BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Plani për ndërhyrje në memorialin e Skëndërbeut, autori apel Ministrisë së Kulturës të ruhet autenticiteti i veprës

Plani për ndërhyrje në memorialin e Skëndërbeut, autori

Memoriali i Skënderbeut pret ti nënshtrohet një projekti rehabilitimi të plotë. Memoriali i ndërtuar në vitin 1981 është i amortizuar dhe pa ndërhyrje prej vitesh. Në kuadër të “Vitit të Skënderbeut” u bë i ditur projekti për ndërhyrjen në Memorialin e Skënderbeut, ai është ngritur më 23 Nëntor 1981, dhe është projektuar dhe ideuar nga arkitekt dr. Latif Lazimi, dhe skulptori Odhise Paskali si ideatori i veprave të artit të Memorialit. Autori i projektit arkitekt dr. Latif Lazimi pohon se vepra të tilla duhen mirëmbajtur dhe nuk mund të lihen në këtë gjendje, ku prej dekadash ka munguar vëmendja. Sipas tij përgjegjësia kryesore shkon për Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe Ministrisë, që kanë përgjegjësi për monumentet. “Memoriali është në qendër të zonës arkeologjike të Lezhës antike dhe vet memoriali nuk duhet të rrethohet, por zona arkeologjike mund të rrethohet. Detyra e parë e IMK është mirëmbajtja e monumenteve, sepse kjo ndërhyrje jo vetëm i shpëton nga rrënimi, por ju zgjat jetën. Unë jam autor i projektit dhe skulptori Odhise Paskali është ideatori i veprave të artit. Ministria e Kulturës dhe IMK patjetër që duhet të kishin ndërhyrë më parë në Memorial, por siç ndodh i lëmë gjërat të dëmtohen dhe pastaj kur ka përvjetorë dhe ndërhyhet”, pohon autori i projekti Lazimi. Kur pas më shumë se tre dekadash është menduar të bëhet një ndërhyrje e tillë, autori i projektit arkitekti Latif Lazimi jep mesazhin se Memoriali është monument kombëtar dhe kërkon mirëmbajtje të vazhdueshme, por çdo projekt që do të zbatohet aty duhet të respektojë atë fillestar. “Projekti i restaurimit për Memorialin e Skënderbeut duhet të respektojë projektin fillestar, që është realizuar. Duhet të ruhet projekti i realizuar natyrisht duke bërë ristrukturimin e elementeve të dëmtuar për ndërtimin e ri dhe restaurimin e elementeve të dëmtuar për kishën në tërësi. Mirëmbajtja e monumentit nga IMK është e domosdoshme që të kryhet vazhdimisht dhe jo me afate kohore shumë të gjata siç ka ndodhur me memorialin pas 37 vjetësh, por fatmirësisht po ndërhyhet”, vijon më tej arkitekti Lazimi. Memoriali ka një varësi të dyfishtë, nga Bashkia e qytetit Lezhë dhe Ministria e Kulturës.

Puna, që nisi më 1978

 Puna për realizimin e Memorialit ka nisur që në vitin 1978. Autori i projektit sjell në vëmendje punën që nisi për Memorialin. “Në vitin 1978 drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës që drejtohej atë kohë nga Sotir Kosta, më thotë mund të bësh ndonjë skicë për Kishën e Shën Kollit në Lezhë, ku është varrosur Skënderbeu. Në IMK kishte dy vjet që punohej për Kishën e Shën Kollit për rikonstruksionin e saj për ta dërguar për miratim, por si dukej nuk i pëlqente komisionit, që merrej me miratimin e tij. Kur paraqita skicat në komision, sidomos prof. Aleks Buda dhe skulptori i popullit Odhise Paskali thanë: kjo zgjidhje na lumturon, kjo është zgjidhja për Memorialin e Skënderbeut”, kujton arkitekti Lazimi. Por ndërsa shpreson që me këtë ndërhyrje pas 37 vitesh Memoriali i Skënderbeut do të dalë nga gjendja skandaloze që u pohua, ai autor i projektit arkitekti Latif Lazimi pohon se puna përfshiu një kompleks projektesh ku bënin pjesë dhe gërmimet arkeologjike në vitin 1978. “Filloi hartimi i projektit, që në realitet përfshiu një kompleks projektesh, ku bënin pjesë gërmimet arkeologjike në mjedisin ku do të ngrihej memoriali të drejtuara nga prof. Skënder Animali dhe prof. Çesk Prendi. Ndërtimi përqark kishës si dhe restaurimi i saj, por dhe restaurimi i monumenteve të zbuluara në mjedisin pranë Memorialit”, vijon arkitekti Lazimi. Gjendja problematike është pohuar dhe më parë nga specialistët e trashëgimisë, por vetëm në “Vitin e Skënderbeut” po bëhet e mundur për të ndërhyrë në Memorial.

Nga Julia Vrapi

Më të lexuarat