BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

“Plein Air” hapet në Muzeun Kombëtar, piktorët: Një gjendje alarmante për artin

“Plein Air” hapet në Muzeun Kombëtar, piktorët:

Ekspozita e “Plein Air” vjen në edicionin e pestë për publikun. Një ekspozitë, që ka bërë bashkë në këtë edicion në Muzeun Historik Kombëtar autorë të grupit të “Plein Air”, por mes tyre si çdo vit nuk mungojnë dhe të ftuarit. Në këtë ekspozitë janë vepra që prezantohen për herë të parë për publikun, peisazhe nga vendet më piktoreske të vendit nga veriu e deri në jug. Në ekspozitë gjejmë veprat e piktorëve si Kujtim Buza, Vangjo Vasili, Nikolin Ivanaj, Sadik Kasa, Pashk Përvathi si dhe të tjerë autorë që prezantohen me nga pesë peisazhe. Kuratori i ekspozitës, piktori i njohur Vangjo Vasili shprehet se përmes veprave të artit piktorëve peisazhistë në grupimin "Plein Air" vjen një krijimtari në kohë . “Krijimi i bukur mbetet gjithnjë i bukur. Ai kurrë nuk mund të jetë i vjetruar ose i ri, po nuk pati vlerë. Vepra e bën atë që ti mbijetojë kalimit të kohës. Njerëzit nuk janë të gjithë njësoj dhe nuk rendin pas një forme arti. Ka plot njerëz, që duan të shohin një peisazh të traditës, një pikturë të traditës, sigurisht me qëndrime të kohës sepse nuk është e thënë që të riprodhosh natyrën në mënyrë motamo, pasi atëherë nuk do kishim krijim. Prandaj qëndron dhe bukuria e këtij zhanri se vjen e zhvendosur në kohë, me kërkesa të reja etj”, shprehet piktori Vasili. Por në aktivitetin artistik nuk mungojnë vështirësitë. Edhe këtë muaj të fundit të vitit, piktorët pohojnë se vazhdon e njëjta situatë në art dhe kulturë. Sipas piktorit Vangjo Vasili, edhe pse përballë këtyre vështirësive artistët nuk do të ndalen, por ka tre dekada që mungon vëmendje në art. “Është zhdukur vëmendja nga gjërat, që janë për shpirtin dhe është drejtuar drejt atyre që sjellin të ardhura. Vazhdon e njëjta situatë, por ne nuk kemi pse ankohemi fort, kur ndodhemi para një ekspozite që duam ta bëjmë, dhe ne do ta bëjmë patjetër ekspozitën. Nga Ministria e Kulturës nuk ka asnjë lloj sinjali ndihme për këtë grupim piktorësh. Por nuk ka asnjë lloj sinjal ndihme për të gjitha gjërat në art. Ka gati 30 vjet, që nuk ka asnjë lloj interesimi për artistin, për krijimtarinë në vend”, pohon piktori i njohur Vangjo Vasili.

Pikturimi direkt nga natyra

Ekspozita e këtij grupimi piktorësh peisazhistë është me rëndësi dhe për piktorin Nikolin Ivanaj. Ai shprehet se duhet të ruhet tradita me peisazhin. “Kjo ekspozitë ka në qendër pikturimin direkt nga natyra, që është një traditë edhe evropiane, por edhe shqiptare, që tani për fatin e keq ne jemi të fundit që aplikojmë një gjë të tillë. Është për të ardhur keq, që nuk do të ketë më peisazhistë sepse ka ndryshuar koha dhe nuk bëhet, e quajnë diçka të tejkaluar peisazhin, kur në Amerikë kjo është një traditë, që lëvrohet nga i madh dhe i vogël, po ashtu dhe në vende si Angli, Australi etj. Kështu që ne vazhdojnë punën tonë si piktorë dhe vijmë para publikut me ekspozitën tonë këtë herë me grupin “Plein Air” në Muzeun Historik Kombëtar. Unë e shikoj si një nga ekspozitat më të bukura, që është hapur ndonjëherë”, pohon piktori Ivanaj. Duke folur për ekspozitën, piktori Nikolin Ivanaj shprehet se janë një grup artistësh, që herë punojnë bashkë dhe herë në mënyrë individuale. “Aty peisazhi është dhe gjeografik dhe është nga gjithë Shqipëria. Janë vendet më piktoreske, sidomos veriu, alpet janë trajtuar në këtë ekspozitë, bregu i detit Jon, riviera që është fantastike dhe ka një bukuri të jashtëzakonshme”, tregon ai. Por për piktorin Nikolin Ivanaj në aktivitetin e tyre krijues ndihet mungesa e ndihmës nga institucionet. Piktori tregon se në art është gjendje alarmante. “Ekspozitën ne e kemi vetëm me forcat tona. Dihen vështirësitë, që kalojnë autorët. Secili autor ka paguar nga 55 mijë lekë të vjetra, që i kemi dhënë shtetit te ekspozita. Në art është gjendje alarmante, sepse ne nuk jemi një grup ose shoqatë fitimprurëse që bëjmë biznes. Ne mund të shesim ndonjë punë, por jo se ne kemi biznes të mirëfilltë dhe nxjerrim para. Ju kam pohuar më parë, që piktorët janë të varfër, nuk ndihmohen nga institucionet, nuk kanë politika për ti mundësuar aktivitetin. Ne kemi shpenzime për ekspozitën. Bojërat kushtojnë shtrenjtë shumë, 25 mijë lekë të vjetra është një tubet boje”, tregon piktori Nikolin Ivanaj. Ekspozita në Muzeun Historik Kombëtar do të qëndrojë deri më datë 20 dhjetor për publikun.

Nga Julia Vrapi