BREAKING NEWS

BE pret të hapë fluturimet nga 15 Qershori, ç’do ndodhi me Shqipërinë

BE pret të hapë fluturimet nga 15 Qershori, ç’do ndodhi
x

Kultura

“Presidentet”, me Adriana Tolkën, Ermira Gjatën dhe Eni Janin në Vjenë

“Presidentet”, me Adriana Tolkën, Ermira Gjatën dhe Eni

Komedia e zezë "Presidentet" , që u ngjit më herët në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” me interpretimin e tre aktoreve të njohura do të shfaqet për dy mbrëmje me radhë në skenën e Vjenës në Austri. Kjo komedi shkruar nga Werner Schawab u soll në skenë nga regjisorja austriake Sabine Mitterecrek me interpretimin e aktoreve Adriana Tolka, Ermira Gjata dhe Eni Jani. Shfaqja do të jetë mbrëmjen e të shtunën datë 15 qershor ora 20:00 dhe të dielën 16 qershor ora 15.00 në Rabenhof Theater, Vjenë. “Presidentet” është historia e tri grave, jeta e të cilave nuk shkon përtej ekranit të televizorit, fanatizmit fetar, punës poshtëruese dhe rikujtimit të ngjarjeve të së kaluarës. Gjithsesi personazhet e veprës janë plot gjallëri në degradimin, poshtërsinë e neveritshme dhe budallallëkun, shkëmbimi i të cilave prodhon vetëm dhimbje dhe zemërim. Presidentet e Werner Schawab janë dy pensioniste me të ardhura minimale dhe një pastruese tualetesh me iluzione fetare. Ato nuk i bien në qafë askujt, nuk shërbejnë më për të ardhura ekonomike dhe janë të paafta për të lindur trashëgimtarë. Ato veçse frymojnë dhe kënaqësia e tyre vjen duke u shtuar nga të folurit, të dërdëlliturit në çdo frymëmarrje, që ndërpret agoninë e dhimbjes së heshtur. Bota e tre personazheve endet rreth tavolinës së një kuzhine dhe vetëm një racion mishi u jep atyre shijen e jetës së mirë. Erna, Grete dhe Marile janë të venitura dhe as nuk duan t’ia dinë që i mëshirojnë. Në materialin e veprës thuhet se triumfi i tyre qëndron vetëm tek të ekzistuarit. “Ajo ekzistencë nuk frymëzon mençurinë e të nënshtruarve, të cilët mund ta paramendojnë botën e ardhshme, çka ato thonë është po aq e gabuar, sa dhe kushtet e ekzistencës së tyre. Çdo fjali, me fjalë të rrumbullakosura në gjuhën e tyre, u jep atyre pushtet dhe për këtë duhet luftuar me bindje, truk e dredhi deri edhe me vrasje dhe goditje vdekjeprurëse. Ashtu siç bëjnë edhe presidentët dhe presidentet në botën e madhe. Por ekziston edhe nostalgjia për diçka krejt tjetër. Jo vetëm për të mbijetuar, por edhe për t´u bërë i dallueshëm në veçantinë e vet, pangatrrueshmërinë e vet”, thuhet për shfaqjen.