
Thellohet tragjedia për familjen nga Vora, babain ia vrau gjyshi dhe nëna ndodhet në burg, aksidentohet për vdekje djali i Kudret Saliajt. Ishte duke udhëtuar me...

Aksident i rëndë! Makina përplas për vdekje djalin e Kudret Saliajt

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Premiera e filmit të restauruar “Tana” prodhim i vitit 1958 shfaqet në Korçë

Shkruar nga Julia VRAPI 19 Nëntor 2022

Në vitin 1957 grupi i xhirimit të filmit “Tana” ishte në Korçë, për realizimin e këtij prodhimi artistik shqiptar. Prodhim i vitit 1958 me regji nga Kristaq Dhamo, mbrëmë u shfaq dhe premiera e filmit të restauruar “Tana”. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në bashkëpunim me teatrin “Andon Zako Çajupi” realizuan shfaqjen e kësaj premiere, ku ishte e ftuar dhe aktorja Tinka Kurti, që dekada më parë lozi në film. Sipas AQSHF-së me shfaqjen e këtij filmi vihet në vend dhe porosia e regjisorit Kristaq Dhamo për të respektuar e falënderuar Korçën, që mikpriti me dashuri grupin e xhirimit në vitin 1957. “Dhe vuri në dispozicion gjithçka duhej për realizimin e filmit “Tana””, shkruan arkivi. Nikolla Llambro një nga emrat e njohur të filmit shqiptar me role të ndryshme në prodhime të Kinostudios para viteve ’90, thotë se “Tana” është film me rëndësi jo vetëm artistike, por dhe historike. “Filmi “Tana” është guri i parë i themelit për filmin e bukur e shqiptar”, shprehet aktori i njohur ndër të tjera. Ngjarjet në filmin “Tana” zhvillohen në vitet ‘50. Në qendër të filmit është Tana, një vajzë e zgjuar dhe me mendime të përparuara. Ajo dashuron Stefanin, i cili banon në një fshat të varfër malor. Tanës i del përpara mentaliteti i vjetër i gjyshit të saj si dhe xhelozia e Lefterit. Është një lojë dashurie drejt përparimit. Këtu është realizuar puthja e parë në filmat shqiptarë. Aktorë janë Tinka Kurti, Naim Frashëri, Pjetër Gjoka, Kadri Roshi, Andon Pano, Marie Logoreci, Ilia Shyti, për të vijuar dhe me të tjerë në role.
Puna me filmin
Versioni i restauruar u bë i mundur falë mbështetjes dhe bashkëpunimit të AQSHF-së me Cinegrell (Zvicër) dhe PostFactory (Gjermani), me supervizimin e kuratores Louise Burkart. Filmi “Tana” me regji nga Kristaq Dhamo u shfaq premierë më 17 gusht të vitit 1958. Skenari i filmit është shkruar nga Kristaq Dhamo, Fatmir Gjata dhe Nasho Jorgaqi. Muzika e filmit “Tana” është shkruar nga kompozitori Çesk Zadeja. Para shfaqjes së filmit, kineasti dhe producenti Skënder Jaçe shprehej se me këtë premierë kujtohet regjisori Kristaq Dhamo. “Pas 65 vitesh, Korça mirëpret me interes filmin e parë shqiptar të metrazhit të gjatë "Tana" kopje e restauruar. Duke kujtuar kështu dhe regjisorin e filmit Kristaq Dhamo”, tha ai. Jaçe shprehet me vlerësime për punën e regjisorit. Sipas tij edhe filmi “Tana” tingëllon bukur. “Kristaq Dhamo është babai i regjisurës shqiptare. Ka përdor mirë dramaturgjinë në film, planet e afërta. Po ta shikosh dhe “Tana” tingëllon bukur dhe ka një kamera të mrekullueshme pikërisht në saj të shkollës që Kristaq Dhamo kishte. Jo vetëm si regjisor ishte i mirë, por ishte dhe ndihmues i mjaft kineastëve në Kinostudio dhe ka ndihmuar gjithë ato breza, duke u dhënë asistencë në atë kohë që mungonin kuadrot e parë. Ai mbetet një nga regjisorët emblematikë”, shprehet Jaçe. Kristaq Dhamo (20 prill 1933- 14 gusht 2022) mbaroi studimet në Institutin e Lartë Kinematografik në Budapest, Hungari.
Më të lexuarat


Kalendar i ngjeshur artistik në TKOB për muajin shkurt, zbardhen aktivitetet

Plas sherri Blushi-Kadare, e bija e shkrimtarit e akuzon për intervistën, Ben Blushi e konsideron si të paedukatë

Në 95-vjetorin e lindjes të ish-partizanit të Brigadës së I Sulmuese, Hazis Ndreut që ngjiti majat e pushtetit vendor dhe institucioneve kulturore artistike

Një projekt konservimi për zbulimin e ri arkeologjik në Durrës

Komedia franceze “La Baby -Sitter”, ku trajtohet problemi i marrëdhënieve në çift, do të vijë në skenën teatrore

Trashëgimia arkeologjike, në konferencën për projektin Adriatiko-Jonian “Transfer 1071”

Buxheti i “Bonusit të Rijetësimit”, për projekte restauruese dhe rijetësim të objekteve monument kulture

Mbrëmja poetike “Kadare në vargje” në 87-vjetorin e shkrimtarit

Komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar” me aktorët Artan Imami, Indrit Çobani dhe Gentian Zenelaj nis sezonin në Tiranë

Oltsen Gripshi: Është themelore dhe detyrë e ne historianëve dhe kuratorëve të dimë të ndajmë vlerat nga mediokriteti dhe amatorizmi në art
