Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Problemet e shqiptarëve në ambasadat e huaja vijnë në filmin “Vulë”, gati nisja e xhirimeve

Postuar: 06/09/2018 - 07:18

Filmi artistik “Vulë” me skenar dhe regji nga Valmir Tertini nis xhirimet së shpejti. Një projekt kinematografik që edhe këtë herë bën bashkë artistë jo vetëm nga Shqipëria dhe nga Kosova, por dhe më gjerë. Skenari sjell një histori shqiptare dhe vetë regjisori Tertini  pohon se ngacmimi për shkrimin e tij ka qenë bazuar nga realiteti. “Më bëri përshtypje se si mund të ndodhi një papërgjegjësi nga një punonjëse e dërguar nga shteti, dhe jeta gehtoo që bën në një vend ku dërgohesh për një mision të caktuar. Ne kemi shumë respekt për të huajt, madje ju besojmë më shume se sa ata që i njohim. Kështu nisa të shkruaj këtë skenar të bazuar në realitet, por të parë nga këndvështrimi im”, tregon regjisori Valmir Tertini. Financimi i projektit kinematografik “Vulë” është nga Qendra Kombëtare e Kinematografike dhe kompania realizuese është “DarDanKinostudio”. Xhirimet interier (brenda) do të bëhen në Tirane, kurse ato exterier (jashtë) në Prishtinë. Ky është filmi i pestë për Valmir Tertinin si skenarist dhe regjisor. Por si në filmin e xhiruar më parë “Tradhti me letra” po ashtu edhe në “Vulë” dokumentet janë tema, gjithçka zhvillohet rreth tyre. Këtë herë në filmin “Vulë” skenari trajton Viktorian, e cila është dërguar nga shteti gjerman në Ambasadën në Kosovë, puna e saj është aprovimi ose refuzimi për aplikantët. “Kjo ka një papërgjegjësi në punë, nuk është strikte, dhe nga jeta e përditshme është e varur nga gjërat e ndaluara dhe në mungesë të një partneri”, tregon mes të tjerave për filmin regjisori. Por skenari për filmin “Vulë” i ka marrë më shumë se 1 vit kohë skenari, por janë dhe 6 muaj të tjera punë intensive sipas regjisorit Tertini për ti shikuar gjërat me qetësi për realizimin e filmit. “Qasja regjisoriale është e njëjtë me rrëfimin, domethënë e çrregullt, e zymtë dhe me mizanskenë të ngarkuar e fondamentale”, vijon regjisori Valmir Tertini për filmin “Vulë”.

Skenari i filmit “Vulë” i regjisorit Valmir Tertini, që pritet të fillojë xhirimet gjatë këtij muaji ka fituar më parë edhe çmimin “Best extra festival skript” në festivalin “Mediterranean Film Festival” në Itali. Regjisori tregon se kanë mbetur shumë të kënaqur me aplikantët, madje sipas tij kanë pasur edhe aktorë të njohur nga Italia e Gjermania. “Kemi selektuar 80 përqind të aktorëve në film. Kemi nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria, të gjithë janë profesionistë”, tregon regjisori. Nga filmat që ka realizuar deri më tani Valmir Tertini përmendim “Çaj Rusi”, “Tyrbe Lez”, “Elektriçisti nëntokës”, “Tradhti me letra”, si dhe “Vulë” që së shpejti nis xhirimet. Në muajin gusht, Valmir Tertini u shpërblye si regjisori më i mirë me filmin e tij “Tradhti me letra” (cheating for papers) në Indi, tek festivali Lake City International Film Festival. Ky është çmimi i 11-të për këtë film realizuar nga regjisori Tertini. "Tradhti me letra”, flet për Meritën e cila ka pranuar që Azemi, burri i saj të martohet me një grua gjermane sa për t’i bërë letrat. Merita dhe Azemi kanë një vajzë. Pas katër viteve, Ana gruaja e Azemit insiston të vijë në Kosovë për të parë se ku ka jetuar burri i saj. Azemi, Meriten e prezanton si motrën e tij kurse gocën si mbesë të tij. Atë natë, të gjithë flenë, ndërsa Merita nis të qaj te pragu i derës, përballë dhomës së Azemit dhe Annës. Merita aty ndjen tradhtinë e hapur. Projektet e regjisori Tertini kanë qenë pjesë e shumë festivaleve nëpër botë. Është fitues i 18 çmimeve ndërkombëtare dhe 3 kombëtare. Ai ka botuar tre libra dhe është në shtyp libri i tij i katërt./Julia VRAPI

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 4. Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/09/2018 - 08:05

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit nis mbrëmjen e sotme dhe është cilësuar si ngjarja më e rëndësishme teatrore e vitit nga Teatri Kombëtar. Ky festival organizohet me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Postuar: 23/09/2018 - 08:03

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” sjell premierën e re “Kumt&rdqu

Postuar: 23/09/2018 - 07:58

Krijimtaria në vend nuk mbështetet sa duhet për zhvillimin e saj, por problem mbetet dhe zbatimi

Postuar: 22/09/2018 - 08:24

Ekspertë nga “Europa Nostra”, organizata kryesore e trashëgimisë në Europë dhe Instit

Postuar: 22/09/2018 - 08:05

Artisti i njohur Saimir Strati do të çelë ekspozitën e tij në Suharekë.

Postuar: 22/09/2018 - 07:58

Studiues dhe historianë u bënë bashkë në aktivitetin, që sillte në vëmendje pasurinë kulturore në

Postuar: 22/09/2018 - 07:54

Grupi polifonik “Ergjëria” dhe artisti i njohur slloven Marko Hatlak çelën edicionin