BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Kultura

“Post-Avangarda Lindore”, me punët e tre artistëve nga Shqipëria në Kosovë

“Post-Avangarda Lindore”, me punët e tre artistëve nga

Ekspozita “Post-Avangarda Lindore” me punët e tre artistëve nga Shqipëria u hap në galerinë e Ministrisë së Kulturës në Kosovë. Nën organizimin kuratorial të kritikes së mirënjohur të artit, Suzana Varvarica Kuka, autorët e kësaj ekspozite janë Adrian Çene, Albana Shoshi dhe Brikena Bërdo. Të tre artistët janë të njohur me aktivitetin e tyre me pikturën dhe herë pas here janë prezantuar në ekspozita të ndryshme. Këtë radhë janë me pikturat e tyre në Prishtinë, kur për disa ditë punët e tyre do të qëndrojnë të ekspozuara në galerinë e Ministrisë së Kulturës. Piktori i njohur Adrian Çene tregon se në ekspozitën “Post-Avangarda Lindore” prezantohet me një cikël punimesh. “Në këtë ekspozitë jam paraqitur me gjashtë punë, ku pesë prej tyre janë në gjininë e ekspresionizmit abstrakt, ndërsa njëra është figurative. Kjo ishte një përzgjedhje e kuratores Suzana Varvarica Kuka, që unë të prezantohesha me këtë cikël punimesh këtë herë në ekspozitën “Post-Avangarda Lindore”, pohon piktori i njohur Adrian Çene. Tre artistët janë prezantuar me punët e tyre në galerinë e artit të Ministrisë së Kulturës në Kosovë, por piktori Adrian Çene shprehet se kjo ekspozitë pati impakt pozitiv dhe pjesëmarrësit kanë të përbashkët bashkëkohoren në punët e tyre. “Ekspozita u përcoll nga disa media të Kosovës dhe pati goxha impakt pozitiv. Në këtë ekspozitë tre autorët pjesëmarrës kanë individualitete të veçanta, por e përbashkëta në punën tonë është bashkëkohorja, ku Suzana Varvarica si kuratore e ka shpjeguar shumë mirë në konceptin e ekspozitës”, pohon piktori Çene.

 Krijimtaria e ekspozitës

Ekspozita kolektive/kuratoriale e titulluar “Post-Avangarda Lindore” në galerinë e Ministrisë së Kulturës u hap në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Përmes një emërtimi të tillë të ekspozitës, kuratorja Varvarica-Kuka, synon të “provokojë” botën artistike shqiptare dhe jo vetëm, nëse arti i vendeve të ish-Bllokut të Lindjes (ku dikur bënin pjesë Kosova e Shqipëria) arrin që t’i bëjë ballë estetikisht artit të vendeve perëndimore thuhet në një komunikatë të galerisë së Ministrisë së Kulturës. “Duke i bërë bashkë tre artistë të shquar nga Shqipëria, kuratorja Varvarica-Kuka synon gjithashtu të ndërthurë dhe ballafaqojë në njohje dhe komunikim, artin pamor të krijuesve shqiptarë nga të dy anët e kufirit administrativ Kosovë-Shqipëri”, vijon njoftimi për ekspozitën. Tre artistë, tri forma, tre preokupime vetjake dhe piktura janë bërë bashkë në ekspozitën “Post-Avangarda Lindore”, e cila ka si mision t’i vlerësojë artistët shqiptarë, që tentojnë të mbajnë në ritëm zhvillimin e shoqërisë e kulturës shqiptare në shekullin e XXI. Në materialin për ekspozitën, thuhet se qëllimi i saj është të ndërthurë në njohje dhe komunikim kulturën pamore të artistëve nga Shqipëria me kulturën pamore të artistëve të Kosovës. Krijimtaria e kësaj ekspozite e pasuron gjuhën e botës krijuese të artistëve shqiptarë të sistemit dhe historisë ndërkombëtare të artit. “Post-avangarda…, ky term ndjellës, i bën bashkë tre artistët e rinj shqiptarë, të cilët aplikojnë gjestin e pikturimit mbi telajo, sjellin natyrshmërinë e krijimit vetjak, mbi të cilin aspirojnë profesionalizëm dhe dëshirë, si dhe i kushtëzohen trajtesave të njohura dhe praktikave të sprovuara të artistëve ndërkombëtarë, që u shfaqën nga mesi i shek. XIX e vijojnë deri në kohën tonë”, vijon njoftimi i galerisë së Ministrisë së Kulturës. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 10 nëntor.

Nga Julia Vrapi