
SPAK arreston dy zyrtarë brenda Drejtorisë së Burgjeve

Nga ndërtimi i pallatit pa leje në qendër të Durrësit te tenderi me vlerë 22 mln lekë, Klodiana Lala zbardh dosjen e plotë që ‘fundosi’ ish-kryebashkiakun Vangjush Dakon

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e deputetëve dhe anëtarëve që votuan pro dhe kundër hapjes së garës për kreun e PD

Taulant Balla u paraqit sot në SPAK, zbulohet arsyeja

Bashkë me Vangjush Dakon, zbardhen 10 emrat e zyrtarëve që u arrestuan dje nga SPAK

Çfarë ndodhi? Taulant Balla pritet të ‘zbarkojë’ sot në SPAK

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, Andi Bushati 'zbërthen' reagimin e Ramës: Loja e fjalëve që bëri kryeministri...

Arrestimi i Dakos/ Baton Haxhiu zbardh skenarin dhe del me paralajmërimin e fortë: Ja çfarë do të ndodhë me politikanët që kanë dosje penale në SPAK

Prodhime kinematografike të viteve 2020-2022 prezantohen në “Ditët e Filmit Malazez”, filmat pas Tiranës do të shfaqen në Gjirokastër, Vlorë dhe Shkodër

Shkruar nga Julia Vrapi 28 Mars 2023

Kinemaja e Malit të Zi vjen në katër qytete të Shqipërisë. Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe Filmski centar Crne Gore (Qendra e Filmit të Malit të Zi) sjellin në Shqipëri kinemanë bashkëkohore të Malit të Zi. Filmat shfaqen në qytetet Tiranë, Gjirokastër, Vlorë dhe Shkodër. “Ditët e Filmit Malazez” nisën në Tiranë me dy filmat që u shfaqën të hënën. “The eagle’s nest” regjia Milija Š?epanovi? dhe “After the winter” regjia nga Ivan Bakra?. “Ditët e Filmit Malazes” po zhvillohen në vendin tonë në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit, që Qendra Kombëtare e Kinematografisë nënshkroi me Qendrën Malazeze të Filmit. “Ditët e Filmit Malazez” janë në datat 27-28-29-30 mars në Shqipëri. Qendra Kombëtare e Kinematografisë bën me dije se filmat i takojnë prodhimeve të viteve 2020-2022. Sipas QKK, një nga objektivat është dhe nxitja e dialogut mes profesioneve të dy vendeve. “Ky aktivitet do të përfshijë prezantimin për publikun shqiptar të prodhimeve të suksesshme kinematografike, të viteve 2020-2022 nga autorë malazezë. Një nga objektivat e këtij aktiviteti është edhe nxitja e dialogut ndërmjet profesionistëve të dy shteteve, por edhe përballja e publikut me kulturën e prezantuar në filmat e autorëve fqinj”, thuhet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) në materialin rreth këtij aktiviteti. Dje në paradite u zhvillua dhe konferenca “Filmi si mjet komunikimi ndërkulturor", organizuar në Hotel Tirana nga Qendrat Kombëtare të Kinematografisë shqiptare dhe malazeze; me znj. Aleksandra Bozhoviq, kryetare e Qendrës Malazeze të Filmit znj. Marinela Ndria, drejtoreshë e AQSHF-së, z. Marinko Culafic, kryetar i pakicave kombëtare malazeze, dhe pjesëtarë të komunitetit malazez në Shqipëri.
Filmat
Në Gjirokastër dhe Vlorë filmat do të shfaqen në kinematë e rihapura me teknikë digjitale, mundësuar me fonde europiane IPA II, të siguruara nga QKK nëpërmjet grantit Interreg-IPA CBC, në partneritet me Italinë dhe Malin e Zi. Në çdo qytet do të shfaqen nga dy filma. Filmat e këtyre ditëve janë “After the einter” regjia nga Ivan Bakra?; “The eagle’s nest” Milija Š?epanovi?; “The black pin” regjia Ivan Marinovi?; “Rainboë” regjia Aleksandar Vujovi?; “Mar” regjia Milorad Milatovi?; “My name is Ana” regjia Bojan Stijovi?. “After the winter” që u shfaq në Tiranë është një film dramatik malazez i vitit 2021 me regji Ivan Bakra?. Skenar është shkruar nga Ivan Bakra? dhe Vladimir Blazevski. Pesë miq të fëmijërisë të qytetit të vogël ende e ruajnë miqësinë e tyre, pavarësisht se janë të shpërndarë në të gjithë ish-Jugosllavinë. Gjatë një viti zhvillohen ngjarje, që përcaktojnë jetën. Kur të përfundojë dimri, secili prej tyre do të duhet të ndërtojë jetën e tij të re. “The eagle’s nest” nga Milija Š?epanovi?, që u shfaq gjithashtu në Tiranë skenari është shkruar nga Ratko Radunovic.
Më të lexuarat


“Don’t cry for me Argentina” në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, koncerti vjen me një ndërthurje mes muzikës klasike, pop dhe rock

Muzeu “Onufri” në Berat, 10.081 vizitorë në muajin maj

Arian Sukniqi: Muzikali “Rituali i jetës” kthehet pas më shumë se një dekade në TKOB me frymë të re dhe konceptim përshtatur kohës

Etnor Canaj: Vendimi i qeverisë për Akademinë e Studimeve Albanologjike dëmton rëndë kërkimin shkencor, pretendimet e Akademisë së Shkencave nuk janë aspak bindëse

Këngëtarja Shakira kthehet në Barcelonë me djemtë e saj

Adrian Devolli: Nuk kemi një politikë për artin dhe kjo që ndodh është shkatërruese, sepse nuk stimulohen artistët

“Agimi” do të kompensojë një hallkë të munguar në sistemin e promovimit kinematografik

Festivali “MetroSound” në edicionin e pestë me muzikën e viteve ’90-të, Eda Zari në skenë në natën e parë

Akademia e Studimeve Arkeologjike do të nisë një betejë ligjore kundër vendimit për mbylljen

Piktori Gjergji Meta: Urat si mjet lidhës fizik e shpirtëror me piktura në Galerinë e Artit Tiranë
