BREAKING NEWS

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë
x
BREAKING NEWS

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët e tij japin lajmin e trishtë: Humbje e madhe! (EMRI+FOTO)

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët
x

Kultura

Piktori Shpëtim Kërçova ekspozitë në galerinë FAB, një përmbledhje veprash të dekadës së fundit

Piktori Shpëtim Kërçova ekspozitë në galerinë

“Dogs/ Roses/Swimmers and Painters/ Amongst the Foliage” titullohet ekspozita personale e piktorit Shpëtim Kërçova, që u çel në galerinë e artit FAB pranë Universitetit të Arteve. Ekspozita me rreth 40 punime, piktura dhe vizatime është kuruar nga Genti Gjikola. Shpëtim Kërçova është një artist bashkëkohor shqiptar, i cili është i përqendruar për tu shprehur thuajse ekskluzivisht nëpërmjet pikturës. Për kuratorin, Gjikola titulli i ekspozitës në vetvete, përtej një enumeracioni shkallëzor poetik është faktikisht një përmbledhje e disa prej cikleve më të rëndësishme të prodhuara nga ai këto dhjetë vitet e fundit, dhe që janë të ekspozuara në ekspozitën e tij personale në galerinë FAB. Kuratori Genti Gjikola në tekstin e tij kuratorial shprehet se artisti vetë i ka emëruar ciklet në anglisht, për të folur më drejtpërdrejtë me një audiencë ndërkombëtare. Me rreth 40 punime, ekspozita “Dogs - Qen / Roses-Trëndafila/ Swimmers and Painters- Notarë dhe Piktorë/ Amongst the Foliage-në Mes të Gjelbërimit” sipas kuratorit Gjikola na sjell përballë në pesë cikle (të përmendura në titull) shqetësimet më private, më ngacmuese dhe më gjurmëlënëse të këtij autori në dekadën e fundit. “Ekspozita, më e madhja e tij personale në Shqipëri, (si nga numri i veprave të prezantuara ashtu edhe nga ciklet e përfshira), përmban thuajse ekskluzivisht vepra në pikturë si dhe disa vizatime parapërgatitore, që kanë shërbyer si skica më të hershme për pikturat e mëpasme”, pohon kuratori për punët e ekspozitës në FAB.

Veprat në teknikën e vajit

Gjithë veprat janë ekzekutuar në teknikën vaj në kanavacë, mediumi më klasik i mundshëm i shprehjes në pikturë. Për kuratorin Genti Gjikola, në përmasa modeste dhe të mesme, pikturat e Kërçovës janë një varg përsiatjesh të pareshtura piktorike mbi tema të caktuara, që janë të gjitha të përfshira këtu. “Thuajse të gjitha veprat e tij janë produkt i vëzhgimit intensiv dhe të shtrirë në kohë nga ambiente të mbyllura (nga studio e artistit, nga shkallët, nga pishina, nga atelieja e klasës së pikturës, nga dritarja, nga ballkoni) mbi subjekte që gjenden jashtë, pa pozime, në lëvizje të pakontrolluar dhe të padiktuar nga artisti si qentë, notarët, njerëzit, piktorët, studentët, vegjetacioni, bimësia. Fluksi dhe qerthulli i jetës përreth kapet në momente esenciale nga artisti”, vijon Gjikola. Edhe pse të gjitha janë figurative në paraqitje, në tekstin e tij kuratorial Gjikola shprehet se ky prezantim i rëndësishëm në karrierën artistike të Kërçovës përqafon me këmbëngulje tensionin, që ekziston mes shprehjes abstrakte dhe figuracionit. Sipas tij, piktori Kërçova nuk ka një protokoll zyrtar për të ndjekur dhe as elozhe për të thurur. “Pavarësisht pretendimeve të tij ndryshe Kërçova në të vërtetë është një artist emocional me aftësi të admirueshme për evokimin dhe risjelljen me qartësi analitike të skenave piktorike të personazheve individualë (dhe, me raste, edhe turmës) urbane në kërkim të identitetit personal dhe vendit të tyre në hapësirën e përbashkët, edhe pse abstrakte, morale. Kur nuk është e mbingarkuar me detaje (stili i tij është në dukje i thjeshtë) puna e tij ka një rezonancë delikate”, shprehet mes të tjerave kuratori. Ekspozita që u hap të hënën do të qëndrojë deri në 25 maj në galerinë FAB.