BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Kultura

Piro Mani ndahet nga jeta, Margarita Xhepa e Mevlan Shanaj: Ishte maja më e lartë teatrore e skenike, do mbetet babai i regjisurës shqiptare

Piro Mani ndahet nga jeta, Margarita Xhepa e Mevlan Shanaj: Ishte maja më e

Regjisori dhe aktori Piro Mani “Nderi i Kombit” ndërroi jetë të enjten në moshën 89-vjeçare. Me një kontribut të madh në artin shqiptar, për artistët ndarje e tij nga jeta është një humbje e madhe. Artistë të ndryshëm mes dhimbjes, shprehen se të punoje me regjisorin Piro Mani ishte një shkollë e madhe. Për aktoren e njohur Margarita Xhepa, regjisori Piro Mani ishte babai i regjisurës shqiptare. “Jam pa fjalë, sepse është një humbje e madhe. Piro Mani me të vërtetë kishte disa vite që nuk e kishim pranë këtu, sepse ishte në Amerikë, por ai ka qenë gjithmonë me ne. Është dhe mbetet babai i regjisurës shqiptare. Kam pasur fatin të punoj me të. Ai plus shkollës së madhe që kishte marrë në Bashkimin Sovjetik, ishte një burrë i mençur dhe plot fantazi dhe intutitë. Ngjiti në skenë jetën dhe të gjitha ngjyrat njerëzore”, shprehet ajo. Aktorja Maragrita Xhepa vlerësuar “Nderi i Kombit”, thotë se të punoje me regjisorin Piro Mani ishte një shkollë, dhe ai është emri i madh i regjisë shqiptare. “Shfaqjet e tij dallohen për karakteret nga më të bukurat dhe nga më të vërtetat e jetës me art të madh. Të punoje më Piro Manin ishte shkollë e madhe teatrale, dhe në të gjitha shfaqjet e tij punohej me kënaqësi të jashtëzakonshme. Ishte një regjisor me kulturë dhe e donte artin, punonte me dashuri, kishte respekt për artistët. Piro Mani është emri i madh i regjisurës shqiptare”, thotë aktorja. Regjisori Mevlan Shanaj e cilëson një legjendë, që jo vetëm hyri në histori dhe kujton edhe rolin e Sali Protopapës. “Piro Mani nga fillimi i viteve ‘60 solli në Shqipëri teatrin modern të kohës. Realizimet e tij në teatrin e Korçës e vendosën atë në fronin mbretëror të regjisurës teatrore. Sot mund të themi se ai është maja më e lartë teatrore skenike shqiptare, në të cilën kulmojnë karakteret e panumërta të aktorëve, mjafton të kujtojmë “Arturo Ui”, “Hijet e natës”, “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”, “Pamje nga ura”, etj. Mos harroni interpretimin antologjik të Sali Protopapës. Lamtumirë legjendë, që jo vetëm hyre në historinë e skenës, por prej sot hapen memuaret për brezat që vijnë”, thotë Shanaj “Mjeshtër i Madh” në mesazhin tij. Aktorja Zamira Kita shkruan se regjisori Piro Mani la pas një histori të pasur të teatrit shqiptar. Drejtoresha e teatrit të Korçës Zamira Kita e cilëson gjiganti i teatrit. “Do më mungojnë bisedat e tua në telefon, këshillat e tua, mirësia dhe historitë e bukura të teatrit! Ti le pas një histori të pasur, të teatrit shqiptar! Ti ishe dhe do të ngelesh, legjendë! Kurrë nuk do të harrojë Korça dhe Shqipëria! Lamtumirë gjigand i teatrit!”, shprehet ajo. Mesazhe të shumta shpërndanë dje artistët, por dhe personalitete të politikës shqiptare. Në nder të regjisorit Piro Mani nderuar me titullin “Nderi i Kombit”, Teatri Kombëtar shkruan se fton të gjithë komunitetin artistik dhe publikun e gjerë këtë mbrëmje për një homazh të fundit në nder të ikonës së skenës shqiptare, në sheshin përpara “ArTurbinës”.

 Jeta dhe vepra

Piro Mani lindi në 14 prill të vitit 1932 në Korçë. Ai është një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar. Regjisor dhe pedagog i shkëlqyer, për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar. Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë. Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet. Që nga 1967-1992 ka qenë regjisor i Teatrit Kombëtar, ku ka vënë me dhjetëra pjesë teatrale. Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje. Është nderuar me shumë çmime. Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës. Shfaqjet kulminante janë "Cuca e maleve", “Fytyra e dytë”, "Arturo Ui", "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", “Epoka para gjyqit”, "Nata e 12 -të", “Prometeu”, etj. Është angazhuar edhe në disa filma artistikë. Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”. Prej disa vitesh jetonte në Nju Jork, SHBA, së bashku me të shoqen, aktoren e mirënjohur Pavlina Mani dhe familjen.