Agim Sulaj vlerësohet me “Grand Prix Aydin Dogan Stamboll”

Postuar: 16/11/2019 - 07:44

Artisti i njohur Agim Sulaj ka fituar “Grand Prix Aydin Dogan Stamboll”. I cilësuar si çmim “Oscar” për karikaturën, ky vlerësim vjen për artistin e njohur shqiptar në vijim të aktivitetit të tij. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin 583 artistë nga 63 vende të botës dhe 2750 punime të seleksionuara. Vlerësimi më i lartë në arenën ndërkombëtare për festivalet e konkurset ndërkombëtare i jepet këtë herë artistit shqiptar. Nga konkurrimi i 36 i këtij viti, “Aydin Dogan Fondazion” vlerësoi me çmimin “Grand Prix” veprën e artistit Sulaj me një afrikan të vogël matanë detit, si mur pengese drejt ëndrrës për botën e qytetëruar. Histori emigracioni mjaft e lëvruar nga Sulaj, dhe e vlerësuar gjithmonë për mesazhin imediat e aktual. Në këtë konkurrim Agim Sulaj ka fituar përsëri çmimin e madh në vitin 2015. Vetë artisti i njohur shqiptar Agim Sulaj tregon se këtë çmim e quan pjesë me rrënjët, ku është edukuar në vendin e tij. “Jam shumë i gëzuar për fitoren dhe e quaj pjesë të përbashkët me rrënjët ku jam edukuar, në Shqipëri”, pohon piktori Sulaj. Këtë fund viti Agim Sulaj do të çeli ekspozitën e tij, në hotel “Plaza”, aty ku jemi mësuar këto tre vitet e fundit të shohim veprat e tij. Agim Sulaj piktor e karikaturist shqiptar, 19 vjeç fiton çmimin e tij të parë në një konkurs satire dhe humorizmi të organizuar nga "Hosteni". Në vitin 1985 diplomohet në Universiteti i Arteve në Tiranë, dhe gjatë shkollës e më pas, punon te "Hosteni” e vetmja revistë satirike kohës, për aq satirë që mund të bëhej asokohe. Trajton gjithnjë tema shoqërore, subjektet e para trajtojnë servilizmin, thashethemet etj. Në vitin 1990 shkon në Ankara të Turqisë me veprën tij "Valixhja e emigrantit" punim i vitit 1989, dhe fiton çmimin special në "Aydin Dogan International Cartoon Competition". Në vitin 1992 hap një ekspozitë Rimini e në vitin 1993 një tjetër në Brindisi. Në vitet ‘90 merr rrugën e mërgimit dhe vendos të shkojë në Rimini. E që atëherë ka jetuar aty, është vendi ku ka vendosur kavaletën e vet, dhe prej nga ku shkon në të katër anët e botës me pikturat dhe karikaturat e veta. Në vite ka ekspozuar dhe është vlerësuar jo vetëm në të katër anët e Italisë, por edhe në Greqi, Amerikë, Turqi, Belgjikë, Francë, Azerbajxhan, Kinë, Iran, Hungari, Poloni, Bullgari, etj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2019 - 07:26

Ekspozita “The Luxury of Italian Style” u çel për publikun në Muzeun Historik Kombëtar.

Postuar: 12/12/2019 - 07:24

 Aktorja e njohur Eva Alikaj vjen këtë fundjavë me një komedi muzikore në skenë për publikun

Postuar: 12/12/2019 - 07:23

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës përshëndet përzgjedhjen e Teatrit Kombëtar në lis

Postuar: 12/12/2019 - 07:22

Në muajin e fundit të vitit, por duket se asgjë nuk u bë për plotësimin e kërkesave të artistëve

Postuar: 11/12/2019 - 07:20

Cirku Kombëtar me aktivitetin e tij është dhe pranë fëmijëve larg arenës.

Postuar: 11/12/2019 - 07:20

Drama "Epsh dhe lakmi", shkruar nga autori Eugene O’Neill më 1925 vjen premierë n

Postuar: 11/12/2019 - 07:19

Kuratorët e ekspozitës “Tirana Patience” Adam Szymczyk dhe Natasa Ilic, përmes një de