Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë Ramës dhe Bashës: Ju jeni pala përgjegjëse, mos harroni marrëveshjen e ...

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë
x

Kultura

Problemet ligjore në art, sindikata e artistëve: Në shtator do kërkojmë takim me Ministrinë e Kulturës për plotësimin e kërkesave

Problemet ligjore në art, sindikata e artistëve: Në shtator do

Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë prej kohësh ka paraqitur në Ministri të Kulturës disa kërkesa, për të cilat është në pritje që të nisë puna për zgjidhjen e tyre. Edhe pse sot në kushtet e një situate me pandeminë, sipas drejtuesve të sindikatës së artistëve kërkesat e tyre janë zvarritur prej vitesh nga ministrat e Kulturës në vend. E duket se një situatë e tillë po vijon ende me ministrinë, ku presidenti i SPASH Reshat Ibrahimi thotë se pas firmosjes së kontratës kolektive që u bë në Ministri të Kulturës më datë 2 qershor, u parashtruan dhe kërkesat që kanë artistët, për të cilat pret që të nisë puna. Në një reagim të tij, Ibrahimi thotë se kanë kaluar disa muaj dhe në shtator do të kërkojë një takim me përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës për kërkesat që janë bërë me dije. “Ne si SPASH patjetër që do të vazhdojmë të këmbëngulim për kërkesat tona, të cilat janë bërë me dije edhe në kongresin që u bë më parë. Në shtator ne do të kërkojmë një takim në ministri. Ne në takimin që patëm në ministri më datë 2 qershor kur u bë për kontratat kolektive, u la që të marrin mendime të institucioneve në lidhje me ligjin e pensioneve. Unë jam në pritje të kësaj pune, por kaluan tre muaj dhe tani në shtator kam të drejtë që ti kërkojmë një takim në Ministri të Kulturës se çfarë është bërë. Kërkesat tona janë zvarritur prej vitesh, deri sa të realizojmë nuk do të heqim dorë”, thotë Ibrahimi. Në kongresin që u zhvillua në maj të 2019 SPASH u shpreh në kërkesat e saj për mbrojtjen social ekonomike të artistëve dhe punonjësve, si një detyrë e përhershme dhe fondamentale. Zbatim të kontratës kolektive të nivelit të parë dhe të dytë në institucionet e kulturës, që u nënshkrua në qershor. Por sindikata kërkon vazhdimin e punës për të miratuar statusin e artistit dhe bërjen e një ligji të ri pasi artistët përfitojnë disa të drejta themelore si ulja e moshës së pensionit për disa gjini arti, pensione suplementare, etj.

Ndikimi i pandemisë

Në shtator pritet që SPASH të kërkojë një takim në Ministri të Kulturës për kërkesat që tashmë janë bërë me dije prej kohësh, por presidenti i sindikatës Reshat Ibrahimi thotë se premtimet që janë bërë më parë nga ish titullarë në Ministri të Kulturës janë shkelur. “Ne presim të nisë puna për ligjin, te kërkesat tona mbetet ulja e moshës së daljes në pension për disa profesione të vështira të artistëve. Sa i takon institucioneve të artit unë nuk kam asnjë informacion dhe se si do të nisë puna. Kemi një situatë që për shkak dhe të pandemisë nuk dimë çfarë të themi. Për mua ka rëndësi që artistëve të mos iu preket paga, të marrin rrogën. Kërkesat tona janë zvarritur, premtimet që janë bërë dhe nga ministrat më parë janë shkelur dhe gjendja vazhdon me probleme”, thotë Ibrahimi. Edhe mjeshtri Pavli Sallata njëkohësisht dhe presidenti i shoqatës së artistëve amatorë dhe profesionistë të cirkut thotë se edhe pse është një situatë jo e favorshme duhet të nisë puna për kërkesat e artistëve. “Me sa di unë është rënë dakord me Ministrinë e Kulturës për ti trajtuar kërkesat e artistëve, që janë bërë prezent. Pra duhet që të vijojnë takimet që të nisë puna për ato. Natyrisht që situata nuk ka qenë e favorshme dhe kanë qenë dhe probleme të tjera jo pak, por ama duhet të shihet mundësia që të vijojë puna për kërkesat e artistëve, sepse u bënë vite që zvarriten dhe problemet në art e kulturë nuk janë pak apo dhe në institucionet tona”, pohon mjeshtri veteran i cirkut. Pandemia goditi edhe artin, por sipas mjeshtrit veteran të cirkut Pavli Sallata duhet menduar dhe një plan për institucionet, sepse nuk mund të vazhdojnë të rrinë pasiv. “Natyrisht dhe arti është goditur shumë, me kushtet e pandemisë është e vështirë të zhvillohen aktivitete artistike dhe kulturore, madje dhe stërvitja për artistët e cirkut është e vështirë. Ka mendime e propozime, por ka vështirësi. Por dhe institucionet duhet të punojnë sepse nuk mund të rrinë pasiv, duhet të mendohet një plan”, thotë Pavli Sallata “Mjeshtër i Madh”. Kongresi në 2019 bëri bashkë artistët e teatrit, cirkut, Ansamblit Popullor dhe më gjerë, por ai u bojkotua nga titullarët e institucioneve.