BREAKING NEWS

"Alienët na kanë pushtuar", numër stratosferik raportimesh për UFO-t në Itali, ja rasti i paprecedentë që ka kapur radari në aeroportin Malpensa në Milano dhe lidhja me pandeminë e COVID-19

"Alienët na kanë pushtuar", numër stratosferik
x

Kultura

Problemet me trashëgiminë, Emin Riza: Dy herë në vit vrojtim i gjendjes së monumenteve dhe të ringrihet rrjeti i kujdestarëve

Problemet me trashëgiminë, Emin Riza: Dy herë në vit vrojtim

Institucionet në vend shprehen herë pas here për punën që bëjnë në fushën e trashëgimisë kulturore, por problemet janë të shumta. Në jo pak raste për monumentet e kulturës në vend specialistët janë shprehur se problemet janë të ndryshme, duke nisur që nga mungesa e ndërhyrjeve, punimet apo dhe mos vlerësimi si duhet i gjendjes së monumenteve. Akademiku dhe studiuesi Emin Riza në një reagim të tij shprehet për punën, që duhet të bëjë Ministria e Kulturës apo dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës sot Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK). Kryesues i grupit të punës që bënë gati dosjen e UNESCO-s për Gjirokastrën dhe për Beratin, akademik Emin Riza jep disa sugjerime se si duhet të veprojë përballë kësaj gjendje IKTK. Në sugjerimet e tij akademiku Riza shprehet se duhet ringritur rrjeti i kujdestarëve për monumentet e kulturës. “Për Institutin e Monumenteve, sugjerimet e përgjithshme për përmirësimin e domosdoshëm dhe sa më të shpejtë të veprimtarive të vlerave të monumenteve, tashmë të shpallur të tilla dhe atyre ende të pambrojtur, në saj të përvojës sonë, po i parashtroj në vijim për të qenë udhëzues metodik në këtë veprimtari të domosdoshme për ruajtjen e këtyre vlerave të papërsëritshme kulturore unikale. 1-Ripërtëritjen e veprimtarive kontrolluese mbarëkohore, së pakti dy herë në vit, për vrojtimin gjendjes së monumenteve. 2-Ringritjen  e rrjetit të kujdestarëve të monumenteve, vëzhgues të përgatitur për të ndjekur gjendjen e monumenteve”, thotë në reagimin e tij akademik Emin Riza. Akademiku ka folur dhe më parë për gjendjen që është sot me qendrat historike, duke kërkuar më shumë vëmendje nga MK dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës, që sot është Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. Në reagimin e tij akademik Emin Riza shton më tej se nga institucionet në punën që bëhet për trashëgiminë kulturore në vend, duhet të ketë vëmendje dhe ngritja e grupeve të vogla me specialistë ndërtimit për ndërhyrjet që duhen bërë. Në reagimin e tij akademik Riza shprehet se edhe revista “Monumentet” nga IKTK merr rëndësi në fushën e trashëgimisë kulturore. “Pika e tretë është ngritja e grupeve të vogla prej specialistësh ndërtimi me përvojë pranë Degëve të Atelieve të monumenteve, për të realizuar ndërhyrjet mirëmbajtëse, thelbit të veprimtarisë restauruese. 4- Rifillimi i botimit të revistës “Monumentet” dhe botime të veçanta monografike, albume, etj, me temë monumentet e kulturës në Shqipëri”, thotë Riza.

Gjurmimi i monumenteve

Në sugjerimet që jep për institucionet, akademiku i njohur në pikat e tij shton më tej dhe rëndësinë e gjurmimit të monumenteve në hapësirat e banuara prej shqiptarësh, duke kërkuar më tej dhe përkthimin në gjuhë të huaj të veprave që janë për monumentet apo dhe trajtime në lëndët në universitete, për problemet në monumentet e kulturës. “5-Gjurmimi i monumenteve shqiptarë në hapësirat tradicionalisht dhe sot, banuar prej shqiptarësh, duke pasur bashkëpunim me punonjës të institucioneve paralele, ose të përafërt për vlerësimin e monumenteve. 6- Përkthimi në gjuhën angleze i disa veprave përgjithësuese mbi monumentet shqiptare, tashmë të botuara në shqip. 7-Interesim për trajtim mësimor universitar të temave mbi problematikat e vlerësimit të monumenteve të kulturës në Shqipëri”, vijon Riza. Në katër pikat e fundit në sugjerimet që ai jep për institucionet janë dhe ruajtja e specializimeve të studiuesve dhe restauratorëve apo dhe shtrirja e cilësimeve monument për ndërtimet bashkëkohore në vend. “8-Rritja  e ndejshme e njohjeve sa më të shpejta të monumenteve, prej specialistëve të fushave përkatëse. 9-Ruajtjen e specializimeve të studiuesve dhe restauratorëve të vlerave arkitekturore shqiptare në shekuj, sipas tre kategorive ndërtimore: ndërtime mbrojtëse, kulti dhe banesa popullore. 10-Shtirrja e cilësimeve monument dhe për ndërtimet bashkëkohore, të cilat kuptueshëm janë dëshmues të një periudhe të caktuar dhe mënyrës së jetesës përkatëse, pra dokumente historike-kulturore të periudhës kohore, që lidhet me ngritjen e tyre. 11-Rritjen e ndërlidhjeve me organizata ndërkombëtare për vlerësimin e monumenteve dhe specialistëve të vendeve traditë në këtë fushë”, përfundon Riza në sugjerimet e tij. Profesor  Emin Riza është një ndër emrat më të shquar të restauruesve shqiptarë dhe një nga studiuesit më të mirë në fushën e ndërtimeve të vjetra.