Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” premierë botërore në Moskë, në maj në Tiranë

Postuar: 23/04/2019 - 07:41

Në “Moscow International Film Festival” u shfaq premiera botërore e filmit artistik “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” me regji dhe skenar të Kushtrim Bekteshit. Në përzgjedhjen e 15 filmave në edicionin e 41-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Moskë, portali “Festival Film” e rekomandon edhe filmin shqiptar “Pranverë е paharruar në fshatin e harruar”, i cili u shfaq më datë 21 dhe është planifikuar dhe më datë 24 prill për një projeksion të dytë. Për këtë ka bërë të ditur producenti i filmit Mumin Jashari. Ky është një sukses i madh i regjisorit Kushtrim Bekteshi, i cili me film debutant po prezantohet në një festival të kategorisë A, ku merr pjesë dhe ai vetë si regjisor këto ditë. Por filmi pas premierës botërore në festivalin e Moskës, Rusi, është parashikuar të jetë pranë publikut në tërë kinematë tona në mesin e muajit maj të këtij viti. Ky film është xhiruar në fshatin Gjonomadh të rrethit të Korçës. Jetën e zakonshme dhe të qetë të një fshati të harruar e çrregullon ardhja e tri prostitutave në kafenenë e fshatit. Burrat, edhe përkundër përpjekjeve të grave të tyre për t’i ndaluar, tërë kohën e kalojnë në kafene duke shpenzuar gjithë paratë në alkool dhe seks. Në shkollë fillon të mbizotërojë një gjendje kaotike. Hoxha i fshatit e humb autoritetin dhe xhamia mbetet pa besimtarë. Vetëm dy të rinjtë përfitojnë nga kjo rrethanë duke arritur ta realizojnë lidhjen e dashurisë të ndaluar nga prindërit. Në fund gratë e fshatit çohen në kryengritje dhe si pasojë kafeneja digjet, ndërsa jeta në fshat duket se do të kthehet përsëri në normalitet. Në film janë një kastë e madhe aktorësh nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe Bullgaria. Shkumbin Istrefi, Osman Ahmeti, Ndriçim Xhepa, Luan Jaha, Salaetin Bilall, Muzbajdin Qamili, Vjollca Bekteshi Hamiti, Adriana Matoshi, Diana Spasova, Hismet Ramadani, Musa Isufi, Ervin Bejleri, Romir Zalla, Adrian Aziri, Bujar Ahmeti, Shengyl  Ismaili, Donikë Ahmeti, Taulanda Jupi, Mona Mustafa, Sokol Hajrullai, Ilire Vinca, Vebi Qerimi, Adem Karaga, Muzafer Etemi, Besmir Bitraku, Gentë Ratkoceri, Lili Çavdarova Suçeva, Amernis Nokshiqi Jovanovska, Emine Kadriu, Flora Kadriu, Blerim Dardhishta, Muhamed Arifi, Mendim Murtezi, Teuta Ajdini Jegeni, Drita Kaba Karaga, Elhame Bilalli, Hajrullah Ramizi, Zijadin Murtezi, Vaskë Niço, etj.

Puna për filmin

Për filmin që është xhiruar në fshatin Gjonomadh të Korçës, më herët për këtë projekt kinematografik janë zhvilluar audicione në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë. Për producentin Genc Përmeti filmi që bën bashkë aktorë nga trevat shqiptare, ka dhe risitë e tij. “E veçanta në film, të gjithë aktorët flasin me një dialekt, edhe pse janë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova. Flasin në dialektin geg, dhe kjo është një nga risitë e filmit tonë”, ka treguar më herët producenti nga Shqipëri Genc Përmeti. Drejtori i fotografisë në këtë film është Almir Gjikolli, muzikën origjinale e ka kompozuar Trimor Dhomi, montazhin Radovan Petroviç, skenograf është Durim Neziri, kostumografe Zhaklina Krstevska dhe dizajner i zërit Darko Spasovski. Filmi “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” është bashkë prodhim në mes Manufaktura Production (Maqedoni) me producent Sasho Pavslovski, Media&Film Production (Kosovë) me producent Mumin Jashari, Ska-Ndal Production (Shqipëri) me producent Genc Përmeti dhe Skupifestival (Maqedoni) me producent Muzbajdin Qamili dhe Osman Ahmeti. Filmi është i mbështetur financiarisht nga Agjencioni për Film i Maqedonisë, Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë, Radiotelevizioni i Kosovës, Radiotelevizioni i Maqedonisë 2 dhe Radiotelevizioni i Shqipërisë.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 07:30

Konferenca shkencore ndërkombëtare "Shqiptarët dhe koalicioni antifashist në Luftën e Dytë Botërore" po zhvillohet në Akademinë e Shkencave, në kuadër të 75-vjetorit të çlirimit të vendit.

Postuar: 15/11/2019 - 07:29

Shfaqja “Mbrëmë i pëshpërita një ylli”, nesër në mbrëmje vjen për publikun në teatrin

Postuar: 15/11/2019 - 07:27

 Festivali i filmit “Anifest Rozafa” përfundoi edicionin e dhjetë në qytetin e S

Postuar: 14/11/2019 - 07:42

Vepra "Zhizel" i përket fondit të artë të baleteve botërore, por Teatri i Operës dhe Ba

Postuar: 14/11/2019 - 07:42

Në parkun arkeologjik të Apollonisë përfundoi me sukses “Workshop në restaurimin e mozaikëv

Postuar: 14/11/2019 - 07:40

Aktorët e teatrit "Migjeni" të Shkodrës, këtë mbrëmje janë në Zadar të Kroacisë për shf

Postuar: 14/11/2019 - 07:39

Panairi i Librit “Tirana 2019” nisi në Pallatin e Kongreseve edicionin e 22, duke bër