
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Problemet e arkeologjisë shqiptare në konferencën shkencore në Shkodër

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Maj 2023

Problemet e arkeologjisë shqiptare në konferencën shkencore në Shkodër
Konferenca shkencore ndërkombëtare, “Probleme të reja të albanologjisë në kohën e sotme” u zhvillua dy ditë në Shkodër. Ndër problemet që u trajtuan ishin dhe ato të arkeologjisë. Në konferencën që u mbajt në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, prof.dr. Neritan Ceka mbajti kumtesën për kërkimet arkeologjike në Shqipëri dhe në Kosovë dhe çështje programatike të funksionimit në sistem, që kanë të bëjnë me karakterin e qytetërimit antik ilir e më gjerë. Prof. dr. Ceka foli për ndryshimin e ndjeshëm në vitet e fundit në objektivat kryesore të kërkimeve arkeologjike shqiptare, si dhe në format e organizimit të kërkimit shkencor, por dhe të promovimit e menaxhimit të trashëgimisë kulturore arkeologjike. Prof. dr. Ceka theksoi se angazhimi i studiuesve të huaj drejtpërdrejt në kërkimet arkeologjike në terren, si dhe krijimi i një shkolle të re arkeologjike në Republikën e Kosovës, kanë krijuar një peizazh më të artikuluar të arkeologjisë në Shqipëri. Në kumtesën e tij arkeologu Ceka spikati problemet kryesore që qëndrojnë sot para arkeologjisë shqiptare në fushën e antikitetit ilir, të cilat i përmblodhi në këto pyetje: Do të vazhdojë arkeologjia të orientohet nga sqarimi i çështjeve programatike që kanë të bëjnë me karakterin e qytetërimit antik ilir, të bazës së tij politike në formatin e mbretërisë ilire dhe bashkësive qytetare të tipit koinon? Do të ketë një koordinim të kërkimeve me institucionet e Ministrisë së Kulturës në sitet arkeologjike që janë pjesë e strategjisë kombëtare për zhvillimin e turizmit kulturor? Do të ketë një mbështetje financiare të kërkimeve arkeologjike, që do të mundësojë zhvillimin e pavarur të tyre dhe krijimin e një gjenerate arkeologësh në tërë hapësirën shqiptare, që përkon edhe me shtrirjen e dikurshme të qytetërimit antik ilir? Përmes kësaj kumtese prof. dr. Ceka bëri edhe disa propozime konkrete për zgjidhjen e problemeve të spikatura më lart. Konferenca në Shkodër u zhvillua në datat 25 dhe 26 maj.
Më të lexuarat


Emin Riza: Kujdesi për monumentet e kulturës duhet të jetë i vazhdueshëm, fatkeqësisht kemi një rënie të Institutit të Monumenteve të Kulturës

Programi “Europa Krijuese”, Margariti: Përmes këtij prezantimi hapëm siparin e një kalendari takimesh

Aktorja Margarita Xhepa në filmin italian “Bubbles”

Filmi dokumentar "Alexander" kandidat për “Oscar” nga Shqipëria, do të shfaqet së shpejti në kinema

Vizatime dhe skica të realizuara në vitin 1967, si dhe skulptura nga Mumtas Dhrami në një ekspozitë

Filmi “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” shfaqet në “TIFF 2023”

Nikolin Gurakuqi: Opera “Goca e Kaçanikut” një vepër patriotike, me muzikë të bukur e ngjarje interesante

Busti i Papa Klementit XI Albani në Muzeun Historik Kombëtar

Angelin Preljocaj: E përfshija Shqipërinë në veprat që krijoja, doja që ky identitet të ndihej kudo, ndaj i dedikova dhe dy koreografi

Helidon Haliti: Lëvizja e veprave nga fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve është shumë e dëmshme, pasi mungon infrastruktura në galeritë e rretheve
