BREAKING NEWS

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të akuzuarit e mëdhenj ja vetëm do shpronësohen, por do burgosen

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të
x

Kultura

"PranverArt” çelet në Muzeun Historik Kombëtar, artistët: Ekspozita është një ngjarje artistike

"PranverArt” çelet në Muzeun Historik Kombëtar,

Ekspozita "PranverArt” u çel në Muzeun Historik Kombëtar, me vepra të punuara nga piktorë dhe skulptorë të ndryshëm. Ekspozita që bën bashkë artistët vjen në edicionin e 11, ku nuk i ka munguar jetës artistike në vendin tonë prej vitesh edhe pse problemet që kanë shoqëruar artistët nuk kanë qenë pak. Në ekspozitë marrin pjesë 66 piktorë dhe skulptorë, ku punët e tyre janë për publiku deri në datë 25 shtator në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita ka si organizatorë piktorin e njohur Lazar Taçi dhe skulptorin e njohur Maksim Bushi. Edhe këtë vit me jo pak probleme dhe për shkak të pandemisë ata e hapën ekspozitën “PranverArt” në MHK. Pjesëmarrës në këtë ekspozitë dhe vite më parë, piktori i njohur Gëzim Zoto që ka marrë vlerësime nga publiku me veprat e tij thotë se ekspozita është një ngjarje artistike në vendin tonë. “Për mua “PranverArt” është një event artistik, që për meritë të organizatorëve Lazar dhe Maksi është kthyer në ngjarje artistike, nga të paktat në artin pamor shqiptar. Marrin pjesë autorë shumë të mirë të artit shqiptar”, thotë piktori i njohur Gëzim Zoto. Në edicionin e 11 të ekspozitës “PranverArt” piktori Gëzim Zoto prezantohet me një pikturë, që titullohet “Tek vajana”, një punë e bukur që nxjerr në pah vlerat e artistit. Por piktori tregon se ka kërkuar kohë, në trajtimin e seancave gjatë punës. “Puna ime pjesëmarrëse në ekspozitë titullohet "Tek vajana" dhe është realizuar në 2019, teknika vaj në kanavacë. Përmasat 100 x 120 cm dhe është një punë, që është mbajtur gjatë nëpër duar më se një muaj. Për vetë teknikën e saj, që kërkon kohë në trajtimin e shumë seancave gjatë punës”, thotë piktori i njohur Gëzim Zoto. Si një nga organizatorët, skulptori i njohur Maksim Bushi thotë se e veçanta e “PranverArt” është se ka piktorë dhe skulptorë, që bëhen bashkë me punët e tyre, në një nga ekspozitat që ka kaluar një dekadë që zhvillohet. “Kjo është e vetmja ekspozitë, që ka piktorë dhe skulptorë, sepse të tjerat janë në gjini të ndryshme, si përshemubll peisazhi apo “Nëntori” që janë piktorët, por ne kemi piktorë dhe skulptorë, të rinj dhe të vjetër në mosha të ndryshme dhe tematika dhe trajtime të ndryshme artistike”, thotë skulptori.

Tematika në punime

Si autor në ekspozitën e këtij viti Maksim Bushi prezantohet me një terrakotë, titulluar “Dëshira”. Një punim që nxjerr në pah vlerat e skulptorit dhe këtë herë me punën e tij. Por duke folur si organizator, Maksim Bushi thotë se tema e ekspozitës është e lirë. “Artistët janë me temë të lirë, vijnë me punime me teknika të ndryshme, si në broz, në terrakotë, në akuarel, në grafikë. Por mbizotëron ngjyra e vajit dhe materialet e tjera që ekzistojnë. Pjesëmarrja e të rinjve gjithashtu ka rëndësi”, thotë skulptori Bushi. Ky vit me ekspozitën ka pasur shumë probleme sipas tij, sepse artistët janë kushtëzuar pak edhe nga situata me covid-19. “Është për tu përshëndetur kjo iniciativë e artistëve, që nuk ishte e lehtë të mblidheshin këtë kohë me punimet e tyre, por ekspozita u realizua. Ishte sukses në këto rrethana, që ne arritëm që të hapnim “PranverArt”. Të paktën ndoqëm traditën e këtyre 11 viteve dhe kjo është një ekspozitë po aq e plotë si në mendime, në gjini artistike, etj. Ne vazhdojmë ta zhvillojmë me forcat tona ekspozitën dhe këtë vit është dhe katalogu me punët e artistëve siç ka qenë çdo vit. Ne kemi arritur që kësaj ekspozite të mos i mungonte asgjë, katalogu, baneri, etiketat, ftesat etj”, thotë skulptori i njohur Maism Bushi. Ekspozita e pranverës u ndërpre në vitin 1972 dhe nuk u zhvillua më. Por që nga viti 2010 kjo është një ekspozitë, që vazhdon pa ndërprerje