BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

Piktori Fatmir Miziri sjell artin tradicional dhe modern në ekspozitën “Prurje 2D & 3D”

Piktori Fatmir Miziri sjell artin tradicional dhe modern në ekspozitën

Ekspozita “Prurje 2D & 3D” është çelur për publikun me vepra të artistit Fatmir Miziri në galerinë e artit FAB. Kuruar nga Ardian Isufi në ekspozitën “Prurje 2D & 3D” artisti përcjell ndjesitë e tij edhe mbi realitetin social dhe historik. Përvojën e tij jetësore e shndërron në një vepër arti, i vesh asaj jo vetëm kujtesën personale, por edhe atë kolektive.  Sipas kuratorit Isufikjo është një ekspozitë retrospektivë dhesecila nga veprat është një ngacmim, një çast reflektimi për të kaluarën dhe se si ajo prezantohet te e sotmja. Kjo tregohet edhe përmes veprës “Nonsens Epitaf”, ku mishërohen ngacmimet e artistit pasi “Epitafi i Gllavenicës” u grabit në 1995 dhe u rigjet më pas. “Është një ekspozitë retrospektivë, ku përfshihen më së shumti punimet e fundit të paekspozuara të artistit. Vijnë nëpërmjet një gjuhe shumëdimensionale, nëpërmjet karakterit të një vepre që ka lidhje me instalacionin, pikturën, tekstilin, vizatimin, duke na sjellë mesazhe që na bën për të reflektuar nga ngjarjet e historisë faktike të shoqërisë shqiptare, por gjithashtu dhe në situata poetike nga përjetim  individual dhe të shpërndarë në një mesazh kolektiv”, pohon kuratori Ardian Isufi.Në tekstin kuratortial Isufi shkruan se gjuha e artit e Fatmir Mizirit është marrëdhënia e një ngjarje të rrëfyer dhe fshehur pas telajos, objektit personal apo eko-je me hapësirën ekspozuese. “Çdo kohë e përkorë ka metrikën e saj, gjuha e artit pamor megjithëse është universale ka stacionet e veta kohore ku fjala e saj “ndalon”. Gjuha e artit të Fatmir Mizirit është marrëdhënia e një ngjarje të rrëfyer dhe fshehur pas telajos, objektit personal, apo eko-je me hapësirën ekspozuese për të zhytur tërësisht publikun në përzierje faktesh historike dhe ndjeshmërie ekzistenciale të trajtuara prej tij mbi brishtësitë e mediumit multidisiplinar”, shprehet kuratori Isufi.  Më tej sipas tij, veprat e artistit Fatmir Miziri ndër vite janë një “proces ndryshimi”, që hera herës vijnë dhe si kapriço artistike. “Prurjet e tij në vite janë një “proçes ndryshimi” që hera-herës vjen si kapriçio artistike sipas orientimit që i jep materia fillestare drejt një zbavitje filozofike, duke na kujtuar shprehjen e Shekspirit: "Oh, sa e varfër është ajo mendje, që nuk ka asnjë shkëndijë humori", vijon më tej kuratori Ardian Isufi për krijimtarinë e artistit dhe pedagogut të arteve. Sipas kuratorit të ekspozitës, arsyeja pse krijon Fatmir Miziri ndoshta lidhet thjesht me faktin se “jeta e tij është arti i tij”. “Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në përvojën e tij jetësore, por e jashtëzakonshme është mënyra si ai koleksionon momente jetësore për ti sjellë si mundësi kujtese personale dhe memorie kolektive”, pohon Isufi.

Aktivitet në FAB

Artisti ka marrë pjesë herë pas here me veprat e tij në ekspozita. Profesor i Atelierit të Pikturës Monumentale në Fakultetin e Arteve të Bukura këtë herë ai prezantohet me një ekspozitë personale për publikun, që do të qëndrojë hapur deri më datë 2 maj. Njëkohësisht dhe dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura, Ardian Isufi shprehet se promovimi i pedagogëve dhe artistëve është nga strategjitë e fakultetit, që ai drejton. “Është nga strategjitë e Fakultetit të Arteve të Bukura të promovojë profesorë dhe artistë elitë të Universitetit të Arteve”, pohon Isufi. Në vijim të galerinë e artit FAB ka disa evente të tjera në fokus me artin bashkohor. “Ka artistë të rinj, por dhe pedagogë të FAB, gjithashtu kemi dhe një ekspozitë të madhe të fundvitit të shkollës me studentë dhe atelietë përkatëse, ku shpalosin programet e tyre dhe diplomat e nivelit master”, përfundon dekani Ardian Isufi për aktivitet në vijim në galerinë FAB.

Nga Julia Vrapi

 

Më të lexuarat