BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Piktori Mustafa Arapi, me “Apokalypse” në Gostivar

Piktori Mustafa Arapi, me “Apokalypse” në Gostivar
Rreth 30 piktura të piktorit të mirënjohur nga Shqipëria Mustafa Arapi, janë ekspozuar në mjediset e galerisë “Kult”, në Gostivar. Cikli i punimeve të titulluar “Apokalypse”, siç thotë Arapi, është motivuar nga paralajmërimi i bujshëm i vitit 2012 sipas kalendarit Maja për shkatërrimin e Botës. Pikërisht më 21 dhjetor të vitit 2012, është promovuar ekspozita e tij personale në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Edhe pse i ka kushtuar një cikël të plotë punimesh të krijuara tetë vite radhazi, Arapi shprehet se nuk i ka besuar tezës për fundin e Botës. Më shumë se sa fuqi të panjohura apokalipsin e sheh të lidhur me njeriun dhe shkatërrimin që ai vetë po i bën natyrës.
 
“Unë nuk kam besuar se Apokalipsi është diçka që do të na vijë nga lart. Njerëzit i janë trembur natyrës, sepse janë shumë të vegjël dhe kanë njohjet minimale. Më kujtohet që 30 vjet më parë kam parë një film të Stanley Kubrick, “Odise në hapësirë”, ku tregon se njeriu, që nga më i hershmi deri te kozmonautët kanë frikën e mosnjohjes së natyrës. Apokalipsi mund të jetë shkatërrimi që vetë njeriu po i bën natyrës apo pasojë e veprimeve të tij, siç mund të jetë lufta bërthamore. Ndaj në një prej tablove unë kam paraqitur një meteor që po i afrohet një qyteti, i cili nuk ka qytetërim, por është tërësisht i betonizuar. Por sot vazhdon të aludohet që Apokalipsi mund të vijë edhe nga fuqi të tjera që ne nuk i njohim, prandaj hasen edhe forma jashtëtokësore në këto tablo.
 
Punimet janë të ndara në katër cikle”, pohon piktori Arapi. Cikli i parë përbëhet me kompozime, cikli i dytë me grafika, në ciklin e tretë përfshihen punime me elemente nga Bizanti dhe cikli i katërt përbëhet nga punime të punuara në grafikë me laps dhe të kombinuara me akrilik. Kolegu i tij nga Gostivari, Reshat Ahmeti tha se pa asnjë dyshim, piktori Mustafa Arapi dhe veprimtaria e tij prej një artisti shumëdimensional, i afirmuar gati në të gjitha fushat e arteve pamore, me të drejtë zë vend në panteonin e krijuesve të shquar shqiptarë, i cili me punën e tij prej një profesionisti qëmoti të arrirë na dëshmoi se veprat e tija të veshura me artistiken dhe tingëllimën e forcës krijuese do të mbesin krijime të dëshmuara me vlera muzeale. Mustafa Arapi u lind më 1950 në Tiranë ku edhe mbaroi studimet e larta universitare në Akademinë e Arteve të Bukura. Po ashtu, ai një kohë punoi edhe profesor në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Arapi është piktor e restaurator i mirënjohur me një  karriere të pasur artistike si dhe fitues i disa çmimeve artistike. 
 

Më të lexuarat