BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

“Princi i vogël” në Orikum, me mesazhe dhe interpretimin e Yllka Mujos

“Princi i vogël” në Orikum, me mesazhe dhe interpretimin e

 “Princi i vogël” mbrëmë në Orikum për publikun me interpretimin e aktores së njohur Yllka Mujo. Vepra e autorit të njohur francez Antoine De Saint-Exupery si një teatër i prozës për publikun erdhi me regjinë e Armand Borës. Vepra nis me një fluturim. Saktësisht një fluturim ku piloti i sapozbritur në tokë takon një fëmijë në shkretëtirën e Saharasë. Regjisori Bora tregon se këtë herë në Orikum pjesa ofron emocione të veçanta. “Vepra në Orikum, pjesa arkeologjike brenda bazës së Pash Alimanit nuk ka pasur ndonjë aktivitet tjetër të ngjashëm më parë. Në këtë kuptim çdo vend i ri ofron mundësi dhe emocion të veçantë sa i përket raportit me spektatorët. Natyra është akoma pa ndërhyrje me ndërtime dhe i shkon tekstit, sepse edhe teksti e ka të rëndësishme marrëdhënien me natyrën. Në finale të tij kur personazhi ju drejtohet spektatorëve dhe ju tregon një peizazh me yje në qiell. Yllka tregon qiellin e vërtetë dhe yje të vërtetë. Vendi në Orikum është kaq mistik sa mundet të besosh se është vendi nga ku ai u largua përsëri në qiell”, pohon regjisori Bora. Por jo vetëm me interpretimin e aktores Yllka Mujo, por vepra u shoqërua dhe nga tingujt e pianos së Aulon Naçit. Regjisori Bora vijon se vepra është kaq filozofike dhe e mbushur me mesazhe. “Në vepër mesazhet janë kryesisht të fokusuara te njeriu dhe mënyra se si e ndërton jetën. Të mos harrojmë njeriun thotë vepra, sepse sot shoqëria është bërë e pandjeshme ndaj disa gjërave në dukje të thjeshta, por plot emocion”, shton më tej regjisori Armand Bora. Pas Orikumit vepra do të vijojë dhe në skena të tjera për publikun. “Kemi plane edhe për disa vende të tjera, Krujë, Korçë, Gjirokastër apo dhe Berat. Kjo vepër kërkon një raport ndryshe me spektatorët. Për të qenë me intime dhe për ti përfshirë edhe ata brenda historisë. E veçanta e kësaj here është se shoqërohet live me piano nga Aulon Naçi që është pianist dhe kompozitor”, tregon regjisori.

"Princi i vogël", vepra e fundit e autorit francez

Regjisori tregon se vepra komunikon dhe në aspektin emocional, sepse ka shumë emocion interpretimi i aktores. “Në këtë vepër teatri i prozës vjen nëpërmjet aktores Yllka Mujo, e cila në një farë mënyre të krijon idenë sikur është autori i veprës në skenë dhe i kalon të gjithë personazhet në vokalin dhe lëkurën e saj. Kjo është nga arritjet e kësaj shfaqje, sepse Yllka ka mundur që të realizojë personazhe të shumtë të veprës, duke kaluar nga njëri te tjetri. "Princi i vogël", vepra e fundit e autorit të njohur francez A.de Saint-Exupery (1900-1944) botuar më 1943, pra që në gjallje të tij, përbën një tjetër hap të këtij krijuesi serioz për të përpunuar pikëpamjet e tij mbi botën dhe marrëdhëniet ndërmjet njerëzve e për t'ia parashtruar ato vëmendjes së lexuesve. “Princi i vogël” i përkthyer në plot 250 gjuhë e dialekte në botë dhe me mbi 240 milionë kopje të shitura. Ky libër na ofron urtësinë, të cilën sot e kemi lënë në harresë. Faqet e këtij libri që flasin për miqësinë janë më të paharrueshmet. Të gjitha brengat e njeriut të sotëm i gjejmë aty: vetminë, humbjen e shpresës, dhe si antitezë të tyre vlerën e miqësisë. “Vetëm me zemër njeriu mund të shohë të vërtetën, gjerat me të rëndësishme nuk mund të shihen me sy”, kjo është fjalia kryesore e “Princit të Vogël”. Kjo vepër ka qenë në vëmendjen e regjisorëve të teatrit në botë, por dhe atyre të filmit. Këtë herë është regjisori Armand Bora, që e sjell për publikun në Shqipëri me aktoren Yllka Mujo./Julia VRAPI