BREAKING NEWS

Ilir Meta plas bombën: Basha ka bërë dopio lojë me marrëveshjen e detit me Greqinë

Ilir Meta plas bombën: Basha ka bërë dopio lojë me
x
BREAKING NEWS

Basha flet për përjashtimin e Berishës: Një vendim i pashmangshëm për dy arsye të rëndësishme

Basha flet për përjashtimin e Berishës: Një vendim i
x
BREAKING NEWS

30 qershori legjitim, Meta: Vendimin për zgjedhjet në 6 bashki do ta jap kur të...

30 qershori legjitim, Meta: Vendimin për zgjedhjet në 6 bashki do ta
x
BREAKING NEWS

Blendi Gonxhe del me njoftimin e rëndësishëm: Para 31 dhjetorit duhet të dorëzoni këto dokumente

Blendi Gonxhe del me njoftimin e rëndësishëm: Para 31 dhjetorit
x
BREAKING NEWS

Rama jep lajmin fantastik, zbulon shumën e lekëve bonus për pensionistët për vitet 2022-2024

Rama jep lajmin fantastik, zbulon shumën e lekëve bonus për
x
BREAKING NEWS

Rritet numri i rasteve të reja, Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit ka humbur jetën 3 qytetarë në Shqipëri

Rritet numri i rasteve të reja, Ministria e Shëndetësisë:
x
BREAKING NEWS

Detaje të reja nga ekzekutimi i Pashko Ujkës/ 30 mijë euro u bënë shkak, si e vrau 20-vjeçari ish-deputetin, cili ishte roli i bashkëpunëtorit në atentat

Detaje të reja nga ekzekutimi i Pashko Ujkës/ 30 mijë euro u
x
BREAKING NEWS

Mbyllen hetimet, SPAK i jep goditjen e fundit Enkelejda Hoxhës dhe Aldo Tabakut, zbardhet vendimi

Mbyllen hetimet, SPAK i jep goditjen e fundit Enkelejda Hoxhës dhe Aldo
x

Kultura

Problemet në dramën shqipe, kritiku Josif Papagjoni: Shqetësuese mungesa e vëmendjes së regjisorëve për ta bërë të pranishme dhe aktive në skena

Problemet në dramën shqipe, kritiku Josif Papagjoni: Shqetësuese

Drama shqipe nuk është e pranishme sa duhet në skenat tona. Për studiuesin dhe kritikun e teatrit Josif Papagjoni është problem dhe mungesa e vëmendjes së regjisorëve për dramën shqipe. Gjatë këtyre ditëve regjisorë, aktorë dhe studiues u bënë bashkë në "Leksione për Teatrin", që u zhvillua nga Teatri Kombëtar te “ArTurbina”. Objektivi kryesor i këtij cikli që u zhvillua disa ditë ishte edukimi i brezave të rinj mbi historinë e teatrit shqiptar dhe atij botëror, si dhe njohjen me figurat që kanë kontribut në zhvillimin e tij. Studiues dhe kritik i teatrit Josif Papagjoni ligjëroi mbi temën “Regjisura në dramaturgjinë shqipe”. Në serinë e dytë, me lektor kritikun e mirënjohur të artit, prof. Josif Papagjoni, të rinjtë u njohën me disa nga figurat më me influencë në dramaturgjinë shqiptare, që nga shek. XIX e deri në kohët tona. Ky cikël leksionesh përfundoi në TK, por studiuesi Papagjoni shprehet për rëndësinë e tij. Kritiku i artit Papagjoni pohon se në ligjërimin, që u mbajt mbi dramaturgjinë shqipe u dha një tablo e lindjes dhe e zhvillimit të saj nga fillesat deri në ditët e sotme. Por ai thotë se problematika që haset sot është dhe mungesa e vëmendjes nga regjisorët për ta sjellë në skenë sa duhet dramën shqiptare. “U bënë përqasje midis tipologjive të dramave të ndryshme, në periudha të ndryshme. Si problem që u cek dhe ishte shqetësues, mungesa e vëmendjes së regjisorëve për ta bërë ta pranishme dhe aktive dramën shqipe në skenat tona. Së dyti, regjisorët nëpërmjet redaktimeve dhe rikuptimësive të disa teksteve dramaturgjike para vitit 1990 kanë mundësinë ti bëjnë ato pjesë të repertorit, sigurisht në tekstet më të mira të shkruara qysh pas shpalljes së pavarësisë e deri sot”, shprehet ndër të tjera kritiku i njohur i artit Josif Papagjoni.

Rëndësia e aktivitetit

Ciklin “Leksione për Teatrin” nga Teatri Kombëtar nisi më datë 15 nëntor me “Lee Strasberg: Metoda e tij”, lektor aktori Dritan Boriçi, që u zhvillua në sallën e vogël “ArTurbina”. Për të vazhduar më tej me “Historia e dramaturgjisë shqiptare”, lektor kritiku dhe studiuesi Josif Papagjoni. Pjesë e këtij cikli ishte dhe “Regjisura në dramaturgjinë shqipe”, lektore regjisorja Driada Dervishi dhe “Dramaturgjia amerikane e shekullit XX” lektor regjisori Spiro Duni. Teatri Kombëtar shprehet se ky është një aktivitet në kuadër të programit “Edukimi mbi dhe përmes kulturës", në bashkëpunim me Ministria e Kulturës, MASH - Ministria e Arsimit dhe 10 shkolla të mesme të kryeqytetit. Koordinator projekti Gjergj Mena. Në serinë përmbyllëse, Driada Dervishi, regjisore pranë teatrit "Aleksandër Moisiu", i njohu të rinjtë e pranishëm me emra të mëdhenj të regjisurës në vendit tonë. Në fund të leksionit regjisorja Dervishi mirëpriti pyetje nga nxënësit e ftuar. Teatri Kombëtar shprehet se ky aktivitet do të rikthehet sërish vitin tjetër, ku do të ftohen figura të mirënjohura të artit skenik në vendin tonë.