
Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

“Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, TKOB publikon materialet e 35 viteve më parë

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Prill 2021

Baleti “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë” u shfaq premierë më 30 mars të vitit 1986. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shkruan se legjenda popullore e Gjergj Elez Alisë u bë 35 vite më parë subjekt i baletit “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, me libret të Ismail Kadaresë, muzikë të Feim Ibrahimit, regji dhe koreografi të Agron Alisë dhe skenografi të Naxhi Bakallit. “Baleti “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë” është vlerësuar kështu nga shtypi kohës: “Një ndër arritjet më të mira të baletit tonë kombëtar”; “Vepër me mesazh aktual"; “Një vepër baleti me vlera të dukshme”; “Balet i realizuar në të gjithë përbërësit”, etj. Nga ky balet ndajmë me ju këto skica të piktorit Naxhi Bakalli dhe foto nga shfaqja”, shkruan Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, që ka publikuar dhe disa foto nga ajo kohë kur vepra erdhi në skenë. Për herë të parë në skenën shqiptare baleti u shfaq në 30 mars të vitit 1986 me dirigjim nga Rifat Teqja dhe në atë kohë Gjergj Elez Alia u interpretua nga Ilir Kerni, Llaqi Nako dhe Arben Kuçaj, ndërsa personazhi tjetër kryesor, Dardina nga Albana Suljemani dhe Julika Islami, Pëllumb Agalliu, Leonard Xhokaxhi, etj. Pas vitit 1986, vepra e cilësuar si një nga baletet më të bukur, është rikthyer në skenë dhe në vitet 2000 dhe 2005, ndërsa në 2021 ajo iu shtua axhendës së 100-vjetorit të pavarësisë. Vepra ka katër tablo. Ajo nis me Gjergj Elez Alinë, që ka nëntë vjet që dergjet në shtrat nga plagët e marra dhe ardhjen e Bajlozit. E më pas përfundon me duelin legjendar të Gjergj Elez Alisë më Bajlozin, që ndonëse më nëntë plagë në trup e vret atë. Por, në kulmin e gëzimit ai mbyll sytë nga plaga e dhjetë që ka marrë, mbyll sytë mes kreshnikëve të tij në krahët e të motrës. Agron Aliaj studimet e larta i kreu në shkollën koreografike pranë Teatrit Akademik të Moskës (1950-1956). Emërohet solist i parë i trupës së baletit të Teatrit të Operës dhe Baletit, ku realizoi me nivel të lartë artistik interpretativ disa kryerole të literaturës së baletit nacional dhe atij botëror: “Halili dhe Hajrija” (1963), “Delina” (1964), “Cuca e maleve” (1970) apo tek baletet klasike: “Kujdesi i kotë” (1957), “Romeo dhe Zhulieta” (1957), “Francesca da Rimini” (1962), “Lola” (1958), “Paganini” (1963), “Fadeta” (1960), etj. Aktiviteti artistik pasurohet me veprën e tij krijuese koreografike. Ai është autori i shumë baleteve kombëtare “Cuca e maleve” (1970), “Tokë e pamposhtur” (1977), “Para stuhisë” (1982), “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, “Halili dhe Hajria”, (1966) si dhe baletet klasike “Zhizel” (1988), “Don Kishoti” (1990), “Romeo dhe Zhulieta” (1996), etj.
Më të lexuarat


Çmimi “Pjetër Gaci” edicioni i njëzetë, konkurrimi në disiplina të ndryshme muzikore

Arti, trashëgimia kulturore dhe e drejta e autorit, në marrëveshjen Shqipëri-Turqi

Autorët: Poezia shqipe meriton të prezantohet më mirë në gjuhë të tjera, shumë antologji të botuara në botë nuk përfaqësojnë vlerat tona

Muzeu Arkeologjik në Durrës, objekt i rëndësishëm për trashëgiminë kulturore

Promovimi dhe evidentimi në fushën e letrave, QKLL hap thirrjen “Fondi i Krijimtarisë Letrare për të Rinj”

Abaz Hado: Ekspozita e Helidon Halitit, një dialog me veten dhe shoqërinë si sintezë e kohës

TKOBAP: Vaçe Zela, ikona e këngës shqiptare

“Trëndafilin kur ta dhashë” me muzikën më të bukur popullore, një koncert me artistët e Ansamblit Popullor

Qyteti mesjetar Lissus, miratohet projekti për ndërhyrje konsoliduesue-restauruese

Botuesit kritikë: Nuk kemi librari të funksionojnë në mënyrë bashkëkohore, janë në kufijtë e mbijetesës
