BREAKING NEWS

Kuvendi merr vendimin më të fundit, miraton Komisionin e Posaçëm Hetimor për çështjen që ndezi politikën shqiptare

Kuvendi merr vendimin më të fundit, miraton Komisionin e
x

Kultura

Poema dramatike "Qielli im" me interpretimin e aktorëve të njohur, premierë në Tiranë

Poema dramatike "Qielli im" me interpretimin e aktorëve të

Poema dramatike "Qielli im" shëmoi premierën e saj në Tiranë. Poema e shkruar nga autori Ilirian Zhupa, interpretohet nga aktorë të njohur nën drejtimin e artistit Kristian Koroveshi. Kjo shfaqje që u xhirua disa muaj më parë, në Tiranë u shfaq si premierë në atriumin e Muzeut Historik Kombëtar dhe në të interpretojnë aktorët e njohur Luiza Xhuvani, Ndriçim Xhepa, Zamira Kita, si dhe Kristian Koroveshi. Në një reagim të tij më parë si drejtues i këtij projekt Kristian Koroveshi e vlerësonte këtë poemë, që sipas tij ishte e rrallë dhe një nga punët e tij më të bukura. “Poema e rrallë nga Ilirian Zhupa, një nga punët më të bukura që jam përpjekur të realizoj deri më sot, më ka lënë një shije dhe mbresë të veçantë në kujtesë”, shprehej Koroveshi disa kohë më parë. Një projekt ideuar dhe drejtuar nga aktori Kristian Koroveshi, mbrëmjen e datës 26 gusht aktorët ishin me këtë shfaqje te kisha e Shën Kollit në Voskopojë. Nuk është projekti i parë i këtij lloji i aktorit Kristian Koroveshi me krijimtarinë e autorëve të ndryshëm, por kjo mbrëmje erdhi këtë herë me interpretimin e aktorëve Luiza Xhuvani, Ndriçim Xhepa, Zamira Kita, ku iu bashkëngjitet dhe vetë ai si ideator i kësaj minishfaqje. Kjo minishfaqje që u prezantua më herët në kishën e Shën Kollit u xhirua, por para se të prezantohej në Voskopojë, aktori Koroveshi tregonte se poemën “Qielli im” e ka trajtuar në formën e një dialogu poetik mes tyre. “Kjo është një iniciativë e imja, dëshirë e madhe për të qenë dhe unë vetë pranë këtyre emrave të mëdhenj, duke pasur një lloj ndjeshmërie ndaj poezisë dhe ndaj veprës poetike në përgjithësi. Unë e kam trajtuar si formën e një dialogu poetik midis njëri- tjetrit. Në formën e një monologu lutës, që në raport me vendin dhe atmosferën i shkon në mënyrë të jashtëzakonshme kisha e Shën Kollit në Voskopojë”, shprehej aktori dhe ideatori Kristian Koroveshi.

Poema dhe aktiviteti artistik

Poema dramatike “Qielli im” sipas artistit Kristian Koroveshi është e ndërtuar mbi një koncept regjisorial me disa mizanskena, ku herë pas here i drejtohen afreskeve në kishë, herë pas here njëri- tjetrit dhe herë pas here është si monolog me veten. Kjo poemë që erdhi për publikun e ideuar dhe drejtuar nga Kristian Koroveshi është një nga ato iniciativat, që ai shpesh i ndërmerr në aktivitetin e tij artistik. Por sipas tij, “Qielli im” një vepër poetike e Ilirian Zhupës, është një poemë e gjatë e ndarë në tre pjesë: Ati, Biri dhe Shpirt i Shenjtë, që ka një frymëzim hyjnor. “Është një poemë shumë e brishtë për qënien njerëzore, ku është një formë lutjeje, formë pendese, formë e thellë e ndjesive emocionale, që shkon deri te kufijtë e një lloj monologu të brendshëm të secilit prej aktorëve. Kjo zhvillohet në formën e një minishfaqje teatri që ne e xhiruam. Thelbi është që të xhirohej, në mënyrë profesionale”, ka shpjeguar më parë Koroveshi, për këtë projekt, që është mbështetur nga Ministria e Kulturës. Ky është projekti i nëntë në vijim të mbrëmjeve poetike, që Kristian Koroveshi zhvillon si ideator dhe drejtues. Aktorët që janë pjesë e këtij projekti me interpretimin e tyre janë të njohur dhe të vlerësuar nga publiku në teatër, por dhe në kinematografi. Por këtë herë ata erdhën me poemën dramatike shkruar nga autori Ilirian Zhupa, që është i njohur dhe i vlerësuar me krijimtarinë e tij. Disa nga vëllimet e tij me poezi janë "Diell mbi kaskadë" (1978), "Poezi"(1985),"Mos më pyet ku kam qenë" (1988), "Pema e Ëndrrës"(1990).