BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të shqyrtohet/ Mblidhet me urgjencë Gjykata Kushtetuese, a do të rrëzohen zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 dhe a do të ketë zgjedhje të parakohshme?

Çfarë pritet të shqyrtohet/ Mblidhet me urgjencë Gjykata
x
BREAKING NEWS

Kur do arrestohen 'peshqit e mëdhenj'? SHBA paralajmëron ndryshimin e MADH në Shqipëri

Kur do arrestohen 'peshqit e mëdhenj'? SHBA paralajmëron
x

Kultura

Piro Milkani: Vath Koreshi fat i madh për ne, na ka lënë si trashëgimi shumë vepra të mira

Piro Milkani: Vath Koreshi fat i madh për ne, na ka lënë si

Aktiviteti “Vath Koreshi shkrimtar, skenarist i shquar” u zhvillua nga Qendra Kombëtare të Librit dhe Leximit, në nder të 85-vjetorit të lindjes së tij. Pjesëmarrës në këtë aktivitet të premten qenë shkrimtarë dhe regjisorë të njohur miq dhe bashkëpunëtorë të Vath Koreshit, si Piro Milkani, Vladimir Prifti, Albert Minga, Preç Zogaj, Rudolf Marku dhe Besnik Mustafaj, si dhe aktorja Tinka Kurti apo e bija e Vath Koreshit znj. Ermela Koreshi, të cilët rrëfyen kujtimet e tyre me Vath Koreshin, bashkëpunimet, por edhe vlerësuan personalitetin dhe kontributin e tij në letërsinë dhe kinematografinë shqiptare. Për kineastin Piro Milkani, Vath Koreshi është një ndër shkrimtarët më të mirë, që dha lëndën e parë në kinematografinë tonë. “Vath Koreshi është një ndër shkrimtarët më të mirë dhe ishte fat i madh për ne, që për dhjetë vjet ai punoi si skenarist dhe shkroi skenare shumë të mira filmi. Kjo është arsyeja që unë kur diskutohet për kinemanë shqiptare, them që kinemaja shqiptare nuk mund të jetë provinciale. Është një kinema me traditë, një kinema profesioniste, sepse burimin, materialin, lëndën e parë ne na e jepte Vath Koreshi, Kiço Blushi, Ismail Kadare, Natasha Lako, Dhimitër Xhuvani, Dritëro Agolli, etj”, shprehet kineasti Piro Milkani. Prodhime të suksesshme të kinematografisë shqiptare janë me skenarin e shkruar nga Vath Koreshi. Kineasti Piro Mikani, sjell në vëmendje prodhime kinematografike, që ai i cilëson kryevepra. “Vath Koreshi ka lënë disa vepra madhështore, sidomos do të nënvizoja filmin “Rrugë të bardha”, që ka lënë një kryevepër bashkë me Viktor Gjikën apo dhe filmi “Gjeneral Gramafoni” përsëri po me Viktor Gjikën”, thotë kineasti i njohur Milkani.

 Bashkëpunimi për filmat

Regjisorë të ndryshëm realizuan filmat e tyre me skenarin e shkruar nga Vath Koreshit. Mes tyre kineasti Piro Milkani tregon se ka bashkëpunuar me Vath Koreshin si skenarist për dy prodhime filmash. “Unë kam pasur fatin e madh të bashkëpunoj me Vathin në dy filma, “Në kufi të dy legjendave”, dhe njëkohësisht kam punuar me Vathin dhe Dhimtër Anagnostin si skenarist te filmi “Besa e kuqe”. Aty kam parë se si Vathi, Dhimtri dhe unë kemi shkuar vend më vend dhe shtëpi më shtëpi dhe kemi takuar njerëz që kanë qenë pjesëtarë në atë vrasje në gusht të 1944 në Vig të Mirditës për të realizuar një film sa më realist dhe sa më të vërtetë. Vath Koreshi është një emër shumë i rëndësishëm jo vetëm në letërsinë shqipe, por dhe në kinematografinë shqiptare, sepse na ka lënë si trashëgimi shumë vepra të mira”, tregon kineasti i njohur Piro Milkani. Vath Koreshi (Lushnjë, 7 maj 1936 - Romë, 3 shkurt 2006) ka qenë shkrimtar, skenarist dhe politikan shqiptar. Me emrin e Vath Koreshit nuk lidhet vetëm letërsia, por dhe kinematografia, ku ai spikati si skenarist. Koreshi studioi gjuhën dhe letërsinë në Universitetin e Tiranës më 1964. Vath Koreshi ka qenë deputet në legjislaturën e XVI-të të Kuvendit Shqiptar, ndërsa ka qenë Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve gjatë viteve 1991-1992. Në titujt e veprave të tij përmendim “Kur zunë shirat e vjeshtës - (1964), “Dy të shtunat e Suzanës” (1972), “Mali mbi kënetë” (1977), “Rekuiem për një grua” (1995), “Dasma e Sakos” novelë (1980), “Haxhiu i Frakullës” novelë (1980), “Rrugë të bardha” skenarist/film (1974), “Gjeneral gramafoni” - skenarist/ film (1987), “Balada e Kurbinit” (1987) edhe skenarist i filmit me të njëjtin titull, etj. Më 2008 shkrimtarit Vath Koreshi iu dha titulli “Nderi i Kombit”.