BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Problemet e artit, në një komedi në Metropol nga Kriks Dumo

Problemet e artit, në një komedi në Metropol nga Kriks Dumo

Komedia “Art” vepër shkruar nga Yasmina Reza po shfaqet këto ditë në skenën e teatrit të Metropolit. Komedia premierë me regji nga Kriks Dumo ka në qendër të saj tre shokë, ku trajton jo vetëm problemet e artit, por dhe ato të miqësisë. Komedia “Art” e përkthyer në më shumë se 30 gjuhë të ndryshme interpretohet nga Blendi Arifi, Silvio Goskova, si dhe në rol është dhe Kriks Dumo. Komedia “Art” është shfaqur për herë të parë në vitin 1994 në “Comedie des Champs-Elysees” në Paris. E përkthyer dhe e adaptuar në gjuhën angleze nga Christopher Hampton është shfaqur në “London West End” në vitin 1996. Komedia “Art” është luajtur në “Broadway” dhe është nominuar për “Tony Award” për aktorin më të mirë. Gjithashtu ka fituar çmimin “Tony” si shfaqja më e mirë, duke u shpallur gjithashtu si shfaqjet më të luajtura në po këtë teatër. Datat e shfaqjes që vepra do të vijojë në skenën e teatrit janë 19, 23, 24, 25, 25 Maj. Tetari shkruan se që në mbrëmjen e premierës vepra është mirëpritur nga publiku. Një komedi që është përshtatur mirë për në skenën teatrore, dhe tre aktorët bën me dije institucioni që e sjell këtë premierë kanë pasur një interpretim dinamik. “Brohorimat dhe duartrokitjet e publikut flasin vetë për një shfaqje fantastike! Komedia “Art” nga Yasmina Reza është përshtatur dhe ka ardhur në skenën e Metropolit me shumë origjinalitet dhe profesionalizëm në regjinë e Kriks Dumo dhe interpretimin dinamik, komik, tensionues e dramatik të Kriks Dumo, Silvio Goskova dhe Blendi Arifit. Sheqeroseni veten me të qeshura këtë fundjavë! Mos e humbisni komedinë “Art”, shkruan teatri për këtë shfaqje teatrore, që po vijon në skenë për publikun. Kjo premierë vjen në vijim dhe të tjerave veprave që janë vënë gjatë këtij sezoni artistik në skenën e këtij teatri. As. regjisore në vepër është Eleonora Bezati dhe skenografia Kriks Dumo, ndriçimi nga Julian Llukani dhe audio nga Genc Resuli.

Ngjarjet në komedi me tre shokët

Shkruar nga autorja e njohur franceze Yasmina Reza, komedia trajton problemet e artit dhe miqësisë midis tre shokëve, Mark, Serzh dhe Ivan. Shfaqja teatrore për publikun në teatrin e Metropolit nis me një zënkë të Serzh me mikun e tij, pasi ka blerë një pikture të re. Është një vepër moderne arti për të cilën ka paguar rreth njëqind mijë dollarë. Mark nuk mund të besojë se shoku i tij ka shpenzuar aq shumë para për një vepër të tillë ekstravagante. Për Ivanin e torturuar nga problemet e dasmës dhe pakënaqësia ndaj punës si shitës, shoqëria me dy të tjerët është limani i vetëm i qetë, gati - gati i shenjtë. Por me gjithë përpjekjet e tij të dëshpëruara për të vendosur paqen midis Markut dhe Serzhit gjendja sa vjen e përkeqësohet dhe nga argumentet teorike mbi artin modern, kalohet në konflikt mbi gjëra shumë personale, në kufijtë e shkatërrimit te shoqërisë së tyre të gjatë dhe të ngushtë. Vepra sjell pikëpyetje të shumta rreth artit dhe shoqërisë në të cilën ne jetojmë, si përfaqësues të së cilës janë tre shokët Serzhi, Marku dhe Ivani. Më herët regjisori i veprës Kriks Dumo është shprehur se teatri i flet shoqërisë në përgjithësi dhe çdo vepër, që vendoset në skena të teatrit, përherë e ka një mesazh. Autorja franceze Yasmina Reza është e njohur për publikun me veprat e saj në skenat e teatrit tonë. Edhe më parë janë vënë nga regjisorët veprat e kësaj autoreje, që janë përcjell me interes nga publiku. Këtë herë vepra e saj “Art” është ajo që shoqëron publikun në skenën e Teatrit të Metropolit.

Nga Julia Vrapi