BREAKING NEWS

Putini i tregon “vijat e kuqe: NATO: Nëse dërgon trupa në Suedi dhe Finlandë, ne do të përgjigjemi

Putini i tregon “vijat e kuqe: NATO: Nëse dërgon trupa në
x
BREAKING NEWS

Nesër në gazetën "SOT" do të lexoni: Rriten pagat në administratë, ja kush përfiton! Zbulohen dhe sa do të jenë pagesat e kompensimit për efektivët e policisë që shërbejnë larg vendbanimit

Nesër në gazetën "SOT" do të lexoni: Rriten pagat
x
BREAKING NEWS

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, reagon Bardhi: Berisha duhet të ulë kokën dhe të heshtë, do të turpërohet kur...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, reagon Bardhi: Berisha duhet të ulë
x
BREAKING NEWS

“Ka një problem, aty kushtojnë shumë proceset dhe e dyta...”, Sali Berisha njofton lëvizjen e radhës për padinë ndaj Blinken-it

“Ka një problem, aty kushtojnë shumë proceset dhe e
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha zbulon prapaskenat: Ja çfarë do të ndodhë me selinë e PD-së nëse gjykata i jep vulën Alibeajt

Sali Berisha zbulon prapaskenat: Ja çfarë do të ndodhë me
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton opozitën shpallja e tij non-grata? Berisha habit me përgjigjen

A po e dëmton opozitën shpallja e tij non-grata? Berisha habit me
x
BREAKING NEWS

“Do të ketë mbi 30 mijë vetë në protestë!”, Arian Çani bën reagimin epik ndaj deklaratës së Luçiano Boçit: Uaaaa, o Ylli e di ç’do të thotë...

“Do të ketë mbi 30 mijë vetë në
x
BREAKING NEWS

Habit me deklaratën e tij Sali Berisha: Unë jam kosovar

Habit me deklaratën e tij Sali Berisha: Unë jam kosovar
x

Kultura

Plani i Menaxhimit për Beratin dhe Gjirokastër, IKTK një takim me studentë e pedagogë

Plani i Menaxhimit për Beratin dhe Gjirokastër, IKTK një takim me

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore bën me dije se një tjetër bashkëpunim ka nisur me CHwB Albania, Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dhe Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore të Beratit dhe Gjirokastrës. Sipas IKTK ky bashkëpunim është me qëllimin e përbashkët për një përfshirje sa më aktive të brezave të rinj në projektet e trashëgimisë kulturore. “Në kuadër të hartimit të Planit të Menaxhimit të Integruar për qendrat historike Berat dhe Gjirokastër, IKTK është duke ofruar një mundësi për studentet e fakultetit, duke i bërë ata pjesë të procesit të konsultimit me komunitetin. Nisëm punën me një takim me studentë dhe pedagogë të Departamentit të Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore, nëpërmjet së cilës ndamë eksperiencat e përbashkëta dhe detyrat e parashikuara për në vazhdim”, thuhet në faqen e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) në Facebook. Më 15 korrik 2005 Gjirokastra u përfshi në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, e vlerësuar për arkitekturën, historinë dhe traditën e saj. Qyteti ruan skemën urbanistike, ku çdo shtëpi ka karakteristika të veçanta që lidhen me terrenin mbi të cilin është ndërtuar. Sipas kategorive të monumenteve kulturore, në qytet dallohen kalaja, pazari, ndërtimet e kultit dhe shtëpitë e banimit. Qyteti i Beratit iu shtua listës së trashëgimisë kulturore të UNESCO-s në 2008, si një shembull i rrallë i një qyteti të periudhës otomane. Kalaja përbën një nga pamjet më të mrekullueshme të qytetit. Me kalimin e kohërave ajo ka pësuar disa ndryshime gjatë shekujve VI, VIII, XV dhe XIX. Ndërtesat brenda kalasë janë ndërtuar gjatë shekullit të XIII dhe për shkak të arkitekturës së tyre karakteristike janë ruajtur si monumente kulture. Kalaja ka shumë kisha bizantine si dhe disa xhami të ndërtuara gjatë epokës otomane, e cila filloi në vitin 1417.