BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

Premiera “Ngjarje në Cirk” si një udhëtim virtual shfaqet për publikun

Premiera “Ngjarje në Cirk” si një udhëtim virtual

Filmi “Ngjarje në Cirk" me skenar dhe regji nga Jonid Jorgji u shfaq premierë për publikun. Një film 360 gradë virtual reality, dhe sipas regjisorit Jonid Jorgji është hera e parë që realizohet i tillë jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin. Gjatë filmit shikuesit përjetuan një udhëtim virtual nëpër ngjarjet e ndryshme, që ndodhin brenda një çadre cirku. “Për arsyen e vetme, sepse teknika 360 gradë VR është një teknikë specifike dhe tepër e vështirë për t’u siguruar dhe punuar me të. Por veçantia e këtij zhanri është realiteti në të cilën ai e fokuson 100 përqind  spektatorin, i cili futet në brendësi të filmit. Spektatori me anë të syzeve dhe kufjeve 360 gradë VR bëhet dhe vete personazh në film dhe zgjedh vetë këndvështrimin e filmit. Kjo është një teknikë e re e cila po futet me vrull në kinematografi këto vitet e fundit dhe pritet të jetë dominante në prodhimet artistike”, tregon regjisori. Rolet në film regjisori ia ka besuar aktorëve Arjeta Dhima dhe Alfred Zeneli. Jorgji tregon se skenarin "Ngjarje në Cirk" e ka shkruar një ditë dimri. “Teksa isha i izoluar me grip në shtëpi dhe mendja më shkonte te 1000 aktivitete që do doja ti bëja dhe nuk kisha mundësi fizike ti realizoja. Kështu është dhe historia e dy personazheve të këtij rrëfimi. Janë dy personazhe cirku me aftësi të kufizuara, të cilët pasi hasen me një surprizë të çuditshme, një kalë gjigand, fillojnë e thurin ëndrra me kalin. Të dy zihen e shahen se kush e kush ta vjedh i pari kalin e cirkut, por harrojnë se asnjëri nga të dy nuk mund ti hipi atij kali sepse nuk munden fizikisht. Cirku është vendi ku ambientohet kjo ngjarje sa reale po aq edhe surreale. Realitet që të fokusonte dhe të nxirrte plotësisht nga realiteti jetësor i përditshëm. Ashtu sikurse cirku dikur për ne fëmijët, tani më duheshin syzet 360 VR për të ikur nga realiteti”, tregon regjisori. Mundësuar nga Fondi Kulturor Zviceran regjisori Jonid Jorgji prodhoi filmin e parë VR në Shqipëri, që u shfaq në Cineplexx tek TEG. “Ne fillim kur vendosa te realizoj një film të tillë ishte e vështirë gati e pamundur, por më vonë dëshira shtohej dhe këmbëngulja u bë më e madhe, dhe ja sot ia dolëm të bëjmë një premierë 360 gradë VR. Një ndihmë e veçantë për realizimin e këtij filmi dha dhe Swiss Culural Fund Albania dhe Ambasada Zviceriane”, tregon regjisori. Jonid Jorgji ka realizuar disa filma të shkurtër si regjisor dhe skenarist ndër vite si, "Syllambyllazi" ,"Ditëlindja e Kristit", “Ëndrra e një nate Vjeshte”, “Të gjithë qajnë”, “Ditët e Humbura” ndër të cilat është vlerësuar dhe me çmime ndërkombëtare. Po ashtu ka realizuar një sërë dokumentarësh televiziv dhe emisionesh televizive.