
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Piktori Gjergji Meta: Urat si mjet lidhës fizik e shpirtëror me piktura në Galerinë e Artit Tiranë

Shkruar nga Nga Julia Vrapi 3 Qershor 2023

Urat si mjet lidhës fizik e shpirtëror vijnë në tablo pikture. Piktori Gjergji Meta hapi ekspozitën personale “Urat” në Galerinë e Artit Tiranë, me punime në pikturë që prezantohen për herë të parë. 30 punime në pikturë, piktori i njohur Gjergji Meta ( Xhoxho) i sjell në ekspozitën “Urat” për publikun. Piktori Gjergji Meta thotë se punët në këtë ekspozitë personale janë punuar gjatë këtij viti. Në konceptin rreth ekspozitës, piktori shkruan se urat si mjet fizik e shpirtëror, si komunikim, janë domosdoshmëri, për shkakun e lidhjes midis dy lagjeve dy krahëve të një lumi apo hapësire detare, përrenjve simpatikë që tregojnë forcën në dimrin bujar e të ujshëm, por që s'mund ti kapërcesh pa ato ura, gërma për një peshë si ajo dhe flasim për anën fizike të saj. “Po ajo shpirtërore? Si njerëzit, ashtu dhe veprat e artit janë autentike. Ato janë me forma të çuditshme, herë miniaturë me dru gardhesh, herë me dru tra, e herë me hekur dhe beton. Herë me këmbëza e herë të varura , të vogla e madhështore, ku njeriu duket gjigand e sërish njeriu duket sa një pikë”, shprehet piktori Gjergji Meta. Janë të shëmtuara, por s’ka gjë, janë të bukura, të projektuara e punuara nga mjeshtra në histori, kanë lënë edhe emrat në to. Kjo i përket shpirtit, vijon piktori Meta. “Të gjata sa të lodhshme, ura më e gjerë se e gjatë. Kemi urën tonë, mesatare në syrin tonë ura të varura, pasarela, ura metalike pa këmbëza të zeza, me kryqe e vertikale hekurash, me harqe guri të latuara, të kuqe të bardha të zeza të arta, elegante të forta, durim madhe, të kërrusura nga pesha e nga vitet, të urta pa fjalë edhe kur mbi to ushtrohet dhunë, të pafajshme në fajësinë njerëzore kanë parë shumë dhe kanë në memorien e tyre ushtri beteja turma, por edhe gëzime, kuaj mbretërore dasma me vetura, delegacione paqeje, të ikur nga lufta nga fatkeqësitë. Janë thyer në mes, në krahë në këmbë,vazhdojnë të qëndrojnë ,sa shumë peshë shpirtërore kanë nuk mund të jenë ndryshe”, shprehet Gjergji Meta ( Xhoxho) në konceptin rreth ekspozitës.
Realizimi i ekspozitës
Sa shumë i duan popujt. Ura prej emrit të saj dhe trupit lidhin lagje, krahina, shtetet, kontinente. I shohim përditë në televizione në celulare. Piktori Gjergji Meta thotë se për mbresat prej tyre vendosi të realizojë dhe këtë ekspozitë me piktura në GAT. “I dua ato që kam pasur në qytetin tim, kam këtu ku jetoj kam parë e kaluar përtej kufijve, dhe për mbresat prej tyre kam vendosur që të realizoj këtë ekspozitë me rreth 30 punime”, thotë piktori. Gjergji Meta vjen në GAT me “Urat” pas ekspozitës personale që hapi me piktura me motive urbane në vitin e kaluar. Veprimtaria e këtij artisti të talentuar është e madhe me mbi 22 ekspozita ndërkombëtare, si dhe pikturat e tij janë kudo në botë. Ka marrë çmime të ndryshme, si dhe çmim të parë në një bienale të huaj. Gjergji Meta është i njohur nga kritikët më në zë si në Itali, Daniele Radinni Tedeschi, Vittorio Zgarbi, Paulo Levi, Federico Caloi , Sandro Serradifalco, Jean Charles Spina, Elena Ciccetti, Georgio Grasso, etj. Në vijim të aktivitetit të tij ka ekspozita personale, si dhe pjesëmarrje në ekspozita të përbashkëta në vendin tonë, por dhe prezantime jashtë vendit. Ekspozita personale “Urat” e piktorit Gjergji Meta do të qëndrojë në GAT deri në datën 14 qershor.
Më të lexuarat


Emin Riza: Kujdesi për monumentet e kulturës duhet të jetë i vazhdueshëm, fatkeqësisht kemi një rënie të Institutit të Monumenteve të Kulturës

Programi “Europa Krijuese”, Margariti: Përmes këtij prezantimi hapëm siparin e një kalendari takimesh

Aktorja Margarita Xhepa në filmin italian “Bubbles”

Filmi dokumentar "Alexander" kandidat për “Oscar” nga Shqipëria, do të shfaqet së shpejti në kinema

Vizatime dhe skica të realizuara në vitin 1967, si dhe skulptura nga Mumtas Dhrami në një ekspozitë

Filmi “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” shfaqet në “TIFF 2023”

Nikolin Gurakuqi: Opera “Goca e Kaçanikut” një vepër patriotike, me muzikë të bukur e ngjarje interesante

Busti i Papa Klementit XI Albani në Muzeun Historik Kombëtar

Angelin Preljocaj: E përfshija Shqipërinë në veprat që krijoja, doja që ky identitet të ndihej kudo, ndaj i dedikova dhe dy koreografi

Helidon Haliti: Lëvizja e veprave nga fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve është shumë e dëmshme, pasi mungon infrastruktura në galeritë e rretheve
