BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

“Prefekti” me figurën e Qazim Mulletit ndez debatet në Komisionin e Medias, opozita dhe mazhoranca përplasen për veprën e Besim Levonjës

“Prefekti” me figurën e Qazim Mulletit ndez debatet në

Vepra “Prefekti” shkruar nga Besim Levonja ndezi debatet në Komisionin e Medias. Leximi artistik i veprës u bë në Teatrin Kombëtar, ku deputetët e opozitës në Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik u shprehën mes të tjerave se një shfaqje e tillë nuk mund të kalojë thjesht artistike. Deputetët e PD kërkuan gjithashtu në komision dhe Hervin Çulin, drejtorin e Teatrit Kombëtar. Sipas tyre duhet të dilet me një deklaratë, ku dënohet rikthimi i pjesës “Prefektit”, që denigron figurën e Qazim Mulletit. Anëtarja e Komisionit të Medias, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa propozoi të mërkurën ndalimin e filmave dhe dokumentarëve, që glorifikojnë diktaturën komuniste. “Jemi këtu për të punuar për një paketë të plotë ligjore për të punuar për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. Tekstet shkollore si dhe filmat apo shfaqjet e teatrit janë pjesë e punës sonë”, tha Zhupa. Deputeti Luçiano Boçi i përfshirë në diskutime, ndër të tjera tha se kjo pjesë nuk duhet të sillet si vlerë. “Të thërrasim drejtorin e Teatrit Kombëtar dhe të flasim edhe për këtë çështje. Të mos ia sjellim publikut si vlerë. Këtë duhet ta bëjmë ne, pa u kthyer në komision censure. Do të ikja me vrap nga ky komision nëse do të shndërrohej në një tillë. Pse të mos dalim ne me një qëndrim publik si komision. Të rrimë ne të fshehur? Ne nuk po kërkojmë të bëhemi censor, por të rivendosim vlera”, u shpreh Boçi.

Vepra të tilla mos të vihen

Deputetja e PD Flutura Açka pohoi se duhet të dilet me një deklaratë, për të tërhequr vëmendjen. Sipas saj, çështja e keqpërdorimit të artit është bërë rutinë. “Edhe ne, Partia Demokratike ka faj në këtë gjë. Ne e shpikëm shprehjen bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës, që është kriminale. Nuk ishim të tillë. Çështja e keqpërdorimit të artit në këtë sens është bërë rutinë. Për “Prefektin” ne mund të dalim me një deklaratë ku të tërheqim vëmendjen. Një televizion nxjerr kopertinën e një libri, shtrembërohet kopertina, e nxjerr monstër. Shpërdoron disa të drejta, si ajo e portretit, e mallit, dhe e veprës artistike. Kjo çështja e distancimit duhet të jetë e sinqertë. Ne na duhet një deklaratë se nuk mund të shtyhet më kështu”, pohoi Açka në debatin në Komisionin e Medias. Ndërsa deputeti i PS Petro Koçi u shpreh se nuk mund të ketë censurime. “I bashkohem diskutimit se rivënia në skenë e veprave të tilla, që kanë përmbajtje ideologjike është mirë që të mos vihen. Po të shikosh spektaklet e humorit tani, dikush prej nesh mendon se ironizimi i figurave politike ndonjëherë është edhe e tepruar. Por kjo nuk do të thotë se ne mund t'i censurojmë. Unë për vetë nuk marr përsipër të bëj ndonjë gjyq këtu”, tha Koçi. Leximi artistik i veprës “Prefekti” u zhvillua në livestream në Facebook për festat e Nëntorit. Në këtë projekt me regji nga Spiro Duni janë emra të njohur aktorësh, por vepra shkaktoi një reagim të fortë. Qazim Mulleti, ka qenë kryetar të bashkisë së Tiranës (1939- 1940) dhe më pas Prefekt i Tiranës (1942- 1944).  Më parë ishte shoqata “Tirona Intellectum”, që reagoi ashpër për rikthimin e kësaj vepre.