Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet gjyqi i Izet Haxhisë, thirren dëshmitarët e parë për vrasjen e Hajdarit

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet
x

Kultura

Pogradec, të dielën nis edicioni i dhjetë i “Balkan Film Food Festival”

Pogradec, të dielën nis edicioni i dhjetë i “Balkan Film

Pogradeci është qyteti që këtë kohë po mbledh artistë të fushave të ndryshme. Pas artistëve të artit pamor këto ditë do të jenë për filmin shqiptar dhe atë të huaj. Festivalit Ballkanik për Filmin dhe Kulinarinë nis të dielën në qytetin e Pogradecit. Një festival që këtë vit do të zhvillohet në kushtet e masave të mbrojtjes ndaj Covid-19. Festivali do të zhvillohet nga data 13 deri më 17 shtator dhe rreth 50 filma artistikë dhe dokumentarë, të producentëve dhe regjisorëve të afirmuar dhe të rinj do të shfaqen për publikun pogradecar dhe turistët në kinemanë e qytetit. Ky festival në edicionin e dhjetë është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe në konkurrim, në “Balkan Film Food Festival” do të jenë filma të ndryshëm prodhime shqiptare dhe të huaja. Drejtori artistik i festivalit Eno Milkani më herët ka pohuar se edhe pse me kufizimet që ka sjellë pandemia në vendin tonë për aktivitetet e ndryshme artistike, festivali këtë vit nuk do të mungojë në jetën artistike. Në një reagim të tij drejtori artistik Eno Milkani tha se këtë vit për shkak të pandemisë janë më pak filma, që marrin pjesë në festivalin që këtë vit do të zhvillojë edicionin e dhjetë në qytetin e Pogradecit. Edhe juria për çmimet e festivalit sipas tij këtë vit do të votojë online, pasi për shkak të gjendjes me pandeminë ka qenë e vështirë që të jenë pjesëmarrës. Drejtor artistik i festivalit, që do të zhvillohet nga data 13 deri më 17 të këtij muaji, Eno Milkani shprehet se do të promovohet në mbrëmjen e fundit dhe libri i autorit Fatos Baxhaku në Pogradec, ai me titull “Në emër të Noes”. Një vit më parë filmi “Nëntor i ftohtë” me regji nga Ismet Sijarina u shpall filmi më i mirë në edicionin e nëntë të festivalit “Ballkan Film Food Festival”, që u zhvillua në qytetin e Pogradecit. Jo vetëm për aktivitetet e kësaj kohe, që shumë artistë kanë zgjedhur Pogradecin, por dhe me kulturën, traditën dhe bukuritë natyrore vizitori gjen prehje në të katër stinët e vitit. Pogradeci dhe rrethinat e tij, janë një atraksion i përhershëm turistik për natyrën, kulturën dhe historinë që i japin madhështinë, ndërsa liqeni i jep hijeshinë. Liqeni është një perlë e papërsëritshme natyrore, klimatike, relaksuese dhe frymëzuese.