BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Kultura

Problematikat në sezonin turistik dhe rritja e numrit të vizitorëve në MHK, me rëndësi krijimi i hartës së transportit  

Problematikat në sezonin turistik dhe rritja e numrit të

Rritja e numrit të vizitorëve vendas dhe atyre të huaj drejt Muzeut Historik Kombëtar ishte një nga çështjet, që u diskutua në takimin që u zhvillua me operatorët turistikë. Muzeu Historik Kombëtar organizoi një tryezë të rrumbullakët me operatorët turistikë në Shqipëri, ku në takim pati shkëmbim mendimesh mbi problematikat që hasen gjatë sezonit turistik në vend dhe strategjitë për rritjen e vizitorëve vendas dhe të huaj. Në fjalën e tij, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar dr. Dorian Koçi ndër të tjera tha se ky takim u organizua së bashku edhe me Agjencinë e Turizmit dhe Bashkinë e Tiranës, pas një periudhe të vështirë për turizmin shqiptar. Sipas tij, ky takim vlente për kuptojmë se çfarë mund të përmirësohet më tepër. “Do doja që të vendosim kontaktet në mënyrë që ju të jeni të azhornuar me kalendarin tonë kulturor dhe në guidat turistike dhe ofertat tuaja të përfshini MHK, që turistët të njihen me historinë, por të jenë edhe pjesë e ekspozitave tona”, tha dr. Koçi. Alina Starova, përgjegjëse e marketingut pranë Agjencisë Kombëtare të Turizmit, mes të tjerave në fjalën e saj the se Muzeun Historik Kombëtar duan ta bëjnë pjesë të promovimit brenda dhe jashtë vendit. “Ne si agjenci kombëtare kemi arritur të kemi një shikueshmëri të lartë prej tregjeve kryesore, që kanë treguar interes për Shqipërinë dhe kanë potencial të madh rritje dhe sigurisht hapi i parë është përfshirja e turizmit kulturor me Muzeun Historik Kombëtar dhe gjithë aktiviteteve që organizon”, tha ajo.

Krijimi i hapësirave

Në takim Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar dhe një pjesë e mirë e operatorëve turistikë që ishin prezent shfaqën disa problematika të turizmit në Shqipëri ndër të cilat renditën, promovimin e turizmit pas pandemisë dhe përfshirjen e muzeut në guidat turistike. Për operatorët turistikë me rëndësi do ishte krijimi i hartës së transportit dhe krijimi i hapësirave për parkim për autobusët, përpara muzeve, në qendër të Tiranës, apo përpara siteve arkeologjike. Mira Haxhiu Përgjegjëse e Sektorit të Trajtimit të Industrisë së Turizmit në Bashkinë e Tiranës theksoi se detyrë kryesore kanë promovimin, për të cilën janë dy zyra të “Info point”, ku jepen informacione për turistët dhe nëpërmjet tyre i orientojnë turistët drejt Muzeut Historik Kombëtar. “Përveç kësaj po përgatisim një paket promocionale në intinerare ku kemi përfshirë edhe Muzeun Historik Kombëtar edhe muze të tjerë në Tiranë. Kemi filluar një punë edhe me rrethinat në disa kala të rëndësishme si ajo e Petrelës, e Dorëzit, Tyrbenë e Nuses dhe atë të Ndroqit kemi vendosur edhe tabela informuese me informacion historik. Jemi në vazhdimësi të punës për të plotësuar të gjitha njësitë administrative, që janë 13 me këto tabela të mëdha. Përveç kësaj jemi në punë edhe me paketën promocionale, ku do të jetë harta e re me të gjitha rrugët dhe itineraret”, përfundoi ajo. MHK është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri.