BREAKING NEWS

Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, ja kush është bashkëpunëtori i ngushtë me 3 dosje në SPAK që mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për ish-kryeministrin

Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët
x
BREAKING NEWS

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë, kreu i “Foltores” shton kërcënimet ndaj SPAK

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri
x
BREAKING NEWS

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit, “Zëri i Amerikës” zbardh skenarin si kryeministri i dha miliona euro pasuri dhëndrit të kreut të “Foltores”

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit,
x
BREAKING NEWS

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë tradhtarësh dhe zbardh skandalet e ballistëve, ja mesazhi për Alimadhin dhe faktet që tregojnë se partizanët çliruan Shqipërinë nga nazistët e fashistët

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë
x
BREAKING NEWS

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i pamëshirshëm i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i
x
BREAKING NEWS

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron pronarët dhe tregon çfarë fshihet pas indeksimit, shoqata paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron
x
BREAKING NEWS

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e
x

Kultura

Piktorja Marjana Goxhabelliu dhe skulptori Idriz Balani me një ekspozitë të përbashkët në GAT, si mund të qëndrojë arti modern me të traditës në veprat e dy artistëve

Piktorja Marjana Goxhabelliu dhe skulptori Idriz Balani me një

Skulptori Idriz Balani dhe piktorja Marjana Goxhabelliu vijnë për herë të parë me një ekspozitë të përbashkët në GAT. Piktura dhe skulptura janë ekspozuar në Galerinë e Artit Tiranë, ku e veçanta e ekspozitës është si mund të qëndrojë arti modern me të traditës në veprat e dy artistëve. Artistë, por edhe dy miq të mirë, Goxhabelliu dhe Balani vijnë së bashku me një ekspozitë këtë shtator kuruar nga dr. Abaz Hado, që në hapje të saj bëri bashkë artdashës, miq, kolegë e dashamirës të tyre. Drejtori i GAT dr. Abaz Hado, i cili ka kuruar ekspozitën thotë se piktorja Goxhabelliu dhe Balani vijnë nga i njëjti vend dhe kanë perceptime të ndryshme. Hado shprehet se njëri është më klasik, por artistët bashkarisht kanë bërë dhe disa vepra skulpturore, që i kanë në këtë ekspozitë në Galerinë e Artit Tiranë (GAT). Marjana Goxhabelliu është një artiste abstrakte, lëviz me një sipërfaqe e cila ka shumë elementë, ka shumë thellësi, por gjithsesi në veprat e saj sipas dr. Hados në këtë përpunim që i bën sipërfaqes ndihet e freskët, e konstruktuar, fraktura e pikturës është shumë efikase, shumë e harmonizuar. “Është një orkestër ngjyrash. Pra një element shumë veglash muzikore, që janë në një harmoni të plotë dhe kjo është si një dirigjente e mirë, e cila vendos secilin në krahun e vet dhe krijon balanca shumë interesante dhe kontraste shumë dinamike në ritmin e vet të brendshëm piktura e saj”, tregon dr. Hado për pikturat që janë ekspozuar në këtë ekspozitë. Sa futesh në GAT janë portretet e skulptorit Idriz Balani, një autor i njohur dhe i vlerësuar me aktivitetin e tij, ku dr. Abaz Hado shprehet se ai ndjek formën, e trajton shumë mirë atë dhe kap karakteret. “Sigurisht dallon në strukturat e tij, sidomos portreti i Ismail Qemalit apo portreti i prindërve të tij, që janë të një arti realist të fortë, të konstruktuar mirë, të trajtuar mirë dhe të punuara sigurisht me një mjeshtri të gdhendjes së mermerit”, shprehet dr. Hado.  GAT mirëpriti këtë herë dy artistët Goxhabelliu dhe Balani, por dr. Hado thotë se në këtë ekspozitë të përbashkët janë vepra, që lidhen shumë mirë dhe me mjedisin e galerisë, ku një sallë është me skulptura, një me piktura dhe salla e tretë e alternuar me piktura dhe skulptura.

Piktorja Marjana Goxhabelliu dhe skulptori Idriz Balani me një

Piktorja Marjana Goxhabelliu dhe skulptori Idriz Balani me një

Punët në pikturë në GAT

Piktorja Marjana Goxhabelliu (Anabela) ka një përvojë të gjerë pune në fushën e artit. Ka marrë pjesë në shumë aktivitete brenda dhe jashtë vendit, ku ka hapur edhe ekspozita personale dhe ka marrë pjesë në ato kolektive. Goxhabelliu shprehet se janë punime në pikturë që janë bërë në këtë periudhë, por jo të gjitha. Janë piktura të paekspozuara më parë, me përjashtim të një vepre. “Kam punime në pikturë, ku janë dhe tre në skulpturë, një eksperiencë e re për mua që më pëlqen”, thotë ajo. Marjana Goxhabelliu e adhuron ngjyrën. Një adhuruese e dritës, e diellit, piktorja mundohet të kap maksimumin e saj që ta hedh në telajo. “Unë jam në kërkim të dritës gjithmonë. Më pëlqen drita, më shumë se errësuar, dhe mundohem të sjell punë të gëzueshme te njerëzit. Jam pak dhe imagjinare. Qytetin e ëndërroj sipas mënyrës sime, por gjithmonë të jetë dhe e gëzueshme. Këto janë si dëshira të mia që më vijnë nga brenda. Kjo është dhe gjëja kryesore kur unë filloj të punoj dhe besoj ia kam arritur me punë”, tregon piktorja.  Pas prezantimit më parë në ekspozitën kolektive “Muri” në Tiranë dy artistët vijnë tani në GAT me një ekspozitë personale, por Goxhabelliu tregon se kanë punuar projekte më parë bashkë me Balanin dhe tani menduan të bënin bashkë këtë ekspozitë. “Këtu kam ekspozuar 22 piktura dhe 3 skulptura që i kam realizuar me Idrizin”, tregon ajo. Piktorja Marjana Goxhabelliu ka fituar disa çmime, por aktiviteti i saj përfshin dhe restaurimin e pikturës në Kishën Katolike Prizren. Krijimtaria artistike e Goxhabelliut është e shpërndarë në shumë galeri, koleksionistë dhe artdashës privat në Qipro, Stamboll, Beograd, Sarajevë, Frankfurt, Velingrad (Bullgari), Napoli (Akademia e Arteve Nap Selanik, Jordani, lzmir, etj.

Piktorja Marjana Goxhabelliu dhe skulptori Idriz Balani me një

E veçanta e ekspozitës

Skulptori Idriz Balani në këtë ekspozitë vjen me portrete. Figura e Ismail Qemalit, “Pranvera”apo dhe portretet e prindërve janë vetëm disa prej asaj që do të gjejnë vizitorët në këtë ekspozitë, që u hap këtë shtator në GAT. “Kjo është hera e parë që bëjmë një ekspozitë të përbashkët me Marjanën. Ne kemi marrë pjesë dhe në ekspozita kolektive, ku ka qenë e pranishme ajo dhe unë. Por këtë herë është ekspozitë vetëm me punët e ne të dyve. Punimet e mia janë të gjitha në mermer. Kjo ekspozitë ka këtë të veçantë, se si mund të qëndrojë arti modern me artin e traditës. Saç është koherente piktura moderne sot dhe skulptura moderne, po aq koherente është dhe skulptura e traditës dhe të dyja këto qëndrojnë mjaft mirë bashkë. Ne kemi dhe një bashkëpunim për këto vepra, ku janë tre punë që janë ekspozuar dhe i kemi quajtur “Kapriço””, tregon skulptori Balani. Portretet që janë ekspozuar dhe janë realizuar nga Idriz Balani sipas tij nisin që nga vitet ’80 dhe deri në kohën sot. Balani tregon se tre vepra janë të vitit 2023. “Të këtij viti janë portretet Babai, Nënë Tereza dhe Ismail Qemali”, thotë ai për punët në këtë ekspozitë të përbashkët, që do të jetë deri nga fundi i muajit në GAT. Skulptori Idriz Balani për nga koncepti i shkollës që ka kryer, por edhe nga formimi i tij, ushtron veprimtarinë në fushën e Artit Realist të kavaletit e monumental. Në kushtet historiko - kulturore që po kalon sot Shqipëria, në tranzicionin e tejzgjatur nga sistemi komunist në atë demokratik, shpallja e Pavarësisë së shtetit të Kosovës, si pjesë e kombit shqiptar, bëri të mundur që ky skulptor të thellohet në tematikën historike. Pjesë e krijimtarisë së tij janë heronjtë dhe dëshmorët e kombit shqiptar në shekuj. Autor i dhjetëra shtatoreve, busteve e medalioneve. Në aktivitetin e tij është vlerësuar me çmime të ndryshme dhe ka vepra të vendosura në Durrës, Fier, Sarandë e Konispol në Shqipëri, si dhe në Prishtinë, Pejë, Deçan, Mitrovicë, Prekaz, etj, si dhe në koleksione dhe ambiente private në Gjermani,Francë, Greqi, Rumani, Florida, etj.

Piktorja Marjana Goxhabelliu dhe skulptori Idriz Balani me një