BREAKING NEWS

Plas keq! Krisje e thellë brenda PS së Shkodrës, zbardhen debatet e forta/ Ministrja e njohur shpërthen në ofendime ndaj anëtarëve socialistë: Jeni llumi i partisë. Nuk do ndodhë më…

Plas keq! Krisje e thellë brenda PS së Shkodrës, zbardhen debatet
x
BREAKING NEWS

“Fenomeni Gruevski” në Shqipëri, politikanë dhe qeveritarë në rrezik, pritet publikimi i përgjimeve, emaileve dhe komunikimeve të zyrtarëve të lartë me botën e krimit e biznesmenë

“Fenomeni Gruevski” në Shqipëri, politikanë dhe
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: SPAK shumë shpejtë do të arrestojë kokat e korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri, SHBA nuk do lejojë Metën dhe Berishën të shkaktojnë kaos dhe dhunë

Spartak Ngjela: SPAK shumë shpejtë do të arrestojë kokat e
x
BREAKING NEWS

Ndërkombëtarët “dhunojnë” Vuçiçin, Brukseli fut në “listën e kuqe” Serbinë pas forcimit të bashkëpunimit me Vladimir Putinin

Ndërkombëtarët “dhunojnë” Vuçiçin,
x
BREAKING NEWS

Alarmohet Serbia, Beogradi është nën presionin më të madh nga Perëndimi që nga viti 1999, ja orët vendimtare të Vuçiçit, Kroacia paralajmëron se njohja e Kosovës është e afërt

Alarmohet Serbia, Beogradi është nën presionin më të
x
BREAKING NEWS

Godet Prokuroria e Tiranës/ Apartamente, dyqane e tokë, kërkohet sekustrimi i pasurive të personit që ka lidhje me grupe kriminale, i përfshirë në trafikun e kokainës në Gjermani

Godet Prokuroria e Tiranës/ Apartamente, dyqane e tokë, kërkohet
x
BREAKING NEWS

Thellohet goditja për presidentin Vladimir Putin/ Bilanci i thellë ekonomik i Rusisë është gjithnjë e më katastrofik

Thellohet goditja për presidentin Vladimir Putin/ Bilanci i thellë
x
BREAKING NEWS

Ish-ministri i Ekonomisë përfundon në SPAK. Zbardhen detajet

Ish-ministri i Ekonomisë përfundon në SPAK. Zbardhen detajet
x

Kultura

Piktori Hasan Nallbani me një ekspozitë personale, për publikun shfaqen peizazhe, portrete dhe kompozime

Piktori Hasan Nallbani me një ekspozitë personale, për publikun

Veprat e piktorit Hasan Nallbani prezantohen këto ditë në ekspozitën personale të tij. Ekspozita vetjake e piktorit të njohur me rreth 20 vepra arti në pikturë u hap në galerinë “ArtSaranda”. Kjo ekspozitëështë pjesë e aktiviteteve artistike dhe kulturore, qëpo zhvillohen gjatë këtij sezoni veror në qytetin e Sarandës, por gjithashtu hapjen e saj e bën me dije dheMinistria e Kulturës, që e ka publikuar në kalendarin e aktiviteteve këtë muaj vere. Piktori Hasan Nallbani tregon se prezantimi në galerinë e artit “ArtSaranda” është në vijim të aktivitetit të tij, ku gjatë këtij viti ka çelur dhe të tjera ekspozita në Tiranë. Në Sarandë piktori i njohur Hasan Nallbani tregon se është një përzgjedhje e punëve, që janë në koleksionin e tij.“Në Sarandë në galerinë e artit të qytetit janë ekspozuar rreth 20 punime, por të kushtëzuara nga një lloj formati, sepse atje ajo është një galeri me një hapësirë relativisht të kufizuar dhe e ulët. Është vështirë të vësh aty vepra arti me dimensione të mëdha. Unë i kam vënë në galeri veprat maksimumi 1 metër me 1 metër e 20”, tregon piktori Hasan Nallbani. Për publikun këto ditë vere në këtë ekspozitë që u hap më 11 gusht sipas kalendarit të Ministrisë së Kulturës, janë ekspozuar portrete, peizazhe dhe të tjera vepra që mbajnë firmën e piktorit Hasan Nallbani, një nga artistët e vlerësuar shqiptar. Vetë piktori tregon seështë treguar kujdes, që të mos ketë shumë ngarkesë me vepra në këtë galeri arti. “Nëpunimet në pikturë  që janë ekspozuar në galerinjë pjesëjanë disa kompozime, dy portrete, por ka edhe peizazhe. Unë u nisa për ekspozimin nga kushtet që më thanë, qëështë galeria e Sarandës në ato përmasa. Ruajta një lloj distance për të ekspozuar veprat e mia”, tregon piktori për ekspozitën, që e organizon dhe mbështetetnga Bashkia e Sarandës.

 Një tjetër ekspozitë

Veprat e piktori Hasan Nallbani këtë vit më parë u ekspozuan edhe në galerinë “Kalo” në Tiranë. Piktori tregon se në vijim të aktivitetit të tij nga fundi i vitit 2022 do të hapë një tjetër ekspozitë me piktura, një cikël punësh që sipas tij ka një përmbajtje më të përcaktuar. “Nga fundi i këtij viti mund të bëj sërish një ekspozitë te galeria FAB me një koleksion punësh tënatyrës tjetër, të dimensioneve më të mëdha, me një cikël që ka një përmbajtje më të përcaktuar”, tregon piktori i njohur. Hasan Nallbani u lind në Berat, ku kreu edhe arsimin tetëvjeçar. Në vitin 1949 ka studiuar në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë.  Ka studiuar në degën e Pikturës në Institutin e Lartë të Arteve në vitet 1959-1964, në atelienë e piktorit Guri Madhi. Ka nisur të ekspozojë fillimisht tablo, si “Refugjatët” dhe një seri peizazhesh në Tiranë. Në vitin 1968 ka fituar çmimin e tretë në konkursin kombëtar të artit me tablonë “Letër nga shtabi”. Më 1984 prezantohet me ekspozitë personale në GKA. Projekton Muzeun Ikonografik “Onufri” , në ambientet ndihmëse të Katedrales së “Shën Marisë” në Kalanë e Beratit. Në vitin 1993 ka ekspozuar në Francë. Pas ’90 ka ekspozuar në Tiranë (GKA), Berat, Vlorë, Shkodër etj. Më 2008 cilësohet si Artisti Pamor më i Mirë i Vitit. Në vitin 2010 vlerësohet me çmimin e konkursit ndërkombëtar “Onufri”.